AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 09:04

Nxori nga burgu “Gjeneralin”, gjyqtari Markelian Kuqo do të pyetet sot nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

Nxori nga burgu “Gjeneralin”, gjyqtari Markelian Kuqo do të


Gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, do të dalë ditën e sotme para Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku do të pyetet për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gjenerali”.

Relator i çështjes së gjyqtarit Kuqo është anëtari i KLGJ-së, Dritan Hallunaj, ndërsa dosja është përgatitur nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkon shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.

Në 2 tetor gjyqtari Kuqo duhet të paraqesë versionin e tij para KLGJ-së për të mbështetur ligjshmërinë e lirimit të Gert Gjinararin, ndërsa do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.