AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 08:30

Donald Trump dhe Melania infektohen me koronavirus

Donald Trump dhe Melania infektohen me koronavirus


Presidenti i SHBA Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë rezultuar pozitivë me Covid 19.

Trump përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij janë konfirmuar pozitivë me Covid.

Ndër të tjera theksohet se ata ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe do të qëndrojnë të karantinuar në banesë.

“Sonte unë dhe bashkëshortja kemi rezultuar pozitivë me Covid. Në do të qëndrojmë në karantinë deri në përmirësimin dhe e gjendjes, do ta kalojmë së bashku këtë”, shkruan Trump.

Vetëm disa orë përpara këtij postimi, Trump shkruante se këshilltarja e tij, Hope Hicks kishte rezultuar pozitive me COVID-19 dhe se së bashku me Melania do të karantinoheshin.

Ata kanë pasur kontakt të afërt me këshilltaren ku vetëm pak ditë më parë fluturuan në një avion privat për në Ohio.

Menjëherë presidenti dhe zonja e parë kanë kryer testin e Covid ku kanë rezultuar pozitivë.