TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos, ndërsa ministria konfirmoi sot 12 të infektuar nga koronavirusi.
Në Patos është konfirmuar me Covid 19 nje futbollist i ekipit Albpetrol, rreth 30 vjeç. Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar por dyshimet janë se ai mund të ketë rënë në kontakt me virusin në Tiranë ku përpara dy javesh ka dhënë provime, ndërsa ka luajtur bashke me ekipin ndeshje në Librazhd.
30-vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kane simptoma të sëmundjes.
Ndërkohe në Fier 11 persona janë infektuar në plazh dhe dasma. Autoritetet shëndetesore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi ndërsa shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht.
Po gjurmohen kontaktet e te infektuarve. Fieri ka 129 të sëmure aktivë ndërsa ritmi i përhapjes së sëmundjes është përshpejtuar.