TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përplasjes me policinë te Teatri Kombëtar, regjisori Edmond Budina ka deklaruar se nuk ia fal Edi Ramës, këtë që i bëri. Regjisori u tërhoq zvarrë nga policia ditën e sotme, pasi kundërshton prishjen e Teatrit.
“Policia e krimit na tërhoqi zvarrë, na hoqën nga godina. Ne nuk duam që të zbrazet teatri. Ata e hapën derën. Ata erdhën këtu sikur ne ishim kriminelë. Edi Rama mbajë mend këtë që më ke bërë ti dhe këlyshët e tu. Nuk do ta harroj. Nuk do ta fal. Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak. Kjo nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Aklizë”, u shpreh Budina.
Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe opozita u janë bashkuar protestës. Kryetari i Partisë Demokratike, ka qenë në godinën e Teatrit sëbashku me ish deputetë të opozitës.
Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili e ka quajtur "të turpshme" dhe ka bërë thirrje që të respektohet e drejta e qytetarëve për të protestuar.