AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 09:37

Sot dita me e nxehtë e muajit, temperaturat deri në 39 gradë


E mërkura do të jetë një nga ditët më të nxehta të muajit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme temperaturat mund të shkojnë deri në 39 gradë celcius.

Dita e mërkurë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës e pasdites. Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme ku përsëri mesdita të shënojë vlerën e 39°C.

Edhe Metoalb konfirmon se sot do të jetë një ditë e nxehtë. Këshilla më e mirë për qytetarët është që të shmangin dlajet në orët e mesditës, sidomos të moshuarit dhe fëmijët.