AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 09:09

Detaje tronditëse nga përdhunimi i 18-vjeçarit me probleme mendore, autori shitës ambulant

Detaje tronditëse nga përdhunimi i 18-vjeçarit me probleme


Detaje te reja tronditëse kanë dalë nga nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku dyshohet se një 18-vjeçar me probleme mendore është përdhunuar para 4 ditësh nga një 42-vjeçar në këtë qytet.

Mësohet se dyshohet se autori është Albert Hida, shitës ambulant nga qyteti i Elbasanit. Mësohet se ky i fundit i ka kërkuar 18-vjeçarit që ta ndihmojë deri në banesën e tij. Pasi kanë mbërritur në banesë, 18-vjeçari ka rënë pre e abuzimit.

Pas ngjarjes së rëndë, mësohet se familjaret e kanë dërguar ekspertizën e 18-vjeçarit, në Tiranë,  duke kundërshtuar raportin paraprak ligjor.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Megjithëse policia është vënë në dijeni të ngjarjes menjëherë pas denoncimit të prindërve dhe vete 18-vjecarit vetëm një  ditë më parë e bëri publik rastin,  pas publikimit të këtij te fundit ne media.

Duhet të themi se probleme mendore janë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së 18-vjeçarit.