TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në tremujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në janar-mars.
Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në 3-mujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13.2% në raport me tremujorin e parë.
Për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë i dedikohet nivelit të ulët të tremujorit të dytë 2018, ku investimet zbritën në 211 milionë euro.
Banka e Shqipërisë raporton se rreth 60% e investimeve janë në sektorin e energjisë.
Investimet e huaja kanë qenë të larta katër vitet e fundit, si rrjedhojë e punimeve për dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll.
Devolli
Investimi tjetër i madh, ai i hidrocentraleve që po ndërtohen mbi lumin Devoll nga kompania Statkraft.
Edhe ky investim është drejt fundit. HEC-i i Banjës tashmë është funksional dhe prodhon energji, ndërsa HEC-i i Moglicës ka përfunduar dhe është në fazë testimi.
Burime zyrtare nga Statkraft thanë se në vitin 2018, investimet ishin rreth 86 milionë euro dhe në 2019-n, ato priten në rreth 73 milionë euro, ndërsa përfundon dhe HEC-i i dytë. Investimi total i Devollit është 590 milionë euro, sipas burimeve zyrtare. /Monitor
