TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka bërë të qartë pozicionimin e ti, se nuk do të pranojë bashkëqeverisje apo koalicion me PS-në, teksa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se pas zgjedhjeve të 25 prillit, do ta çojë për ndjekje penale para drejtësisë, për dosjet e korrupsionit, që sipas tij, janë bërë gati.
“Shumë prej këtyre dosjeve i kemi çuar në SPAK. Dosjet janë gati, Rama do shkojë për ndjekje penale sa më takon mua si kryeministër nesër e do marrë ndëshkimin e merituar.
Për Ramën s’kam asnjë ofertë koalicioni e nuk pranoj asnjë ofertë dhe kam vetëm një mesazh: Pas 25 prillit e pret drejtësia, ndëshkimi i merituar, ky është mesazhi, ato dosje që janë bërë gati të korrupsionit galopant do shkojnë në drejtësi e të hetohen.
S’ka bashkëqeverisje me të keqen.
T’i kërkosh njeriut që e ka vjedhur Shqipërinë deri në kockë, që në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë e po vjedh ca ka mbetur par se të largohet për qeveri teknike ne funksion te shqiptareve është utopi e s’merrem fare me utopi unë po bëj detyrën time si opozitë.
Një njeri i tillë do largohet, si janë larguar njerëzit e kalibrit të tij në Evropë dhe në botë”, – tha Basha në Syri tv.