TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia holandeze deklaroi se kishte zbuluar laboratorin më të madh të kōkainës në vend.
”Laboratori ishte brenda një stalle kuajsh në qytetin Nijeveen afër kufirit gjerman dhe përpunonte rreth 200 kilogramë kokainë në ditë”, sipas një deklarate të policisë.
“Ky është laboratori më i madh i kōkainës i zbuluar ndonjëherë në Holandë”, tha një zëdhënës i policisë.
Policia vlerësoi se prodhimi ditor ishte me vlerë rreth 4,5 milionë euro (5,3 milionë dollarë).
Shtatëmbëdhjetë persona u arrestuan, ku 13 prej tyre ishin kolumbianë.
Rreth 100 kilogramë drōgë si dhe mijëra litra kimikate u konfiskuan nga policia.
”Laboratori në fjalë ishte një ‘lavanderi’ drōge”, sipas policisë.