AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 02:27

Video/ Momenti kur Biden thotë "inshallah" gjatë debatit presidencial

Video/ Momenti kur Biden thotë "inshallah" gjatë debatit

Gjatë debatit të parë presidencial, mes Donald Trump dhe Joe Biden, veç kaosit dhe ndërprerjeve të shumta, janë vënë re edhe disa detaje interesante.

Një prej tyre, është fakti se Biden ka thënë në një moment gjatë debatit, fjalën "inshallah", një fjalë në gjuhën arabe që do të thotë "dashtë Zoti", duke e përdorur si ironi ndaj Trump. Kjo ka ndodhur në momentin kur Trump tha se ka paguar miliona dollarë taksa dhe se do t'i tregojë të dhënat e taksave të tij, sapo ato të mos jenë më nën audit. Përgjigja e Biden për këtë  deklaratë të presidentit ishte, "inshallah".

Stafi i Biden e ka konfirmuar që kandidati për president ka përdorur këtë fjalë gjatë debatit.

Me gjasë, duke përdorur këtë fjalë, kandidati për president, Biden, ka dashur të tërheqë edhe vëmendjen dhe ndoshta edhe simpatinë e votuesve të shumtë myslimanë në SHBA. /TPZ.al/

VIDEO: