AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 19:21

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk, plāgosen tre persona

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Gre qi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura.

Siç thuhet në një deklaratë të Marinës Helenike:

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme.

Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”.