AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 10:59

Tensionet te Teatri/ Një protestues humb ndjenjat, polici e shtyn brenda pishinës (FOTO)


Pas përplasjeve fizike me forcat e Policisë, qytetarë dhe artistë të shumtë kane mundur të çajne kordonin policor dhe kanë depërtuar në brendësi të godinës së Teatrit Kombëtar.

Shumë prej tyre kanë hyrë përmes dritareve dhe tashmë janë ulur në ndenjëset e TK-së, duke u shprehur se do të vijojnë me qendresën e tyre.

Ndërkohë, në një hyrje tjetër në pjesën e pasme të godinës, një qytetar i lënduar ka rënë në pishinën e zbrasur të Teatrit, pasi është shtyrë nga një punonjës i policisë.

Me protestuesit dhe komunitetin e artistëve është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me disa ish-deputetë demokratë.