AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 17:09

Kanos me armē zjarri një shtetas për motive të dobëta në Vlorë, arrestohet 19-vjeçari problematik

Kanos me armē zjarri një shtetas për motive të dobëta

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 19-vjecar, që ka qëlluar në “Lungomare” drejt një të riu tjetër, për motive të dobëta.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se i prangosuri njihet si person problematik, pasi edhe më herët ka qenë i përfshirë në konflikte.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armē një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armē zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.