TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja bëhen me dije lidhur me motivin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen së djeshme në një lokal në Dhërmi, ku u shënuan edhe të shtëna me armë zjarri.
Policia njoftoi zyrtarisht se personi i arrestuar “Emiljano Nina, është konfliktuar për motive të dobëta të hershme me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër”. Më konkretisht, dyshohet se Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj në lokal, thanë burime policore.
Tmerri në diskon në Dhërmi, arrestohet autori. Qëlloi 4 herë me pistoletë pas sherrit për shkak të…
Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal në Dhërmi, sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, njofton Policia e Vlorës.
“Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj. Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.
Ja pamjet e para, çfarë la pas përplasja me armë në diskon në Dhërmi
Shishe, gota e karrige të thyera. Report Tv ka publikuar pamjet e para se çfarë la pas përplasja me armë zjarri te disko ‘Havana’. Siç duket edhe nga pamjet, sherri brenda diskos ka qenë masiv dhe ka kthyer përmbys gjithçka brenda ambienteve të diskos. Klientët kanë parë tmerr me sy dhe janë larguar të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.
Përplasja me armë në diskon në Dhërmi, policia del me njoftim zyrtar: Ja ç’ndodhi
Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar më herët për një konflikt me armë në një disko në Dhërmi pas mesnatës së të shtunës.
Sipas bluve, nuk ka as viktima e as të plagosur.

NJOFTIMI I PLOTE
Ne Dhermi nuk ka asnje te lenduar asnje te plagosur asnje viktime.
Ka ndodhur nje konflikt ne nje lokal. Nje person ka qelluar me arme ne ajer . Nga te shtenat ska asnje te lenduar.
Policia ka nderhyre menjehere ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit te dyshuar .
Grupi hetimor eshte duke punuar per dokumentimin e plote te ngjarjes.
Me vone do keni info te plote