AKTUALITET, 8 Korrik 2018, 14:43

Hapi zjarr mes pushuesve në diskon në Dhërmi, si ndodhi vrasja e Dajtit. Autori duhet të ishte në burg, por...

Hapi zjarr mes pushuesve në diskon në Dhërmi, si ndodhi vrasja e
Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë është i arrestuari i policisë së Vlorës për ngjarjen e rëndë që tronditi pushuesit në Dhërmi një natë më parë, ku në një disko të njohur të zonës, ka qëlluar 4 herë me armë zjarri, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. E gjithë ngjarja sipas bluve ndodhi pas një sherri mes Emiljanos dhe një tjetër personi për konflikte të hershme mes tyre. Por Panorama mëson se Emiljano Nina, i cili njihet edhe si Emiljano Tasho, është me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është një nga personat e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”. Tasho, ose Nina, është i dënuar me vendim gjykate me 14 vite burg, dhe dje duhet të ishte prapa hekurave, por mbetet e paqartë se si ai kishte përfunduar në Dhërmi për pushime. “PANORAMA” sjell vendimin e plotë të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila më 09.11.2016, e ka dënuar Emiljano Tasho Ninën me 14 vjet burg. Aty thuhet: Gjykata e Apelit Tiranë, në bazë të nenit 428/a/b dhe “c” të K.Pr.Penale, V E N D O S I Lënien në fuqi të vendimit nr.1430, datë 04.05.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të pandehurin Emiljano Tasho dhe Erjon Biraci, me këtë ndryshim për të pandehurin Emiljano Tasho. Në bazë të nenit 278/1 të K.Penal dënimin e të pandehurit Emiljano Tasho me 4 (kater) vjet burgim. Në bazë të nenit 278/3 të K.Penal dënimin e të pandehurit Emiljano Tasho me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit Emiljano Tasho me 21 (njëzet e një) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar perfundimisht i pandehuri Emiljano Tasho me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E APELIT TIRANË _________________________________________________________________________ Nr. 3384 Akti Nr.1419 Vendimi

V E N D I M

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

Gjykata e Apelit Tiranë e përbëre prej :

KRYESUES : LEFTER JAHAJ ANËTAR : FATMIRA HAJDARI ANËTAR : SHKËLQIM MUSTAFA Me datë 09.11.2016, në séancë gjyqësore me dyer te hapura, me pjesmarrjen e prokurorit Dritan Peka, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket: I PANDEHUR: Emiljano Tasho, i biri i Mihal dhe i Urime, i dtl. 24.09.1986, lindur dhe banues në Tiranë, Rr “Dhimitër Kamarda” Pll 2/1, shqiptar, arsimi i mesëm, beqar, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, mbrohet nga Av.Rexh Margjekaj dhe Arjan Hoxha. AKUZUAR: Për veprat penale të “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, “Vjedhje me dhunë”,”Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25, 278/5, 278/5, 139 e 89-25 të K.Penal. I PANDEHUR: Bujar Hasani, i biri i Shefqet dhe i Fiqirete, i dtl. 11.07.1983, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, Rr “Stavri Themeli”, shqiptar, arsimi i mesëm, beqar, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, mbrohet nga Av.Vladimir Meçi. AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, “Kanosje”, ”Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25, 84, 89-25 e 278/5 të K.Penal. I PANDEHUR: Mirsad Kuçana, i biri i Rexhep dhe i Mira, i dtl. 23.06.1987, lindur në Bajram Curri dhe banues në Durrës, lagjia Nr.15 Rr “Aleksandër Goga” banesë private pa numër, shqiptar, arsimi i lartë, beqar, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, mbrohet nga Av.Dilaver Smanaj. AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, ”Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25, 278/5 e 89-25 të K.Penal. I PANDEHUR: Ervis Martinaj, i biri i Mustafa dhe i Vasilika, i dtl. 06.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, shqiptar, arsimi i mesëm, beqar, i padënuar, “arrest në burg” në mungesë, mbrohet nga Av.Theodhori Sollaku. AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 e 89-25 i K.Penal. I PANDEHUR: Erjon Biraçi, i biri i Sali dhe i Rabije , i dtl. 13.10.1984, lindur në Tiranë dhe banues në lagjia “Ali Demi” Nr.185/1, shqiptar, arsimi 8 klasë, beqar, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, me avokat Erind Germenji. AKUZUAR: Për veprën penale të Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e saj nr.1430 date 04.05.2016, ka vendosur: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Mihal Tasho, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Mihal Tasho, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit“, parashikuar nga neni 278/5 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 5 (pesë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Mihal Tasho, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit“, parashikuar nga neni 278/5 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 3 (tre) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljano Mihal Tasho, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me dhunë“, parashikuar nga neni 139 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 7 (shtatë) vjet burgim. Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Emiljano Mihal Tasho, për akuzën e kryerjes së veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89-25 të K.Penal, në dëm të shtetasit Ismet Gaxheri për shkak se mungon ankimi i të dëmtuarit. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Emiljano Tasho dënohet me një dënim të vetëm prej 24 (njëzetekatër) vjetësh burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Emiljano Tasho dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Shefqet Hasani, për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Shefqet Hasani, për kryerjen e veprës penale të “Kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim. Deklarimin e pafajëshëm të të pandehurit Bujar Shefqet Hasani për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5 i KP. Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Bujar Shefqet Hasani, për akuzën e kryerjes së veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89-25 të K.Penal, në dëm të shtetasit Ismet Gaxheri për shkak se mungon ankimi i të dëmtuarit. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Bujar Hasani dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Bujar Hasani dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirsad Rexhep Kuçana, për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vjet burgim. Deklarimin e pafajëshëm të të pandehurit Mirsad Rexhep Kuçana për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5 i KP. Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Mirsad Rexhep Kuçana, për akuzën e kryerjes së veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89-25 K.Penal, në dëm të shtetasit Ismet Gaxheri për shkak se mungon ankimi i të dëmtuarit. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Mirsad Kuçana dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Mustafa Martinaj, për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vjet burgim. Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Ervis Martinaj, për akuzën e kryerjes së veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89-25 të K.Penal, në dëm të shtetasit Ismet Gaxheri për shkak se mungon ankimi i të dëmtuarit. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Ervis Martinaj dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Sali Biraçi, për kryerjen e veprës penale të “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Erion Biraçi dënohet me 2 (dy) vjet burgim.  Kundër këtij vendimi kanë bërë ankim prokurori dhe të pandehurit, të cilët kanë kërkuar: • Prokurori ne apelin e tij ka kerkuar, ndryshimin e vendimit per te pandehurit Emiljano Tasho, Mirsad Kucana, Bujar Hasani dhe Ervis Martinaj, duke i deklaruar fajtor keta te pandehur per vepren penale te vrasjes me paramendim. Provat e administruara nga gjykata ka theksuar prokurori ne ankimin e tij kane provuar plotesisht faktin se te pandehurit ne bashkepunim dhe me marreveshje te mepareshme kane vrare viktimen Elton Nikaj, me te cilin siç eshte provuar kane patur mosmarreveshje te mapareshme. Te gjitha faktet dhe rrethanat jane pranuar nga gjykata ne vendimin e saj, por vetem fakti se kane patur mareveshje te mepareshme eshte anashkaluar nga gjykata, duke e denuar vetem te pandehurin Emiljano Tasho per vepren penale te vrasje me dashje ne grindje e siper. Po keshtu, te pandehurit ne bashkepunim ne mes tyre kane kryer edhe vepren penale te plagosjes se lehte me dashje, por gjykata pa te drejte e ka pushuar akuzen per kete veper penale per te kater te pandehurit, per faktin se nuk ka ankim ndaj te pandehurve nga i demtuari. • I pandehuri Ervis Martinaj ne apelin e tij ka pretenduar, se nuk e ka kryer vepren penale te moskallximit te krimit, per faktin se ai ka qene i akuzuar per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe te plagosjes te lehte me dashje. Nga aktet ka rezultuar se autori i kesaj vepre eshte i pandehuri Emiljano Tasho ndersa prokuroria ka pretenduar se, edhe i pandehuri Ervis, Bujar dhe Mirsad duhen te pergjigjen per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe plagosje te lehte me dashje. Ne perfundim te gjykimit gjykata deklaroi fajtor te pandehurin Emiljano Tasho per vepren penale te vrasjes me dashje, si dhe ka pushuar akuzen per te kater te pandehurit per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje dhe ka deklaruar fajtor te pandehurin Ervis Martinaj per vepren penale te moskallximit te krimit. Ne keto kushte, i pandehuri Ervis Martinaj ka qene subjekt i vepres penale te vrasjes dhe te plagosjes se lehte me dashje dhe per rrjedhoje nese do te kallxonte ne organet kopetente ne lidhje me ngjarjen e ndodhur do te kallxonte vetveten. Subjekt i vepres penale te moskallximit te krimit jane personat qe kane dijeni per nje krim qe eshte duke u kryer apo qe eshte kryer, dhe nuk ben kallxim ne organet e caktuara. Por kurrsesi kallxuesi nuk mund te jete vete personi i cili eshte i perfshire ne ngjarje dhe eshte marre i pandehur nga organi i akuzes, dhe per me teper akuzohet per vepren penale qe do te duhet te kallxoje, pasi ne kete menyre do te dilnim jashte llogjikes juridike dhe do te ndodheshim ne kushte qe i pandehuri inkriminon vetveten, per veprat penale per te cilat akuzohet nga prokuroria. Sa siper kerkojme ndryshimin e vendimit dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Ervis Martinaj. • I pandehuri Emiljano Tasho ne apelin e tij ka pretenduar, se nuk ka patur njohje te mepareshme me vektimen dhe se pas grindjes me viktimen pa dashje ka shkrepur armen, duke i shkaktuar vdekjen e menjehereshme viktimes. Nuk kam patur ndonje paramendim per te vrare viktimen, pasi po te kisha ndonje paramendim sic pretendon akuza une nuk kisha pse te grindesha me te, por menjehere sapo ai hyri ne parking do ta kisha qelluar. Po keshtu edhe per akuzen e grabitjes une nuk e pranoj akuzen, pasi nuk ka asnje prove qe te me fajesoje mua. Fakti qe deshmitari ka njohur rrobat e mija qe paskam patur veshur diten e grabitjes nuk perben ndonje prove vendimtare, pasi ajo eshte sajuar nga prokuroria. Deshmitari i ka pare me pare rrobat e gjetura ne shtepine time pastaj i jane paraqitur per njohje, ç’ka do te thote se nuk duhej te merreshin ne konsiderate nga gjykata. Sa siper kerkoj nga Gjykata e Apelit deklarimin e pafajshem per vepren penale te grabitjes me dhune, si dhe ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres nga vrasje ne vrasje nga pakujdesia dhe te denohem me minimumin e parashikuar nga ligja. • I pandehuri Bujar Hasani ne apelin e tij ka theksuar se, per deri sa une kam qene i akuzuar per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe per plagosje te lehte me dashje nga organi i prokurorise nuk mund te akuzohem per vepren penale te moskallximit te krimit siç ka vendosur Gjykata e faktit, pasi do te inkriminoja veten time, ç’ka eshte ne kundershtim me neni 32 pika 1 e Kushtetutes se Shqiperise, i cili thote “Se askush nuk mund te detyrohet te deshmoje kunder vetvetes apo familjes se tij dhe as te pohoje fajesine e tij”. Po keshtu edhe per vepren penale te kanosjes gjykata ka gabuar, pasi une jam akuzar se me sende te forta kam plagosur te demtuarin Ismet Gaxherri. Per deri sa une kam kryer veper penale konkrete nuk kam si te akuzohem per vepren penale te kanosjes, pasi nuk eshte provuar se kam patur arme. Sa siper kerkoj ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshem te pandehurit Bujar Hasani. • I pandehuri Mirsad Kuçana ne apelin e tij ka pretenduar, se nuk e ka kryer vepren penale per te cilen akuzohet, pasi une jam akuzuar nga prokuroria per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe nuk ka si te akuzohem edhe per vepren penale te moskallximit te krimit, pasi ne te kunderten do te inkriminoja vetveten. • I pandehuri Erjon Biraci ne apelin e tij ka theksuar, qe une e kam pranuar fajesine dhe duke pare rrethanat e mija familjare, faktin se jam perdorues droge dhe marr petadine per te lene drogen dhe ne kushtet e burgut nuk mund ta marr, pasi me shkakton shqetesime te medhaja kerkoj qe gjykata te me denoje me kohen e paraburgimit. GJYKATA E APELIT TIRANË Pasi shqyrtoi aktet dhe e bisedoi çështjen në tërësi, – degjoi prokurorin Dritan Peka që kërkoi ndryshimin e vendimit për të pandehurit Emiljano Tasho, Ervis Martinaj, Mirsad Kucana dhe Bujar Hasani, duke u deklaruar fajrot te kater te pandehurit per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe te plagosjes se lehte me dashje, dhe denimin e tyre sipas kerkeses se bere nga prokkurori i séances gjyqesore ne shkalle te pare dhe lenien ne fuqi te vendimit per pjeset e tjera; – avokatin Rexh Margjeka që kërkoi ndryshimin e vendimit te Gjykatës së faktit, duke u deklaruar fajtor i pandehurti Emiljano Tasho per vepren penale te vrasjes nga pakujdesia te parashikuar nga neni 85 te K.Penal, deklarimin e pafajshem te pandehurit per vepren penale te vjedhjes me dhune, dhe ne bashkim te denimeve te denohet me minimumin qe parashikon ligja, per veprat penale per te cilat akuzohet; – avokatin Theodhori Sollaku që kërkoi ndryshimin e vendimit dhe pushimin e çështjes penale, per te pandehurin Ervis Martinaj; – avokatin Vladimir Meçe që kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale ne ngarkim te te pandehurit Bujar Hasani; – avokatin Dilaver Smanaj që kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale ne ngarkim te te pandehurit Mirsad Kuçana; – avokatin Erind Germenji që kërkoi denimin e te pandehurit Erjon Biraci me kohen e paraburgimit, V Ë R E N Nga materialet e çështjes ka rezultuar se, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve Emiljano Tasho, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana, Ervis Martinaj e Erion Biraçi, të akuzuar përkatësisht për kryerjen e veprave penale të renditura si më sipër. Hetimi gjyqësor i zhvilluar me proçedurë të shkurtuar, në gjëndjen që janë aktet, ka provuar se: Më dt.11.11.2015, në ambjentet e parkingut të lokal “MURAGA” në Linzë, Tiranë, ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Enton Nika dhe i plagosur shtetasi Ismet Gaxherri. Për këtë ngjarje Prokuroria ka marrë të pandehurit shtetasit Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana e Emiljano Tasho, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 89-25 78-25, 278 të KP, si dhe shtetasin Erion Biraçi për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302 i KP. Sipas organit të akuzës ngjarja është zhvilluar si më poshtë vijon : I pandehuri Emiljano Tasho eshte banor i qyetit te Tiranes dhe njihet me te pandehurit Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana dhe Erjon Biraçi, pasi ato jane shoke. Më dt.11.11.2015, rreth ores 11:00, i pandehuri Emiljano Tasho ka dale nga banesa e tij dhe me nje taksi ka shkuar tek nje lokal ne afersi te Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. Aty, i pandehuri Emiljano eshte takuar me te pandehurin Ervis Martinaj, i cili ishte nen shoqerine e te pandehurit Mirsad Kuçana. Te tre te pandehurit kanë qendruar per rreth tridhjet minuta ne kafe dhe me pas i pandehuri Ervis Martinaj u ka kerkuar atyre qe te çoheshin pasi do te shkonin per te ngrene drekë. Te tre të pandehurit kanë dale nga lokali dhe kanë hypur ne makinen tip “Benz- Mercedez” te blinduar me trage AA 725 MD, qe e drejtonte i pandehuri Ervis Martinaj. Në vendin e pare te mjetit eshte ulur i pandehuri Mirasad Kuçana, kurse ne ndenjësen pas eshte ulur i pandehuri Emiljano Tasho. Gjate rruges i pandehuri Ervis Martinaj u ka thënë te pandehurve Mirsad dhe Emiljano se do te shkonin tek vendi qe i thone “Brryli”, per te marre me vete edhe te pandehurin Bujar Hasani, i cili i priste aty ne rruge. Te vendi qe i thone “Brryli” kanë ndalur makinën dhe ne ndenjësen e pasme ka hipur i pandehuri Bujar Hasani, i cili me vete kishte dhe nje çante me ngjyre te zezë dhe te gjithe se bashku jane nisur per ne Linzë, tek lokal “MURAGA”. Pasi kan hyre ne ambjetet e jashtme te lokal “MURAGA” i pandehuri Ervis Martinaj ka parkuar mjetin ne parkingun e lokalit. Më pas, të katër të pandehurit kanë shkuar dhe jane ulur ne nje tavoline, qe ndodhet ne ambjentet e jashtme te lokalit. Ne lokal te pandehurit kane ngrene dhe kanë pire per rreth dy ore dhe me pas, ata kane vendosur qe te largohen. Në fillim nga tavolina eshte çuar i pandehuri Emiljano Tasho dhe pas tij jane çuar edhe te pandehurit e tjere, te cilet kan shkuar tek parkingu, ku ndodhej makina e tyre. Pasi te pandehurit jane afruar tek makina, i pandehuri Ervis Martinaj ka hypur tek vendi i shoferit. Në vendin e pare eshte ulur i pandehuir Mirsad Kuçana dhe në ndenjëset e pasme janë ulur te pandehurit Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani. Pas ketij momenti mjeti ka filluar te leviz per te dale nga parkingu i lokalit. Pasi i pandehuri Ervis Martinaj ka ecur disa metra me makine, ai ka pare duke hyre ne parkingun e lokalit me nje makinë pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri, i cili ishte i shoqeruar nga shtetasi Enton Nikaj. Prokuroria ka pretenduar se, sapo ka pare shtetasin Ismet Gaxherrin, i pandehuri Ervis Martinaj ka ndaluar menjëhere makinen e tij, duke u shprehur te pandehurve te tjere me fjale se: “Erdhi ky qe me ka ca lek borxh”. Më pas, i pandehuri Martinaj ka dale nga makina e tij, duke ju drejtuar shtetasit Enton Nika, te cilit fillimish i ka vendosur doren ne qafe, duke i folur dhe bertitur. Ne momentin qe i pandehuri Ervis Martinaj ka dale nga makina edhe te pandehurit Emiljano Tasho, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana kanë dalë nga makina dhe jane afruar aty ku po qendronte shtetasi Ismet Gaxherri dhe po ndiqnin biseden qe po zhvillonte i pandehuri Ervis Martinaj me shtetasin Enton Nika. Gjate kesaj bisede Ismet Gaxherri i eshte drejtuar te pandehurit Ervis Martinajt me fjale duke i thenë se “Ndalo mos i gjuaj atije se eshte miku im….” dhe ka tentuar qe te afrohej ne drejtim te pandehurit Ervis Martinaj. Por, në këtë moment ka nderhyre menjehere i pandehuri Emiljano Tasho, i cili ka nxjerre nga brezi nje arme zjarri pistolete tip “TT”, te cilen e mbante me vete dhe me qyten e saj e ka goditur ne koke Ismetin. Prokuroria ka pretenduar se, menjehere nga brezi kane nxjerre armet e tyre edhe te pandehurit Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana, te cilet kanë goditur fillimisht shtetasin Ismet Gaxherri me qyten e armes ne koke, duke i shkatuar demtime. Në vijim, i pandehuri Bujar Hasani nen kercenimin e armes ka mbajtur te ulur ne gjunje te demtuarin Ismet Gaxherri, me qellim qe te mos kryente asnje veprim dhe te mos i shkonte ne ndihme shokut te tij Enton Nika. Ky i fundit po goditej me grushte shqelma dhe me qytat e armeve nga ana e te pandehurve Ervis Martinaj, Emiljano Tasho dhe Mirsad Kuçana ne pjese te ndryshme te trupit. Ne nje moment me gjakftohtesi, Prokuroria ka pretenduar se, të pandehurit e ekzekutojnë shtetasin Enton Nikaj dhe nje veprim te tillë e kryen i pandehuri Emiljano Tasho. Pasi e ekzekutojne shtetasin Enton Nika, duke e lene te vdekur ne shesh te parkingut te lokal “MURAGES”, Prokuroria ka pretenduar se, i pandehuri Ervis Martinaj dhe Emiljano Tasho kujdesen per te zhdukur edhe provat materiale. Ata fillimishte kerkojne ne vendin e ngjarjes dhe rreth tij per te gjetur gezhojen. Pasi nuk arrijnë ta gjejnë ate, i pandehuri Ervis Martinaj shikon se, ne parkingun e lokalit futet nje mjeti tip “Mercedes Benz” nga ku zbret shtetasi Lulzim Gaxherri. Shtetasi Ismet Gaxheri deklaron se, njëri prej shokëve të Ervisit i ka thënë Ervisit “ta vrasim dhe këtë se do na marri në qafë ky do flasi”. Por, i pandehuri Ervis i ka thënë “jo lëre”. Pastaj i pandehuri Martinaj i drejtohet Lulzimit, duke i kerkuar qe te zhduket kamerat e sigurise se lokalit dhe te mos fliste me njeri se ndryshe do ti vriste gjithë familjen. Pasi i pandehuri Ervis Martinaj dhe Emiljano Tasho nuk arrijnë te gjejne ne vendngjarje gezhojne e armes, ata menjhere drejtohen tek makina me targe AA 725 MD dhe largohen me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, shtetasit Ismet e Lulzim Gaxherri i shkojnë në ndihmë shtetasit Enton Nikaj si dhe njoftojnë policinë për njarjen e ndodhur. Pas marrjes se njoftimit ne vendin e ngjarjes ka shkuar Policia Gjyqesore, e cila ka kryer veprimet e para hetimore si : kqyrje te vendit te ngjarjes; sekuestrimin e provave materiale te gjetura ne vendin e ngjarjes; pyetjen në cilësinë e personave qe kane dijeni per rrethana te hetimit te shtetasve, Idajet Gaxherri, Dylbere Hoxha, Klara Caushi, Irena Zeka, Pranvera Nina, Illi Hasa, Endri Balliu, Agron Keqi, Besmir Halili, Nezir Keqi, Neritan Balazi, Glient Qemalaj, Fatjon Leka, Indrit Ahmeti, Edison Mahmuti, Enver Saliu, Gëzim Lila, Ardian Hasani, Gëzim Cani, Arjan Nozlli, Fiqiri Stana, Ibrahim Gjoshi, Astrit Koka, Eugert Shkëmbi, Besim Meta, Agron Rexhepaj, Shefqet hasani, Fiqerete Lika, Kujtim Ahmetaj, Vandamo Arapi, Ermond Balili, Nikolin Marko, Marjan Mahmuti, Kol Gjoka, Sokol Tahiraj, të cilët kanë dhënë shpjegimet e tyre; marrjen e vendimeve për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore per viktimen shtetasin Enton Nika dhe te demtuarin Ismet Gaxherri si dhe për kryerjen e akteve të ekspertimit teknik dhe daktiloskopik, etj… Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.555, dt.11.12.2015 për kufomën e shtetasit Enton Nika ku në arritur në konkluzion se në trupin e kufomës së shtetasit Enton Nika janë konstatuar : “Plagë tejshpuese armë zjarri në kokë me vrime hyrje në anën e majtë dhe të sipërme të qafës dhe vrimë dalje në regjionin parietal të djathtë, me dëmtime kockore të bazës së kafkës dhe kapakut të kafkës në regjionin parietal të djathtë, dëmtim i masës trunore. Plagë armë zjarri qorre në regjionin klavikular të majtë me dëmtim të muskujve dhe klavikulës së majtë me depozitim dhe të blozës në inde. Dy plagë në regjionin oksipital (në pjesën e përparme të kokës) ekimoza rreth saj. Ekimoza, enjtje, dërmishtje, gërvishtje në anën e djthtë të ballit, anën e djathtë të fytyrës, anën e majtë të gjoksit dhe dorën e majtë. Plaga tejshkuese e kokës me vrime hyrje në pjesën e sipërme dhe të majtë të qafës dhe ajo e regjionit maiklavikular të majtë janë shkaktuar nga qitja me armë zjarri. Drejtimi i qitjes ka qënë nga e majta në të djathtë, paksa nga poshtë lart si dhe lart poshtë për plagën medioklavikulare të majtë. Rreth plagës vrimë hyrje në pjesën e sipërme të qafës nuk u konstatuan faktorë të qitjes, ndërsa në plagën vrimë hyrje të regjionit mediklavikular u konstatuan faktorë plotësues të qitjes, Plagët në regjionin oksipital (në pjesën e pasme të sheshit të kokës) ekimozat, enjtja, dërmishtjet, gërvishtjet në anën e djathtë të ballit, në anën e djathtë të fytyrës, anën e majtë të gjoksit dhe dorën e majtë janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Shkaku i vdekjes se shtetasit Enton Nikaj ka ardhur nga kontuzioni i rëndë i trurit si pasojë e dëmtimit të tij nga kalimi i predhës në të.” Sipas aktit të ekspertimit nr.283 dt.14.01.2016 të faktorëve plotësues të qitjes rezulton se : ”në këmishën dhe rrobat e tjera të kufomës Enton Nika nuk është evidentuar prania e nitriteve dhe nitrateve”. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.2120 dt.19.11.2015, te kryer nga ekspertë te Institutit te Mjeksise ligjore eshte arritur në konkluzion se : “Ne trupin e shtetasit Ismet Gaxherri është konstatuar VLC (plagë shembëse e kokës), dëmtimet janë të shkaktuara me mjet të fortë mbretës dhe këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë së përkohëshme në masën mbi 9 (nëntë) ditë.” Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes jane gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 (një) gëzhojë model 54 mm, me markerim 1165, si dhe janë marrë me anë të tamponave steril mostra të njollave të kuqe si ato të gjakut, me qëllim kryerjen e ekspertimeve të mëtejshme kimike në laboratorin e Policise Shkencore. Ne vazhdim te veprimeve hetimore jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy DVR-të të kamerave të sigurisë se lokalit “MURAGA” me pamjet filmike të ambjenteve te jashtme të lokalit, ku ka ndodhur ngjarja. Sipas aktit të ekspertimit balistik nr.11182 dt.19.11.2015 është arritur në konkluzionin se : ”gëzhoja objekt ekspertimi me markerimin 1165 u përket fishekëve luftarak standart të modelit 54, kalibër 7.62 mm, që përdoret për pistoletat TT, Zastava, si dhe automatikët PMSH, PPS të kalibrit 7.62 mm. Në këtë gëzhojë evidentohen gjurmë të qitjes së rregullt me armë zjarri me vlera identifikuese. Kjo gëzhojë nuk është qitur nga armët që kanë qitur gëzhojat e sekuestruara në ngjarjet e ndodhura në Rrethin e Tiranës që janë rregjistruar në sistemin ARSENAL” Nga kqyrja e vendit te ngjarjes eshte bere i mundur sekuestrimi i pamjeve filmike te kamerave te sigurise se lokal “MURAGA”. Nga ekzaminimi i këtyre pamjeve filmike të përftuara nga DVR konstatohet se, në kamerën me nr.11, e cila monitoron zonen veriore te parkimit te lokalit vihet re në mënyrë kronologjike e shpjeguar me anë të fotove te pasqyruara sipas procesverbalit të transkriptimit të pamjeve filmike e gjithe dinamika e ngjarjes veprimet e te pandehureve, e te demtuarit dhe e viktimes, deri ne momentin e ekzekutimit te tij; si dhe momenti i largimit te autorve nga vendi i ngjarjes, të pasqyruara hollsisht dhe admninistruar ne fashikullin e gjykimit te kesaj çeshtje. I pyetur nga OPGJ shtetasi Lulzim Gaxherri, djali i xhaxhait të Ismet Gaxherrit, deklaron se : ka shkuar tek lokali “MURAGA” për të ngrënë drekë me nusen e tij. Pasi ka parkuar makinën ka vënë re se, te pjesa e përparme parkingut ishte kushëriri i tij Ismet Gaxherri, që po mbante një shtetas të gjakosur dhe i ka kërkuar Lulzimit që të thërriste ambulancën. Afër Ismetit ka qënë dhe një person tjetër, që i ka kërkuar të mbyllte gojën e të pushonte. Ky person, qe me vone eshte identifikuar se ishte i pandehuri Ervis Martinaj, ka shkuar drejt Lulzimit, duke i bertitur me zë të lartë qe te largohej dhe më pas i pandehuri eshte larguar me makinë. Lulzim Gaxheri ka deklaruar se mund ta njoh me anë të fotove këtë person, mbi bazën e të dhënave fizike. Bazuar ne keto te dhena Policia Gjyqesore ka kryer paraqitjen për njohje të sendeve me anë të fotografisë, ku shtetasi Lulzim Gaxherri ka njohur si nje nga autoret e kesaj ngjarje shtetasin Ervis Martinaj, i cili gjate komunikimit me te i ka kërkuar qe të largohej nga vendi i ngjarjes. I pyetur nga OPGJ si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi Ismet Gaxherri ka deklaruar se, më datë 11.11.2015 rreth ores 11:30 ka dale nga banesa tij dhe ka shkuar tek restoranti në Linzë. Aty ka gjetur vellain e tij Idajetin dhe një ortak i cili quhet Astrit Koka, të cilët ishin duke ngrënë. Ismeti është ulur se bashku me ta. Gjysëm ore më vonë ka ardhur nje shoku i tij i femijërisë i cili quhej Enton Nikaj, i cili është ulur dhe ai se bashku me ta. Entoni ka qendruar dhe gjysem ore aty dhe me pas atë e ka marrë në telefon një shok tij që quhet Gent Leka. Pas kësaj telefonate, Ismeti ka dalë nga lokali dhe ka shkuar se bashku me Entonin për të takuar Gentin tek karburant “ELDA” tek “Brryli”. Aty kanë shkuar me makinen e vellait tij të markës “Skoda”. Pasi shkuan aty Ismeti ka dalë nga makina dhe ka biseduar në këmbë per rreth pesë minuta me Gentin, ndersa Entoni ka qëndruar brenda në makinë. Pasi ka mbaruar takimin me Gentin, Ismeti se bashku me Entonin janë nisur perseri per tek restoranti. Sapo kanë shkuar aty, kanë parkuar makinën ne parkingun e jashtem te restorantit dhe kanë dale së bashku me Entonin dhe janë drejtuar per tek restoranti. Ismeti sqaron se, rreth pese metra pa hyre tek shkallet e restorantit nje automjet i markes “Mercedes Benz”, me ngjyre te zeze, targat nuk ia ka fiksuar, i ka ndaluar para këmbëve. Nga ky automjet kanë zbritur katër persona, prej te cilëve ai njihte vetem drejtuesin e mjetit i cili quhet Ervis Martinaj, të cilin e kishte takuar dhe njëherë më parë. Ismeti deklaron se, e ka pershendetur Ervis Martinajn sapo ka zbritur nga mjeti duke i thënë “si je”. Ervisi i është eshte drejtuar me fjalet “rri aty ti mos leviz” dhe menjehere i eshte drejtuar Entonit duke e pyetur qe “Ti je Enton Nika?”. Entoni i ka thënë : “po unë jam”. Në këtë kohë Ervisi i ka hedhur dorën në qafë dhe i ka thënë : “ A më njeh mua?”. Ndërsa Entoni i ka thënë “Jo nuk të njoh dhe kujdes me atë dorën dhe hiqe dorën prej meje”. Mbas këtyre fjalëve, Ervisi së bashku me tre shokët e tij të cilët Ismeti nuk i njihte, kanë filluar ta godasin Entonin. Fillimisht e ka goditur njëri prej tyre me grushta ne fytyrë. Prokuroria pretendon se, pas këtij veprtimi Ervisi se bashku me dy persona te tjere kanë nxjerrë armët nga brezi të llojit pistoletë dhe aty Ismeti ka ndërhyrë, duke qëlluar me grushta personin, që qëlloi i pari me grushta Entonin. Gjate kesaj kohe Ismetin e kanë goditur me qytat e pistoletes disa herë në kokë, derisa është rrëzuar në tokë i gjakosur. Gjatë kohës që Ismetin po e godisnin me qytat e pistoletes në kokë ai ka vënë re se, shoku tij Entoni eshte munduar te largohej. Por, Ervisi së bashku me nje person tjetër e kanë kapur dhe e kanë goditur me qytë të pistoletës. Më pas Ismeti ka dëgjuar një të shtënë arme, por se kush ka gjuajtur Ismeti nuk e ka vënë re, pasi ishte i shtrire për tokë dhe i gjakosur nga plagët qe kishte marrë në kokë. Pasi ka dëgjuar të shtënat Ismeti është ngritur në kembe dhe ka parë që Entoni ishte i shtrirë për tokë. Ai ishte i gjakosur nga koka dhe kishte nje te çare ne koke dhe nje vrimë plumbi në qafë dhe nga aty po i dilte shumë gjak. Ka vene re qe Entoni kishte shume rrjedhje gjaku dhe i kishin dalë trutë, pasi i qe çare kafka e kokes. Ismet Gaxherri ka deklaruar se, pas te shtenes i pandehuri Ervis Martinaj se bashku me tre pandehurit e tjere eshte larguar dhe mbas disa sekondash eshte rikthyer perseri aty dhe po kerkonte dicka. Njeri prej personave qe ishte se bashku me Visin i ka thenë atij ta qe “ ta vrasim dhe kete se do na mari ne qafe ky do flasi”. Ndersa Visi i ka then qe “jo lere” dhe i është afruar Ismetit duke i thënë se : “Po fole do te ti vrasë të gjithë në familje çfarë ke” dhe më pas janë larguar. Në deklarimet e tij shtetasit Ismet Gaxheri ka sqaruar se, ditën e ngjarjes ai nuk ka komunikuar fare me të pandehurin Ervis Martinaj. Madje me këtë shtetas ai kishte afro 1 vit e gjysëm që nuk ka patur kontakte telefonike, pasi i ka patur një shumë parash borxh të cilat ia kishte shlyer dhe që atëherë nuk ka patur asnjëlloj kontakti me këtë shtetas. Ismeti tregon se, ka qënë në dijeni të faktit që i pandehuri Ervis Martinaj ishte tek local “Muraga”, pasi ka qënë vetë në local, kur ka parë që i pandehuri Ervis së bashku me tre persona të tjerë ka ardhur dhe janë ulur në verandën e jashtme të lokalit, diku rreth 10 metra larg tavolinës, ku ka qënë ulur Ismeti së bashku me Enton Nikën, me vëllanë e tij dhe shoku tjetër Gerti. Kur kanë hyrë në lokal Ismeti i ka parë dhe ata i panë por, nuk kanë folur dhe as janë përshëndetur me njëri-tjetrin. Më pas ai me Entonin janë çuar pas 5 minutash dhe kanë shkuar tek “Brryli” ku kanë takuar një shokun e tyre. Në vijim Ismet Gaxherri ka shpjeguar se, me te pandehurin Ervis Martinaj nuk ka patur lidhje të ngushta shoqërore por, para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë prej 280 mijë eurosh, pasi ka hapur një lokal në Linzë. Këtë shumë parash Ismeti ia ka shlyer pas dy vitesh dhe aktualisht nuk ka asnjë borxh këtij shtetasi. Lidhur me faktin se, cili ka qënë shkaku i këtij konflikti Ismet Gaxherri ka deklaruar se, ai nuk e di përse ka ndodhur ky konflikt. Policia Gjyqesore pas indetifikimit te autoreve ka ushtruar kontrolle banesash tek të afërmit e të dyshuarve, ku gjatë këtyre kontrollit te bere ne banesen e shtetasit Erjon Biraçit është bërë e mundur kapja e te pandehurit Emiljano Tasho. Ne momentin e kapjes te pandehurit Emiljano Tasho i jane gjetur dhe sekuestruar ne cilsine e proves materiale : nje arme zjarri pistolet e markes “Glock” me tyte te gjate dhe me silenciator me mbishkrimin “Glock” made in Austria-GES.M.B.H 19 x9 mm, nje kreher me 16 fisheke. Fishke model 56 cope 45 (dyzet e pese) te vendosur ne nje kuti plastike me mbishkrimin “Neucrema”. Aparat telefoni tip “Nokia” model 105 me ngjyre te zese cope 2(dy) dhe nje telefon i markes “Blackberry” surve. Nje arme zjarri automatike model 56 me nr.14178270 pa kreher dhe pa qyte, pa rryp dhe pa fishek ne folen e fishekut. Keto armë dhe municione te sekuetruar te pandehurit Emiljano Tasho, me vendim të OPGJ janë derguar ne Laboratorin e Policise Shkencore per ekspertim teknik – balistik. Sipas aktit nr.447 datë 20.11.2015 për ekspertim teknik fisheku rezulton se, fisheku i paraqitur për ekspertim është municion luftarak i kalibrit 9 mm dhe përdoret si municion baze për armën e zjarrit Pistoletë dhe automatik të kal. 9 mm është në gjëndje të rregullt teknike. Sipas aktit nr.11063 datë 16.11.2015 për ekspertim vleresues prove materiale të sendeve te sekuestruara të pandehurit Tasho : armë zjarri provë materiale, kuti plastike me fishekë dhe fishekëve të marra në cilësinë e provës materiale, nuk është bërë e mundur përfitimi i gjurmëve të vlefshme për identifikim por, vetëm njolla djerso-yndyrore pa karakteristika të veçanta te shprehura. Sipas aktit nr.11138 datë 18.11.2015 vlerësues prove materiale i sendeve të marra provë materiale, nga këto sende janë përftuar 7 gjurmë papilare të vlefshme për identifikim dhe krahasim në rreth të kufizuar personash. Sipas aktit nr.11064 datë 16.11.2015 për ekspertim vlerësues prove materiale armë zjarri, rezulton se, në të nuk janë përftuar gjurmë të vlefshme për identifikim por, vetëm njolla djerso-yndyrore pa karakteristika të veçanta të shprehura. Sipas aktit nr.11176 datë 19.11.2015 për ekspertim teknik arme për pistoletën e sekuestruar provë materiale, është arritur në konkluzionin se : arma objekt ekspertimit është pa numër me mbishkrimet GLOCK kalibër 9 mm dhe është në gjëndje të rregullt teknike dhe e përshtatshme për qitje. Zgjatimi i montuar është shuars i zhurmës së armës së zjarrit, silenciator dhe është i rregullt teknikisht. Gëzhojat e qitura të fiksuara në ngjarje të ndodhura më parë në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë qitur nga arma objekt ekspertimi. Sipas aktit të ekspertimit nr.11278 datë 23.11.2015 për ekspertim teknik arme automatiku me numër trupi 14178270 rezulton se, kjo armë është në gjëndje të rregullt tenike dhe e përshtatshme për qitje, fishekët janë të rregullt teknikisht. I pyetur nga OPGJ ne lidhje me ngjarjen shtetasi Emiljano Tasho, ka pranuar se, ai ka kryer vrasjen e shtetasit Enton Nikaj me armen pistolete qe e mbante me vete pa leje. Pas ngjarjes ai eshte larguar ne kembe dhe se armen e krimit e ka hedhur ne nje pellg me uje. Bazuar në sa më sipër Prokuroria ka pretenduar se, rezulton plotesisht e provuar që i pandehuri Emiljano Tasho ne bashkupunim me te pandehurit Ervis Martinaj, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana kanë konsumuar plotesisht elementet e vepres penale te “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim te shtetasit Enton Nika dhe “Plagosja e lehte“ në bashkëpunim ne dem te shtetasit Ismet Gaxherri, të parashikuara nga nenet 78-25 e 89-25 të KP. Të pandehurit Bujar Hasani, Mirsad Kuçana e Emiljano Tasho (ky i fundit dy herë), kanë konsumuar edhe veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278/3 e 278/5 të KP. Gjithashtu, i pandehuri Bujar Hasani ka konsumuar edhe veprën penale të “Kanosjes” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri, parashikuar nga neni 84 i KP. Ndërsa, i pandehuri Erion Biraci ka konsumuar veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i KP. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se, më dt.30.09.2015 rreth ores 01:55, policia ka marre njoftim se ne vendin e quajtur Rr.”Ali Demi” përballë shkolles 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirise” në lokalin e lojrave te fatit “Admiral” ne pronesi te shtetasit Glendi Kapedani, ka ndodhur vjedhja e 220 000 lekeve te reja. Më dt.15.10.2015 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ne baze te materialeve hetimore te ardhura nga Komisariati i Policise Nr. 1 Tirane, ka rregjistruar procedimin penal nr.8103, procedim ky qe me vendimin e dates 02.12.2015 eshte bashkuar me procedimin penal nr.8898 date 13.11.2015. Prokuroria ka pretenduar se, gjate hetimit te kesaj çeshtje ka rezultuar se, shtetasi Emiljano Tasho eshte autor i vepres penale ”Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i KP. Nga hetimi ka rezulton se me date 30.09.2015 rreth ores 01:55, policia ka marre njoftim se ne vendin e quajtur Rr.”Ali Demi”, përballë shkolles 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” ne e lokalin e lojrave te fatit “Admiral” ne pronesi te shtetasit Glendi Kapedani, ka ndodhur vjedhja me arme e 220 000 lekeve te reja. Me marrjen e këtij njoftimi në vend-ngjarje ka shkuar policia gjyqësore që ka kryer edhe veprimet e para hetimore si : kqyrja dhe fotografimi i vendit të ngjarjes; identifikimi dhe pyetja e personave të pranishëm gjatë ngjarjes; gjetja, fiksimi dhe marrja e provave materiale, etj… Ne vendin e ngjarjes gjate kqyrjes u konstatua se, lokali i lojrave te fatit “Admiral” eshte ne katin e pare te nje pallati. Nga eksperti kriminalist u verejt se, lokali eshte nje ambjent me permasa 5x8m, i paisur me makineri per te luajtur lojra fati. Gjate kqyrjes nuk u konstatua asgje me interes per hetimin. Kqyrja u shoqerua me fotografite perkatese. I pyetur nga OPGJ shtetasi Gentjan Vaso, i pranishëm gjatë ngjarjes, ndër të tjera ka deklaruar se eshte i punesuar ne lokalin e lojrave te fatit te kompanise “Admiral”, ne rrugen “Ali Demi” përballë shkolles 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirise”. Ai ka marre turnin rreth ores 23:00 te dates 29.09.2015 dhe deri rreth ores 01:45 ne kazino nuk kishte asanje person. Gentjani ka filluar per te pastruar sallen dhe ne kete kohë, në lokal ka hyrë nje person i maskuar me fytyre te mbuluar, i cili mbante në dorë një send të ngjashëm me nje pistolete me silenciatorë. Gentiani eshte shtangur kur ka pare personin e maskuar dhe me arme. Personi ishte i gjate rreth 175 cm, rreth te 30-tave, ne trup mbante te veshur atlete te zeza, tuta te zeza, nje xhuboks bojqeIli me kapuç, te cilin e kishte te vene ne koke, fytyren pothuajse e kishte te mbuluar me nje shall ngjyre e zeze, ne dore mbante një pistolete me silenciatore. Personi i ka drejtuar armen duke i thene: “leket shpejt”. Punonjesi nuk ka bere rezistence dhe menjehere nga frika i ka hapur kasaforten, duke i dhene shumen e lekeve te xhiros qe ai kishte realizuar deri ne ate çast. Autori perseri i ka kemengulur duke i thene “mi jep te gjitha leket” dhe Gentiani i ka dhënë edhe disa monedha qe i ndodheshin ne xhep por, pa e ditur se sa ishte shume e ketyre lekeve qe ai kishte me vete. Gjate kohes qe autori po largohej e ka kercenuar ate duke i thene se “mos leviz e mos dil menjehere sa te dal une nga lokali”. Pas ketij moment, autori ka futur armen ne brez dhe eshte larguar qetesisht. Shuma e vjedhur nga ky person ishte 220 000 (dyqindenjëzetëmijë) leke te reja. I pyetur nese eshte ne gjendje qe ta njohe personin po ta shohe, shtetasi Gentjan ka deklaruar se nuk eshte ne gjendje qe ta njoh ate, pasi veprimet kan qene te shpejta dhe ka qene i friksuar. I pyetur nga OPGJ ne lidhje me ngjarjen, shtetasit Glendi Kapedani, i cili eshte dhe pronari ketij ambjenti lojrash fati shpjegon se, rreth ores 01:55, punonjesi i turnit te nates, shtetasi Gentian Vaso e ka njoftuar duke i thenë se, nje person i maskuar dhe me nje arme ne dore pasi e kish kercenuar, i ka vjedhur ne lokal te gjith shumen e xhiros ne nje vlere prej 220 000 leke te reja. Ne lidhje me kete ngjarje nga Policia Gjyqësore jane pyetur ne cilesinë e personave qe kan dijeni per rrethana te dobishme per qellime hetimi shtetasit Gezim Gjete Tusha, Armando Klement Veizaj, Erind Islam Gjata, Armando Haxhi Sula, Florenc Veli Kasmi, Enea Fidai Lipo, Gerano Veli Kasmi, Flavio Leonard Kokthi, Olen Ylvi Xhuti, Erjon Sali Biraci, Arjan Muharrem Dyrmishi, Gerti Skender Manci, Ferid Rifat Serjani, Junxhin Gezim Konesha, Armando Perparim Senja, Geraldo Gramoz Demiri, Met Arben Tali, Zenel Behar Sedaraj, Heriolin Shkelqim Hoxha, Novruz Ramazan Gjolena, Jetmir Mersin Bulica, Rexhino Agim Lalo, Hasan Fatmir Demiri, Gerti Sadik Perpunja, Sefedin Muharrem Ibraj, Julian Gezim Sejdini, Bajrtam Rahman MemoIla. Gjithashtu, nga OPGJ është bërë kqyrja dhe marrja e pamjeve filmike te lokalit “Admiral” ku ndodhi vjedhja. Ne cilesine e proves materiale eshte bere kqyrja dhe marrja e nje CD me mbishkrimin “Maxell SD-R-700 mb 80 min”, Compakt disk recordable, e marre nga kamerat e sigurise se kazino “Admiral Club”. Në pamjet filmike shihet konkretisht shtetasi Gentian Vaso qe pastron lokalin. Ne oren 01:43’:32” nje person eshte i vendosur ne pjesen e perparme te lokalit. Ne oren 01:46’16” eshte futur ne ambjentet e brendshme te lokalit te lojrave te fatit (kazino) nje person i maskuar, qe mban ne dore nje send të ngjashëm me arme zjarri si pistolete me silenciator. Personi ishte i gjate rreth 175 cm, mbante te veshur atlete, tuta te zeza dhe nje xhuboks me kapuç, te cilin e ka te vene ne fytyre. Fytyren pothuajse e ka te mbuluar. Shihet dhe degjohet sesi nen kercenimin e armes qe mbante ne dore, i ka kerkuar parate dhe i ka marre ato. Ne oren 01:46’33” ky shtetas shfaqet ne pamjet filmike duke dalë nga lokali i lojrave te fatit dhe largohet me vrap ne drejtim te rruges “Ali Demi”. Disa ditë më vonë nga OPGJ është ripyetur shtetasi Gentian Vaso, i cili ka deklaruar se, nepermjet mediave ka mesuar se gjate vrasjes ne fshatin Linez te shtetasit Enton Nikaj, eshte arrestuar dhe shtetasi Erjon Biraçi. Ky i fundit me daten 30.10.2015 ka qene ne lokalin e lojrave te fatit te tij, rreth 5 minuta para se nje person i maskuar dhe me arme eshte futur ne lokal dhe nepermjet kercenimit te bere me nje pistolete me silenciator i ka vjedhur nje shume te konsiderueshme parash. Njekohesisht Gentian Vaso thekson se ka mesuar, po nepermjet mediave se eshte arrestuar dhe shtetasi Emiljano Tasho, shtetas te cilin e kishte pare neper lagje ku ndodhet lokali dy apo tre here, por qe nuk ka njohje me te. Gjate kontrollit te baneses se tij, i eshte gjetur dhe nje pistolete me silenciator dhe pasi e ka pare, shtetasi Gentian Vaso e ka njohur nepermjet permasave trupore personin i cili i ka kryer vjedhjen nen kercenimin e armes (pistolete me silenciator) me daten 30.10.2015. I pyetur se cfare mbante te veshur personi qe kreu vjedhjen Gentiani ka sqaruar se : “…kishte te veshur tuta te zeza me stampen e Firmes “PUMA”, ne krahun e majte, nje xhiboks (jelek) me ngjyre bojeqelli, ne pjesen e kokes mbante nje kapuç te bluzes me ngjyre gri dhe ne fytyre nje shall te zi. Ne kembe mbante te veshur atlete si ne ngjyre te zeze dhe me viza te bardha”. Ne fytyre personi nuk ka mundur qe ta shohe pasi ka qene i frikesuar dhe nuk mund ta njohe ate. I pyetur ne lidhje me faktin se po te shihte rrobat qe mbante veshur autori i kesaj ngjarje naten qe ka kryer vjedhjen nen kercenimin e armes, a ishte ne gjendje qe t’i njohe ato, Gentian Vaso ka deklaruar se eshte ne gjendje qe t’i njohe rrobat qe mbante te veshur autori I kesaj vjedhje. Ne keto kushte, nga OPGJ eshte realizuar nje paraqitje per njohje me fotografi e sendeve duke ja paraqitur ato shtetasi Gentian Vaso rrobat, te cilat ishin te sekuestruara ne banesen e te pandehurit Emiljano Tasho gjate arrestimit te bere nga seksioni i Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit prane Drejtorise Vendore te Policise Qarkut Tirane. Gjatë kësaj paraqitjeje për njohje shtetasi Gentian Vaso i ka njohur ato rroba si të personit që ka kryer vjedhjen më dt.30.09.2015 dhe i ka shpjeguar me detaje ne deklarimin e tij. Paraqitja per njohje e sendeve eshte shoqeruar me tabela fotografike, qe i eshte bashkangjitur fashikullit te hetimit. Bazuar në sa më sipër Prokuroria ka pretenduar se, i padnehuri Emiljano Tasho ka konsumuar plotëisht elementët e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i KP. Provat, të cilat organi i akuzes ka administruar gjate fazes se hetimit paraprake për të provuar fajësinë e të pandehurve dhe qe u administruan gjate shqyrtimit gjyqesor te kesaj ceshtje, në bazë të nenit 403 e vijues të K.Pr.Penale janë si vijon : Procesverbal e kqyerjes se vendit te ngjarjes date 11.11.2015; Procesverbal per kqyrjen dhe marrjen e proves te nje CD-je te pamjeve filmike nga vendi i ngjarjes shoqeruar me fotografime dhe transkipe date 11.11.2015; Procesverbal i kqyrjes dhe marrjes se proves materaile date 11.11.2015; Procesverbali i sekuestrimit te proves materiale date11.11.2015.; Procesverbalet e kontrolleve te banesave te datave 11.11.2015 dhe 12.11.2015; Aktet e ekspertimeve mjeko-ligjore ligjore nr.555 datë 11.12.2015 dhe nr.2120 datë 19.11.2015, nr.2126 datë 18.11.2015; nr.12245 datë 23.12.2015akt ekspertimi biologjik; akt ekspertimi nr.447 datë 20.11.2015 teknik fisheku, ku fisheku i paraqitur për ekspertim është municion luftarak i kalibrit 9 mm; Akti i ekspertimit Nr.11182 datë 19.11.2015 balistik; Akti i Ekspertimit nr.11063 datë 16.11.2015 vleresues prove materiale; Akti i Ekspertimit Nr.11064 datë 16.11.2015 vlerësues prove materiale; Akti i Ekspertimit Nr.11176 datë 19.11.2015 teknik arme; Akti ekspertimit nr.11278 datë 23.11.2015 teknik arme automatiku; Akti Ekspertimit Nr.283 datë 14.01.2016, si dhe procesverbalet me deklarimet e personave qe kanë dijeni per rrethana te hetimit te shtetasve : Ismet Gaxherri, Idajet Gaxherri, Dylbere Hoxha, Klara Caushi, Irena Zeka, Pranvera Nina, Illi Hasa, Endri Balliu, Agron Keqi, Besmir Halili, Nezir Keqi, Neritan Balazi, Glient Qemalaj, Fatjon Leka, Indrit Ahmeti, Edison Mahmuti, Enver Saliu, Gëzim Lila, Ardian Hasani, Gëzim Cani, Arjan Nozlli, Fiqiri Stana, Ibrahim Gjoshi, Astrit Koka, Eugert Shkëmbi, Besim Meta, Agron Rexhepaj, Shefqet hasani, Fiqerete Lika, Kujtim Ahmetaj, Vandamo Arapi, Ermond Balili, Nikolin Marko, Marjan Mahmuti, Kol Gjoka, Sokol Tahiraj; procesverbalet e deklarimeve të personave nen hetim te shtetasve Mirsad Kuçana, Emiljano Tasho, Erjon Biraçi dhe ne teresi me te gjitha aktet e tjera te administruara ne fashikullin e procedimit penal nr.8898, viti 2015; aktet e procedimit penale nr.8103 date 15.10.2015 ne ngarkim te shtetasit Emiljano Tasho, si dhe deklarimet e bëra nga vetë të pandehurit e pranishëm dhe të atyre në mungesë, nëpërmjet mbrojtjësve të tyre, gjatë gjykimit. Me këtë prezantim të fakteve për ngjarjen e datës 11.11.2015 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Enton Nika dhe i plagosur lehtë shtetasi Ismet Gaxherri të pandehurit e akuzuar për këto vepra penale ishte dakort por, kundërshtuan prokurorin në kualifikimin ligjor të këtyre fakteve. Të gjithë të pandehurit Bujar Hasani, Ervis Martinaj, Emiljano Tasho e Mirsad Kuçana pretenduan se, nga tërësia e provave të ndodhura në fashikullim për gjykim rezultoi e qartë se, në veprimt e tyre mungonte tërësisht bashkëpunimi për të realizuar vrasjen e shtetasit Enton Nikaj apo për të plagosur lehtë shtetasin Ismet Gaxherri. Madje, për akuzën e parashikuar nga neni 89-25 i KP në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri, të pandehurit e akuzuar për këtë vepër penale, kërkuan pushimin e gjykimit pasi, i dëmtuari Ismet Gaxherri nuk ka paraqitur ankim sipas nenit 285 të K.Pr.Penale, për të vazhduar ndjekjen penale të atorëve të dyshuar se, i kanë shkaktuar për dëmtimet trupore më dt.11.11.2015. Sipas të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre, mungesa e një akti të tillë procedurial përbën shkak për mosfillimin e ndjekjes penale dhe pushimin e saj nëse ajo ka filluar nga organi procedues. Gjithashtu, të pandehurit Emiljano Tasho e Mirsad Kuçana dhe mbrojtësit e të pandehurve në mungesë Bujar Hasani dhe Ervis Martinaj mohuan se, kishin vepruar me paramendim për të vrarë shtetasin Enton Nikaj. Ata deklaruan se, organi i akuzës nuk arriti të vërtetonte asnjë nga akuzat e mësipërme. Të pandehurit pretenduan se, vrasja kishte ndodhur si pasojë e eksesit të të pandehurit Emiljano Tashoi dhe jo si rezultat i paramendimit apo bashkëpunimit mes tyre. Të pandehurit pretendojnë se, organi akuzës nuk ka mbajtur parasysh pratikën gjyqsore në raste të ngjashme, gjë që e ka dërguar në nxjerrjen e konkluzioneve të gabuara lidhur me përcaktimin e personit që ka kryer vrasjen si dhe cilësimin ligjor të veprës penale që i ngarkohet të pandehurit Emiljano Tasho pasi, të pandehurit Emiljano Tasho, Bujar Hasani, Ervis Martinaj dhe Mirsad Kuçana nuk ka patur asnjë njohje të mëparshme me viktimën Enton Nikaj. E vetmja njohje ishte ajo mes të pandehurit Ervis Martinaj me shtetasin Ismet Gaxherri por, asnjë konflikt të mëparshme me asnjërin prej tyre. Gjë që provon mungesën e unitetit të elementit objektiv (intervali kohor, gjetja e mjeteve) me elementin subjektiv (gjakftohtësia, vendosmëria) pra, shkakut provokues, kohës, dashjes dhe gjendjes shpirtërore. Kjo e provuar sipas akteve të administruara në fashikullin e gjykatës, sic jane: Të pandehurit pretendojnë se, Emiljano Tasho eshte autori i vetem i vrasjes se Enton Nikes me daten 11.11.2015 rreth ores 14.10 minuta, ne vendin e quajtur Linze ne parkingun e lokalit “MURAGA“ ne pronesi te shtetasit Ismet Gaxherri. Arsyeja e shkuarjes tek lokali “MURAGA“ si e Emiljanos Tashos dhe e shokeve te tij ka qene e rastesishme. Fillimisht qe te kater se bashku kane shkuar tek “fresku” per te shoqeruar Bujar Hasanin i cili kishte per te kryer nje pune. Pasi Bujari ishte në pritje të takimit me një mikun e tij tek fresku dhe meqe ishte afruar koha e drekes ata kane vendosur qe te drekojne diku aty afer dhe rastesisht eshte perzgjedhur lokali “MURAGA”. Emiljano se bashku me 3 shoket e tij kane shkuar tek ky lakal rreth ores 12.30. Ne momentin qe jane ulur ne lokal aty kane qene duke ngrene dreke Ismet Gaxherri, Idajet Gaxherri, Astrit Koka dhe Enton Nikaj, pas pak kohe Ismet Gaxherri dhe Enton Nikaj jane larguar nga lokali dhe jane kthyer perseri pas rreth nje gjysem ore ne momentin qe Ervis Martinaj, Emiljano Tasho, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana po lëviznin me makine per t’u larguar nga lokali. Arsyea qe ka linduar debati ne mes tyre ka qene nje pershepritje neper dhembe e Enton Nikes, ku me pas Ervis Martinaj ka ndaluar makinen dhe ka dale jashte makines dhe ka replikuar me Enton Niken. Fillimisht Ervisi eshte pershendetur nga Ismet Gaxherri ku i ka thene : “Viso çkemi”. Visi i është drejtuar se “nuk kam punë me ty, dhe ju ka drejtuar Entonit duke i thënë “o çuni hajde një sekondë” dhe i ka hedhur dorën në qafë duke i thënë “A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj”. Entoni i ka thënë “qofsh me shëndet, unë jam Enton Nikaj. Nuk te njoh por më largo pak ate doren nga qafa” dhe menjehere ja ka kapur doren. Ne kete moment ka filluar perleshja fillimisht me grushta, pastaj Emiljano Tasho ka nxjerre pistoleten dhe e ka goditur ne fillim Ismet Gaxherrin ne koke me qyte, pastaj ka filluar ta godas ne koke me tyten e pistoletes Enton Nikajn. Gjate perleshjes Mirsad Kuçana ka nderhyrë me doren e majte per ti larguar pistoleten Emiljano Tashos ne kete moment pa vullnetin e tij i ka shkrepur pistoleta. Plumbi ka depertuar ne doren e majte te Mirsad Kucanes ka bere rikoshet ne klavikulen e Enton Nikes dhe me pas ka hyre ne pjesen e siperme te qafes dhe ka dale ne pjesen e siperme te kokes se Enton Nikes. Pas kesaj qe ndodhi qe te 4 jane drejtuar per tek makina . Kur kane hyre ne makine kane debatuar me Emiljano Tashon per ate qe beri. Ky i inatosur ka zbritur nga makina, ka shkuar edhe nje here per te pare se çfare kishte ndodhur dhe me pas eshte larguar i vetem ne kembe, ndersa Ervis Martinaj, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana jane larguar se bashku me makine. Keto jane ne menyre te permbledhur veprimet e Emiljano Tashos dhe te shokeve te tij ne kete ngjarje. Nga keto veprime të pandehurit Bujar Hasni, Mirsad Kuçana, Ervis Martinaj, Emiljano Tasho dhe mbrojtësit e tyre pretendojnë se dalin keto konkluzione: Arsyeja e shkuarjes tek lokal “MURAGA” e Emiljanos Tashos dhe e shokeve te tij ka qene per te ngene dreke. Kjo eshte fakt i provuar me disa prova, por edhe i pranuar nga akuza . Qe te kater fillimisht jane takuar tek nje lokal prane Restorant “Venecias” tek Stadiumi Kombetar, me pas kan shkuar tek “Fresku” per te shoqeruar Bujar Hasanin. Duam te sqarojme faktin se nuk qendron pretendimi i Prokurorise se Ervis Martinaj, Emiljano Tasho dhe Mirsad Kuçana jane takur me Bujar Hasanin tek Brryli. Kjo nuk provohet me asnje prove. Asnjeri nga keta nuk ka qene tek Brryli. Tek Brryli kane shkuar Ismet Gaxherri dhe Enton Nikaj te cilet jane nisur nga lokal “MURAGA”, per te takuar Genti Leken keto jane deklarimet e Ismet Gaxherrit (sqarojme se keta te dy jane cuar nga ky lokal pasi tek ky lokal kishin mbrritur Emiljano Tasho etj). Ne kete rast Prokuroria ngaterron levizjet e Ismet Gaxherrit dhe Enton Nikes me te Bujar Hasanit etj. Ne momentin qe Emiljano Tasho dhe te 3 te tjeret, jane ulur tek ky lokal “MURAGA”, ne lokal kane qene duke ngrene drek Ismet Gaxherri dhe Enton Nikaj dhe po qe se do te kishin shkuar me paramendim per vrasje , Enton Nikajn e kishin aty . Ismet Gaxherri dhe Enton Nikal kane qendruar gati 30 minuta ne lokal pas shkuarjes se Emiljanos dhe te tjereve ne kete lokal, me pas kane dale qetesisht nga lokali per te shkuar tek Brryli siç e deklaron dhe vete Ismet Gaxherri. Keshtuqe Emiljano dhe te tjeret po te kishin shkuar per vrasje do te vepronin menjehere dhe nuk do ti linin te largoheshin nga aty. Po qese keta kishin shkuar me paramendim per vrasje nuk do te hanin dreke qetesisht per rreth 1.5 ore, por do te kryenin vrasjen ne rast se e kishin kete qellim, pasi personi qe pretendohet se do ta vrisnin ishte aty. Dalja e Emiljano Tashos nga lokali perpara te tjereve nuk ka qene per te kontrolluar ambjentin e parkingut siç pretendohet nga akuza , por ai ka dale sepse kishte mbaruar se ngreni dhe donte te pinte cigare, në mënyrë që të kishte përfunduar cigaren para se te hipte në makinë. Po te ishte siç pretendon akuza Emiljano do te shkonte perseri ne lokal, por ai nuk ka hyre me ne lokal, por ka pire cigaren dhe i ka pritur aty te tjeret deri sa është bërë pagesa e drekës . Me te mbaruar dreken Emiljano se bashku me te tjeret kane hipur ne makine dhe makina e tyre ka filluar te dale nga parkingu. Kjo ka ndodhur pasi Ismet Gaxherri dhe Enton Nikaj kishin ardhur tek oborri i lokalit dhe kishin parkuar makinen. Kjo tregon se Emiljano dhe te tjeret nuk kishin asnje qellim per vrasje, se po te ishte keshtu, ata nuk do te hynin ne makine dhe te fillonin levizjen per t`u larguar, por do te suleshin duke qelluar mbi ta per te realizuar qellimin e tyre , ne rast se kishin si qellim vrasjen. Shkaku i sherrit ndermjet tyre ka qene nje sharje qe ka bere Enton Nikaj ne drejtim te tyre, ku me pas Ervis Martinaj ka ndaluar makinen ka dale perjshta dhe kane filluar replikat ndermjet tyre. Kjo tregon se ketu nuk ka asnje lloj paramendimi dhe as qellim per vrasje sepse makina qe drejtohej nga Ervis Martinaj kishte filluar te levizte per t’u larguar, por kane qene fjalet e Enton Nikajt qe jane bere shkak per te filluar sherri. Sqarojmë gjykatën se nuk qëndron prendimi i ngritur nga organi akuzës se motivi i sherrit ishte “për një borxh që Ismet Gaxherri i kishte Ervis Martinajt”, kjo e vertetuar plotësisht edhe nga deklarimi i Ismet Gaxherrit që “nuk i kam asnjë borxh Ervis Martinajt”. Fjalet qe jane kembyer ndermjet Ervis Martinajt dhe Ismet Gaxherrit e Enton Nikajt tregojne se Ervisi njihej me Ismet Gaxherrin, por i thote se pusho ti, se nuk kam gje me ty, ndersa fjalet e kembyera me Enton Nikajn tregojne se ata nuk njiheshin fare njeri me tjetrin. Edhe ky moment tregon se nuk qendron paramendimi. Veprimet e kryera nga Emiljano Tasho ne momentin e vrasjes se Enton Nikajt siç jane : goditja me qyten e pistoletes ne koke e Ismet Gaxherrit, goditja me tyten e pistoletes disa here e Enton Nikajt tregojne se Emiljano Tasho nuk kishte qellim vrasjen e Enton Nikajt, sepse po te kishte si qellim vrasjen do ta qellonte dhe nuk do ta godiste me tyten e armes ne koke. Referuar mekanizmit te vrasjes, vrasja eshte kryer nga Emiljano Tasho nga pa kujdesia, pasi ka qene nderhyrja e Mirsad Kucanes me doren e majte duke i shtyre tyten per ti larguar pistoleten Emiljanos dhe ne kete moment arma ka shkrepur ne menyre te pavullneteshme, e per pasoj ka gjetur vdekjen Enton Nikaj. Nga te gjitha provat e administruera, ka rezultuar se me arme eshte qëlluar vetem nje here. Plumbi ka depertuar ne doren e majte te Mirsad Kucanes pasi i ka nxjerrur doren per ti larguar armen ne momentin qe Emiljano po e godiste me tyte ne koke Entonin , pastaj predha ka bërë rikoshete ne klavikulen e majte te Entonit, ka hyre ne pjesen e siperme te qafes ne anen e majte, ka deportuar ne koke dhe ka dale ne pjesen e siperme te kokes. Kjo trajektore e levizjes se predhes vertetohet edhe nga prania e faktoreve plotesues te qitjes në pjesen klavikulare te majte te Enton Nikajt. Ndersa ne pjesen e siperme te qafes majtas ku eshte edhe drejtimi i hyrjes se predhes nuk jane konstatuar faktore plotesues per faktin se predha kishte depertuar njehere ne doren e Mirsad Kucanes, pastaj ka bere rikoshet ne klavikulen e majte dhe me pas ka hyre ne pjesen e siperme te qafes keshtuqe nuk ka se si te kete faktor plotesues ne pjesen e siperme te qafes pasi ato kane ndaluar ne doren e Mirsad Kucanes dhe me pas ne pjesen klavikulare te Enton Nikajt . Keto fakte tregojne se jo vetem qe Emiljano Tasho dhe askush tjeter nuk kishte nje paramendim per vrasjen e Enton Nikajt, por vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi predha perpara se te depertonte ne koke tek Enton Nikaj ka depertuar ne doren e majte te Mirsad Kucanes i cili ishte shoku i tij dhe s’ka asnje logjike qe te plagoste shokun e vete . Ne momentin pas ngjarjes kur Emiljano Tasho ka shkuar tek makina sapo ka hyre brenda saj, ka debatuar me shoket e tij duke i thene se perse qellove me arme, ai ju ka thene se i kishte shkrepur arma pa dashje dhe pas debatit me ta i indinjuar eshte larguar nga makina, ka pare edhe njehere se çfar kishte ndodhur dhe me pas eshte larguar ne kembe vetem, ndersa 3 te tjeret jane larguar me makine. Edhe ky fakt tregon se jo vetem qe nuk kishte asnje paramendim per vrasje, por vrasja ka ndodhur nga pakujsesia, sepse asnjeri nuk e deshironte ardhjen e kësaj pasoje, nga një sherr i momentit dhe banal. Bazuar nga sa trajtuan më sipër, të padnehurit pretendojnë se, mungon paramendimi ne kryerjen e vepres penale te vrasjes , sepse nuk ka asnje prove qe te provojne faktin se kjo vrasje eshte kryer per: Per Motiv interesi siç ishin : vrasja per ndarje pasurie, vrasja me pages, per konflikt toke, trualli, vije uji, per trashegim te pasurise etj, gjithashtu nuk ka asnje prove qe te provoje se kjo vrasje kishte si qellimi perfitim material qe synon te arrije fajtori. Apo per motiv hakmarrje siç ishin: per shkak te nje rrahje , per fyerje, shpifje te meparshme apo per kallzim ne polici, per deshmi te rreme ne gjykate prokurori etj. Edhe perfaqesuesi i akuzes si ne kerkesen per gjykim dhe ne konkluzionet perfundimtare arsyeton per vrasje te thjeshte me dashje dhe vetem si nen i referohet nenit 78 KP, por pa asnje argument apo arsyetim rreth paramdenimit. I vetmi argument mbi te cilin perfaqesuesi i akuzes e mbeshteti paramendimin ne konkluzionet perfundimtare ishte se , sipas tij Ervis Martinaj paska thene se “erdhi ky qe me ka ca lek borxh” dhe sipas akuzes ky eshte motivi qe provon paramendimin. Ky argumenti i akuzes – vazhdojnë pretendimet e tyre të padnehurit – nuk mbeshtetet ne asnje prove , pasi kjo shprehje nuk eshte thene nga Ervis Martinaj. Kjo provohet me deklarimet e Emiljano Tashos, Mirsad Kucanes te cilet kan thene ndryshe, se shkaku i konfliktit ka qene nje sharje e Enton Nikes ne drejtim te tyre dhe asnje fjale e Ervis Martinajt . Edhe logjikisht skishte perse ta thoshte kete sepse ai nuk i kishte asnje lek borxh dhe ata ishin pare dhe para nje gjysem ore ne lokal dhe po te kishte gje per ti thene do t`ia thoshte ne fillim . Se dyti ne deklarimet e Ismet Gaxherrit te dates 11.11.2015, nuk thotë ne asnje vend se, Ervis Martinaj i kishte dhene leke borxh, por ai thote se Ervis Martinajn e njoh nga Ervis Kosova. Ai deklaron se Ervis Kosoves i kishte marre 40.000 euro borxh. Prandaj nuk duhet ngaterruar Ervis Kosova me Ervis Martinajn. Ne keto deklarime Ismet Gaxherri nuk thote ne asnje vende se Ervis Martinaj kishte thene se ja “ erdhi ky qe me ka leke borxh“. Kjo shprehje gjoja e thene nga Ervis Martinaj nuk del nga asnje prove dhe nuk dihet se ku eshte gjetur nga akuza. Prandaj kjo akuzë eshte e pa mbeshtur ne ligj dhe prova. Të pandehurit pretendojnë gjithashtu se, mungon bashkepunimi per kryerjen e vepres penale te vrasjes me paramendim. Ky përfundim sipas të pandehruve rezulton i provuara nga tersia e akteve te ketij procedimi , mjafton qe te permendim disa episode te veprimeve te te gjithe te akuzuarve diten e ngjarjes dhe del qarte se asnjeri nga te akuzuarit e tjere nuk ka asnje lidhje me ngjarjen. Keto episode jane: • Arsyeja e shkuarjes e te gjitheve tek lokal “MURAGA“ ka qene per te ngrene dreke pasi eshte e provuar se qe te kater kane ngrene dreke qetesishte tek ky lokal. Kjo tregon se jo vetem qe nuk ka asnje marreveshje per vrasje, por asnjeri prej tyre nuk e kishte nje mendim kriminal te tille. Nga pamjet filmike te kamerave duket qarte se asnjeri nga te akuzuarit e tjere nuk ka kryer veprime aktive ne drejtim te vrasjes ndaj Enton Nikajt. Perkundrazi nje prej tyre dhe konkretisht Mirsad Kuçana ka tentuar t`i largoje armen Emiljano Tashos ne kohen kur ky i fundit po e godiste ne koke Enton Nikajn me tyten e pistoletes. Fakti qe Emiljano Tasho e ka goditur me tyten e pistoletes ne koke disa here Enton Nikajn tregon qe edhe Emiljano Tasho nuk kishte si qellim vrasjen e tij, le me pastaj te tjeret qe nuk kane kryer asnje veprim apo mosveprim ne drejtim te vrasjes. Pasi ka perfunduar ngjarja qe te 4 kane shkuar dhe kane hipur ne makine per t’u larguar, por ne moment qe ka hypur ne makine Emiljano Tasho eshte pritur shume keq nga te gjithe te tjeret duke i thene se çfare bere, perse e qellove me arme dhe nga debati e siper Emiljano eshte larguar i merzitur nga makina dhe me makine jane larguar vetem ata te 3, ndersa Emiljano eshte larguar ne kembe i vetem . Ky moment tregon se vrasja e Enton Nikajt eshte pritur keq nga te gjithe te tjeret dhe ka patur nje mbetje qefi ndermjet tyre dhe Emiljanos , pra Emiljano eshte larguar i vetem. Nga ky momente del qarte se jo vetem ndermjet tyre nuk ka patur asnje bashkepunim per vrasje, por vrasja e Enton Nikajt i ka ndare shoket e tij me Emiljano Tashon. Bazuar në sa më sipër të pandehurit pretendojnë se, cilësimi ligjor i vepres penale ”Vrasjes me paramendim” e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga nenet 78 e 25 te KP , është i gabuar pasi, jemi para kryerjes së veprës penale te “Vrasjes nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 KP. Nga ana subjektive krimi është kryer nga mungesa e parashikimit të pasojave nga ana e të pandehurit Emiljano Tasho, i cili e ka përdorur armën tip pistolet TT mod 54 mm si mjet të fortë goditës dhe duke mos parashikuar se këto veprime do të ssillnin si pasojë vdekjen e personit nga keqpërdorimi apo moskontrollimi i armës. Të pandehurit Emiljano Tasho, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana e Ervis Martinaj kërkuan pushimin e çështjes penale në ngarkim të tyre sa i takon akuzës së “Plagosjes së lehtë me dashje”, në bashkëpunium, në dëm të shtetasit Ismet Gaxheri, pasi mungon ankimi i këtij shtetasi. Plagosja e lehte me dashje e parashikuar nga neni 89 KP eshte nje veper penale qe nuk ka shume rrezikshmeri prandaj eshte klasifikuar nga ligjvenesi si kundravajtje penale . Nisur nga rrezikshmeria e pakte e saj kjo veper penale ndiqet me ankim, i cili behet nga i demtuari ne Prokurori ose Policine gjyqsore dhe procedimi penal fillon vetem mbi bazen e ankimit, i cili mund te terhiqet ne çdo faze te procedimit. Ankimi për këtë vepër penale është kusht i domosdoshëm për fillimin dhe vazhdimin e ndjekjes pemale. Por, nga ana e prokurorise nuk tergohet se kush ka bere ankimim per kete veper penale. Meqenese nuk ka ankim dhe nuk eshte kerkuar nga askush, akuza per kete veper penale nuk duhej te fillonte me qene se ka filluar nuk duhet te vazhdoje, keshtu qe, bazuar ne nenin 89 KP, 284,290/c, 328.1/c, 387 KPrP , procedimi penal per kete akuze nuk duhej te fillonte, me qene se ka filluar nuk duhet te vazhdoje më dhe duhet pushuar akuza ndaj të katërt të pandehurve të akuzuar per vepren penale te “Plagosjes se lehte me dashje” e kryer ne bashkepunim , parashikuar nga nenet 89-25 të KP. I pandehuri Emiljano Tasho pranoi fajësinë për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 85 dhe dy herë nga neni 278/2,3 (shtuar me ligjin nr.8279, dt.15.01.1998, ndryshuar me ligjin nr.8733, dt.24.01.2001 që parashikon gjobë deri në shtatë vjet burgim) të KP dhe kërkoi një masë dënimi sa më të butë, duke aplikuar sistemin e thithjes së dënimeve, sipas nenit 55 të KP, pas shfuqizimit që ka pësuar një paragraf i këtij neni, nga vendimi nr.9, dt.26.02.2016 i Gjykatës Kushtetuese të RSH. Mbrojtësi i të pandehurit Bujar Hasani kërkoi që ky i fundit të deklarohej i pafajshëm edhe për tre akuzat e tjera, ato të parashikuara nga nenet 84, 89-25 e 278/5 të KP. Sipas këtij mbrojtësi, i pandehuri nuk ka kanosur për asnjë çast shtetasin Ismet Gaxheri. Mbrojtësi i të pandehurit Bujar Hasani pretendoi se, prokurori nuk i ka komunikuar akuzën e parashikuar nga neni 89-25 i KP. Në replikën e tij prokurori i çështjes vërtetoi se, kjo akuzë i është komunikuar me fjalë dhe numër të dispozitës përkatëse të KP por, në fund të aktit ka patur një lapsus. Ky fakt u vërtetua nga kqyrja e aktit të komunikimit të akuzës i nodhur në faqen 249 të vol.IV,të fashikullit për gjykim. Për pasojë, prokurori saktësoi edhe një herë (pasi nuk ndodheshin në rrethanat e parashikuara nga nenet 372, 373 e 374 të K.Pr.Penale) akuzën e parashikuar nga neni 89-25 i KP dhe masën e dënimit për të pandehurin Bujar Hasani në lidhje me këtë akuzë. Gjithashtu, mbrojtësi i të pandehurit Bujar Hasani deklaroi se, neni 278/5 i KP është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.9, dt.26.02.2016. Për pasojë, i pandehuri duhet të deklarohet i pafajshëm edhe nëse vërtetohet se ka patur armë, pasi ky fakt nuk parashikohet më si vepër penale. Madje, sipas mbrojtësit të të pandehurit Bujar Hasani, Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë që të vërtetonte se, sendiu që ka mbajtur në dorë i pandehuri Bujar Hasani ishte pistoletë dhe jo një send i ngjashëm me të, apo pistoletë lodër. I pandehuri Mirsad Kuçana kërkoi deklarimin e pafajshëm edhe për akuzën e kryerjes së veprës penale të « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit », parashikuar nga neni 278/5 i KP, pasi nuk u provua se, ky i pandehur ka mbajtur armë zjarri. Nga pamjet filmike nuk dallohet nëse i pandehuri ka mbajtur armë zjarri. Po ashtu, nuk ka asnjë akt ekspertimi tekniko-balistik që të vërtetojë se, i pandehuri ka majtur armë të tilla. Ndërsa, mbrojtja dhe i pandehuri Erion Biraçi nuk e pranoi fajin por, kërkuan një masë dënimi sa më të butë nëse Gjykata e gjen fajtor për kryerjen e veprës penale të « Përkrahje e autorit të krimit », parashikuar nga neni 302/1 i KP. I pandehuri Erion Biraci deklaroi se, ai ka njohje shoqërore me të pandehurimn Emiljano Tasho dhe ky i fundit ka fjetur edhe herë të tjera në banesën e Erionit. Por, atë ditë Emiljano nuk i kishte treguar se përse po strehohej tek shtëpia e Erionit. Për më tepër, atë ditë Erioni ishte nën efektin e lëndëve narkotike, ndaj të cilave ai është i varur, fakt i provuar edhe nga vërtetimi i qendrës « Aksion Plus » ku kurohet i pandehuri Erion. Përsa i përket kualifikimit ligjor të fakteve të parashtruara sa më sipër Gjykata e faktit ka vërejtur se, do tu refereohet dispozitave ligjore të KP dhe vendimeve të Gjykatës së Lartë e Gjykatës Kushtetuese të RSH të përmendura më sipër në këtë vendim, si më poshtë vijon: 1. Neni 3 i K.Penal, i cili parashikon se : “1.Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale. 2. Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në rast se personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon. 3.Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale” a) nenit 25 i K.Penal “Kuptimi i bashkëpunimit”, i cili parashikon se : “Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre”. b) nenit 26 të K.penal “Bashkëpunëtorët”, i cili parashikon se : “Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe ndihmësit.Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës penale.Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtëpërdrejta për realizimin e veprës penale. Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale.Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh, largim të pengesave, dhënie të premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale, ndihmojnë për kryerjen e saj”. c) nenit 27 të K.Penal “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, i cili parashikon se : “Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre. Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale”. d) vendimet unifikues nr.1, dt.26.03.2002 dhe nr.4, dt.15.04.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të RSH, në të cilët jepet kuptimi i kryerjes së veprës penale në bashkëpunim. e) Nenit 55 të K.Penal, para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.144/2013 dhe nr.135/2015, i cili parashikon bashkimin e dënimeve për disa vepra penale. “1.Kur veprimet ose mosveprimet që përmbajnë elementë të disa veprave penale, si dhe kur personi ka kryer disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë akoma vendim, Gjykata më parë cakton dënimin për çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar. 2. Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e përgjithëshme të dënimeve të caktuara veç e veç, as kufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë. 3. Kur Gjykata çmon se, kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri të madhe të fajtorit, mund të japë si dënim përfundimtar dënimin më të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale…4…” f) nenit 76 të K.Penal « Vrasja me dashje » i cili parashikon se : “Vrasja me dashje, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet.” g) nenit 78/1 te K. Penal « Vrasja me paramendim », parashikon se : « 1.Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.2…. » h) Nenit 84 të K.Penal “Kanosja”, i cili parashikon se : ““Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.” i) Nenit 85 të KP “Vrasja nga pakujdesia”, i cili parashikon se :“Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.” j) Nenit 89 të KP, i cili parashikon se : “Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohëshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet .” k) Nenit 139 të KP, i cili parashikon se : “Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.” l) Nenit 278 të K.Penal, në lidhje me nenin 3 të këtij Kodi dhe vendimin nr.9, dt.26.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese të RSH, për shfuqizimin e paragrafëve V dhe VI të nenit 278 të këtij Kodi, shtuar me ligjin nr.144/2013, ndryshuar me ligjin nr.98/2014. m) nenit 300/1 i K.Penal « Moskallëzimi i krimit », i cili parashikon se : “1.Moskallëzimi i krimit në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose administratës, i një krimi që është duke u kryer apo është kryer dënohet me gjobë apo me burgim gjer në tre vjet. 2.Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit, si dhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit” n) Nenit 302 të KP “Përkrahja e autorit të krimit”, i cili parashikon se : “Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit.” o) Neneve 284 e 387 tyë K.Pr.Penale, të cilët parashikojnë kushtet dhe kriteret e fillimit dhe vazhdimit apo pushimit në rast fillimi të ndjekjes penale nga organi procedues. Nga interpretimi i dispozitave të mësipërme rezulton se : Së pari: në nenet 76, 78 e 85 të K.Penal ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike të marrëdhënieve që garantojnë jetën e personit, nga veprime ose mosveprime të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme që e rrezikojnë atë. Sipas këtyre dispozitave, veprimet që cënojnë marrëdhëniet e sipërpërmendura passjellin përgjegjësi penale. Këto veprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që : • të kenë prekur jetën e personit, duke i shkaktuar vdekjen. • nga ana objektive veprat penale të « Vrasjes me dashje » dhe « Vrasjes me paramendim”, kërkon që këto veprime duhet të jenë aktive, të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme dhe të synojnë marrjen e jetës së personit të dëmtuar nga vepra penale. Nëse autori i ndërmerr të gjitha veprimet, me synimin që të marrë jetën e një personi tjetër por, kjo pasojë, nuk vjen për shkaqe të pavarura nga vullneti i autorit, atëherë këto vepra penale mbeten në fazën e tentativës. Ndërsa, vepra penale e “Vrasjes nga pakujdesia”, kërkon që këto veprime duhet të jenë aktive, të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme dhe të sjellin marrjen e jetës së personit. Mjete e kryerjes së saj janë mjete rrethanore, duar, këmbë, mjete të posaçme për sulm apo vetëmbrojtje por të përdorura në mënyrën e gabuar, etj… • subjekti që kryen këto veprime duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç. • Nga ana subjektive vepra penale e “Vrasjes me dashje”, veprimet e autorit duhet të kryhen me dashje direkte, me qëllim arritjen e vdekjes së personit. Autori e parashikon se, me veprimet e tij, do t’i shkaktojë vdekjen një personi të caktuar – momenti intelektual, si dhe e dëshiron këtë pasojë – momenti volitiv. Gjykata thekson se, këto dy momente duhet të ekzistojnë njëkohësisht në veprimet e autorit të veprës penale dhe në këtë mënyrë determinojnë dashjen e autorit për arritjen e pasojës së dëshiruar. Nëse nuk ekziston njëri prej këtyre momenteve, nuk mund të flasim për dashje direkte, për arritjen e pasojës së ardhur. Ky krim kryhet zakonisht në grindje e sipër, nisur nga motive të dobëta si xhelozi, inat, etj… Motivi nuk është element cilësues i veprës penale të « Vrasjes me dashje » por, do të merret në analizë nga Gjykata, për të arritur në një përfundim të drejtë, sa i përket ekzistencës së njërit prej momenteve të dashjes, në veprimet e autorit të kësaj vepre, e konkretish të momentit volitiv, si dhe përcaktimit të llojit dhe masës së dënimit. Ky moment është i lidhur shumë ngushtë me motivin/et dhe qëllimin, që udhëheq autorin e veprës penale gjatë veprimeve të tij. Sipas doktrinës së të drejtës sonë penale qëllimi është synimi që dëshiron të arrijë autori i veprës penale. Motivi është është shtytja e brendëshme, e cila bën që personi të kryejë veprën penale. Kjo shtytje e brendëshme karakterizohet nga tipare të jetës shpirtërore të personit, të cilat lindin si pasojë e ngacmimeve nga bota e jashtëme (fyerje, dhunë, frikë, inat, xhelozi, etj…). Autorë të tjerë të huaj e përcaktojnë qëllimin si « përfytyrim mbi pasojën e veprës penale…qëllimi ekziston kur përfytyrimi mbi pasojën…që është relevante në të drejtë penale, ka qenë motiv i vendimit, në bazë të të cilit është ndërmarrë veprimi i kryerjes. » Ndërsa, motivin e përcaktojnë si : « …komponent psikologjik i jetës shpirtërore, e cila shtyt personin të ndërmarrë veprimin e caktuar. Motivi zbulon faktorin intim, i cili ka ndihmuar që personi të vendosë dhe të kryejë veprën penale. » Gjykata faktit ka çmuar se, ngacmimet që lindin nga bota e jashtëme janë në korrelacion të drejtë me motivin, që krijohet në botën e brendëshme të personit. Sa më të mëdha të jenë këto ngacmime, aq më i fortë është edhe motivi për të kryer vepra penale. Por, nëse nuk ka motiv, nuk mund të ketë moment volitiv e për pasojë, nuk mund të ketë dashje të autorit për kryerjen e veprës penale të vrasjes. Momenti volitiv shërben për të përcaktuar saktë edhe pasojën që dëshiron të arrijë autori, në rastin e kryerjes së veprimeve të kundërligjshme e shoqërisht të rrezikshme. Si rregull motivi është në korrelacion të drejtë me pasojën e dëshiruar d.m.th nëse motivi është shumë i fortë, atëherë autori ka dëshiruar si pasojë vdekjen e personit ; më pak i fortë d.mth që, autori ka dëshiruar plagosjen e tij (të rëndë apo të lehtë) apo thjesht kanosjen e këtij të fundit. Por, ka edhe rate kur pasoja më e rëndë – vdekja e personit vjen si rezultat i një motivil banal. Ndërsa, vepra penale e « Vrasjes nga pakujdesia » kryhet vetëm nga pakujdesia. Personi nuk e parashikon dhe as nuk e dëshiron ardhjen e pasojës megjithëse, në kushtet dhe rrethanat në të cilat vepron, duhet ti kishte parashikuar këto pasoja. Por, i pandehuri duke vepruar me menjdelehtësi, duke beasuar tek aftësitë e veta apo tek veprimet e viktimës apo të të tretëve beson se, mund të mos ketë pasoja nga veprimet e tij të kundërligjshme e shoqërisht të rrezikshme. • Gjate kryerjes se vepres penale te “Vrasjes me paramendim”, (dolus praemeditatus), nga ana subjektive e autorit te vepres kerkohet patjeter ekzistenca e njëkoheshme e disa kushteve : 1) kalimi i nje kohe relativisht te gjate midis shkakut provokues dhe kohes se kryerjes se krimit ; 2) ekzistenca e një plani kriminal për arritjen e pasojës ; Gjate kesaj kohe, mendimi kriminal për vrasjen e personit, kalon ne disa faza ne mendjen e te pandehurit derisa, i pandehuri kristalizon dhe parashikon me gjakftohtesi dhe qetesi shpirterore tere veprimtarine e tij kriminale (percaktimin e kohes, vendit, gjetjen e mjeteve per realizimin e vrasjes, etj…), per arritjen e pasojes (vdekjes e viktimes) ; 3) ekzistenca e një motivi, te dobet, i cili te mos jete i parashikuar nga pg.II i nenit 78 i K.Penal aktual (gjakmarrje, hakmarrje) apo neni 79 (cilesi te veçanta) i K.Penal aktual perndryshe, do te kishim nje kualifikim ligjor sipas ketyre dispozitave. Së dyti : në nenin 84 të KP ligjvënësi marrëdhëniet që kanë të bëjnë me sigurimin e jetes dhe shendetit te personit, i ka cilësuar si marrëdhënie të një rëndësie të vecantë, të cilat mbrohen posaçërisht nga legjislacioni penal. Sa më sipër, për ligjvënësin veprimet që cojnë në cënimin e këtyre marëdhënieve do të konsiderohen si kundërvajtje penale, e parashikuar si e tillë nga neni 84 i K.Penal, vetëm nëse plotësojnë këto kushte : • objekt i veprimeve të jetë jeta dhe/ose shëndeti i personit. • Nga ana objektive kanosja duhet të jetë serioze, d.m.th. së pari: që forma dhe përmbajtja e këtyre veprimeve të mos lënë asnjë shteg dyshimi tek i dëmtuari se, vepra penale për të cilën bëhet kanosja do të realizohet menjëherë. Fakti nëse kanosja është serioze apo jo do të zgjidhet rast pas rasti, në varësi të kushteve, rrethanave, intesitetit të veprimeve të të pandehurit, mjeteve të përdorura, mënyrës së kanosjes etj….; së dyti: kanosja duhet të bëhet për vrasje ose për plagosje të rëndë dhe jo për kryerjen e një vepre penale tjetër. • subjekti që kryen këto veprime mund të jetë cdo person që ka mbushur moshën 16 vjec dhe është i përgjegjshëm. • Këto veprime kryhen me dashje direkte. Motivate që qëllimi nuk kanë rëndësi përcaktuese por, mbahen parasysh nga GJykata në individualizimin e llojit dhe masës së dënimit. Së treti: në nenin 139 të KP ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike në drejtim të pronës (pasurisë), cënimi i të cilës passjell përgjegjësi penale. Këto veprime që kanë sjellë cënimin e pronës, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që : • objekti i veprës penale të jetë konkret dhe i vlerësueshëm; • nga ana objektive i pandehuri me veprime aktive, të kundraligjshme të ketë hedhur në dorë, në mënyrë të fshehtë ose, të hapur pasurinë e një personi tjetër, duke pakësuar në këtë mënyrë pasurinë e këtij të fundit. Sipas nenit 139, që krimi i vjedhjes të quhet i përfunduar duhet të konkurrojnë dy elemetë : a)-pronari ose poseduesi zhvishen nga posedimi i pasurisë (sendit) dhe b)-autori i veprës penale jo vetëm ta hedhë në dorë pasurinë e vjedhur por, edhe të mund ta gëzojë dhe disponojë atë lirisht përndryshe, krimi i vjedhjes mbetet në tentativë (neni 22 i K.Penal). Sipas nenit 139 të KP, kërkohet si rrethanë cilësuese, kryerja e vjedhjes me anë ëtë përdorimit të dhunës. Dhuna në përgjithësi është fizike (rrahje, goditje me duar, sende të forta, etj…) por, ka raste kur kjo vepër kryhet edhe nëpërmjet dhunës psikike (psh: kanosje). Nëse, krim kryhet në bashkëpunim dhe atëherë, ky fakt do të shërbejë si rrethanë rënduese, në kuptim të pikës gj) të nenit 50 të K.Penal dhe gjykata do të mbajë parasysh rolin e secilit prej autorëve gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.; • subjekti i veprës penale, duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale në kohën e kryerjes së veprës, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç, si dhe të ketë qenë dhe të jetë i mendërisht i përgjegjshëm; • hedhja në dorë e pasurisë së tjetrit nga i autori i vepër penale duhet të bëhet me qëllim përfitimi, për mos t’ju kthyer më pronarit. Së katërti: në nenin 55 të KP parashikohet caktimi i dënimeve për disa vepra penale, në ratet kur i pandehuri ka kryer më shumë se një vepër penale. Neni 9 i ligjit nr.144/2013, që ka shtuar nenin 55 të KP-së kishte parashikuar se : “Dënimi më i rëndë i shtuar në rastin kur personi ka kryer një krim kundër jetës me dashje, me përdorimin pa leje të armëve luftarake dhe municionit, përbëhet nga shuma e përgjithshme e dënimeve për secilën vepër penale”. Me vendimn nr.9, dt.26.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese të RSH kjo dispozitë u shfuqizua. Sipas këtij vendimi vlerësohet se : “ 26. Në këtë kontekst, duke përcaktuar mënyrën e dhënies së dënimit, sipas metodologjisë së parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 55 të KP-së, ligjvënësi u ka hequr gjykatave të sistemit gjyqësor të drejtën të vlerësojnë pikërisht elementet e parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 47 të KP-së të përmendura më lart (prg. 23), të cilat janë jo vetëm përcaktuese në individualizimin e drejtë të dënimeve penale, por njëkohësisht janë edhe në kompetencën ekskluzive të gjyqësorit. Në vlerësimin e Gjykatës ky rregullim i ri përbën cenim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë funksionale të pushtetit gjyqësor. 27. Si konkluzion, Gjykata arrin në përfundimin se shtesa e bërë në nenin 55, paragrafi i dytë i KP-së, cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, si dhe përbën kufizim të kompetencave në dhënien e drejtësisë. Për pasojë, pretendimi i gjykatës referuese se ky rregullim vjen në kundërshtim me nenet 7, 135/1 dhe 145/1 të Kushtetutës, është i bazuar.” Për pasojë, ka mbetur në fuqi rregulli i mëparëshëm që lejon Gjykatën të aplikojë të dy sistemet (atë të thithjes ose mbkedhjes aritmetike) në varësi të kushteve dhe rrethanave në të cilat kanë ndodhur veprat penale dhe në të cilat është i pandehuri. Gjykata vëren se, me nenin 1 të ligjit nr.135/2015, i cili ka hyrë në fuqi në 22.01.2016 është shtuar sërish nënenin 55 paragrafi i shfuqizuar me vendimin nr.9, dt.26.02.2016 të GjK. Por, në bazë të nenit 3/3 të KP Gjykata do të aplikojë gjatë bashkimit të dënimeve, ligjin penal më favorizues për të pandehurit, i cili është neni 55 para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.144/2013 dhe me ligjin nr.154/2015. Së pesti : në nenin 278 të K.Penal ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike të marrëdhënieve që garantojnë rendin dhe sigurinë publike, nga veprime të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme e konkretisht nga mbajtja dhe përdorimi pa lejen e organeve kompetente të armëve dhe municioneve luftarake. Këto veprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji duhet që : • arma e mbajtur nga personi të jenë teknikisht të aftë për të realizuar qitje; • nga ana objektive këto vepra realizohen me mbajtjen e një arme luftarake në kuptim të ligjit “Për armët” dhe kërkon si kusht të domosdoshëm që personi, që mban këtë armë të mos jetë i autorizuar nga organet kompetente shtetërore, për të mbajtur të tilla sende. Me ligjin nr.144/2013 neni 278 është ndryshuar, duke detajuar dënimin për autorët e kësaj vepre penale në varësi të vendit ku ata mbajnë armën. Nëse arma mbahet në shtëpi autori dënohej sipas paragrafit të tretë nga një deri në pesë vjet burgim. Nëse e mban armën në ambjente publike, apo në mjete të motorrizuara atëherë vepra do të cilësohej sipas paragrafit të pestë të nenit 278 të KP. Me nenin 43 të ligjit nr.98/2014 sërish neni 278 pësoi ndryshime : u shtua paragrafi i katërt, paragrafi i katërt ekzistues u bë paragrafi i pestë dhe paragrafi i pestë ekzistues u bë paragrafi i gjashtë. Me vendimin nr.9, dt.26.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese të RSH u vendos : “Shfuqizimi i paragrafit të pestë dhe të gjashtë të nenit 278 të Kodit Penal, shtuar me ligjin nr.144/2013, ndryshuar me ligjin nr.98/2014”. Me nenin 17 të ligjit nr.135/2015 u ndryshua sërish neni 278 i KP, duke shtuar dy paragrafë të rinj përpara paragrafit të parë, duke ndryshuar sërish renditja e paragrafëve dmth paragrafi i pestë ekzistues u bë paragrafi i shtatë dhe paragrafi i gjashtë ekzistues u bë paragrafi i tetë. Në këto kushte, pas vendimit nr.9, dt.26.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese mbajtja pa leje e armvëe parashikohet vetëm nga paragrafi i pestë i nenit 278 të KP, i cili parashikon se : “Mbajtja e armëve në banesë pa lejen e organeve kompetente dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.” Gjykata vëren se, nuk mund të aplikojë paragrafin e dytë të nenit 278, para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.144/2013, pasi ky paragraf është ndryshuar tërësisht dhe nuk ekziston më në formën e mëparëshme. Fakti që GJK ka shfuqizuar paragrafin e pestë, të shtuar me ligjin nr.144/2013 nuk do të thotë se, i ka dhënë fuqi paragrafit të dytë të këtij neni, të shfuqizuar me nenin 5 të ligjit nr.144/2013. Nga ana tjetër Gjykata vëren se, vepra penale e armëmbajtjes pa leje parashikohet si e tillë nga paragrafi i pestë ekzistues i nenit 278 të KP, i cili parashikon një dënim nga një deri në pesë vjet burgim. Për pasojë pretendimi se, ligji nuk e parashikon më veprën penale të armëmbajtjes pa leje është i pabazë. • subjekti që kryen këto veprime duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç, për të qenë subjet i veprës penale të parashikuar nga neni 278/4 i KP; • Veprimet e autorit duhet të kryhen me dashje direkte. Së gjashti : në nenet 300 e 302 të K.Penal ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme të marrëdhënieve që rregullojnë punën dhe funksionimin normal të organeve të drejtësisë në veçanti dhe aparatit shtetëror në tërësi. Shtetasit duhet të jenë të përgjegjshëm për zbatimin e ligjit dhe në rast se shohin ndonjë shkelje të tij janë të detyruar të njoftojnë menjëherë në organet përkatëse, përndryshe moskallëzimi përbën vepër penale. Mirëpo, jo çdo moskallëzim do të quhet nga ligji si vepër penale. Vetëm moskallëzimi nga personat që nuk janë parashikuar nga pg. II i kësaj dispozite, i një veprimi të paligjshëm, i cili përbën krim dhe jo kundërvajtje penale apo shkelje administrative, do të konsiderohet nga ligji si vepër penale dhe si i tillë do të dënohet. Gjithashtu, shtetasi duhet të jenë të kujdeshëm që të mos ndihmojnë autorët e veprave penale, me qëllim që këta të fundit ti shpëtojnë kapjes apo arrestimit të tyre. Edhe në këtë rast, ligji parashikon vetëm një kategori të caktuar personash, të cilët nuk mbajnë përgjegjësi penale nëse kryejnë të tilla veprime. Këto veprime apo mosveprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që : • të kenë prekur marrëdhëniet që rregullojnë punën dhe funksionimin normal të organeve të drejtësisë në veçanti dhe aparatit shtetëror në tërësi. • nga ana objektive vepra penale e moskallëzimit të krimit kryhet me mosveprim. Shtetasi megjithëse vjen në djeni të një krimi, nuk e kallëzon atë në organet përkatëse, megjithëse e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë. Këto organe nuk janë vetëm organet e rendit publik apo ato të ndjekjes penale. Shtetasi është i detyruar të njoftojë çdo krim tek çdo autoritet i pushtetit vendor apo, qëndror i njohur në njësinë administrative ku, ky shtetas banon. Ndërsa, vepra penale e përkrahjes së autorit të krimit kryhet me veprime aktive (furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit) • subjekti që kryen këto veprime duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç. Gjtithashtu nuk duhet të jetë subjekt i parashikuar nga pg.II i këtij neni. • Veprimet e autorit tek të dy këto vepra penale duhet të kryhen me dashje direkte. Tek vepra penale e parashikuar nga neni 300 i KP qëllimi dhe motivet nuk kanë rëndësi por, mbahen parasysh nga Gjykata në caktimin e llojit dhe masës së dënimit. Ndërsa, tek vepra penale e parashikuar nga neni 302 i këtij Kodi qëllimi është element cilësues. Në rastin konkret, nga shqyrtimi gjyqësor i akteve të ndodhura në fashikullin e prokurorit, të cilat morën vlerën e provave, për shkak të zhvillimit të gjykimit të shkurtuar sipas nenit 403 e vijues të K.Pr.Penale,ka rezultuar plotëisht e provuar se, më dt.11.11.2015 në ambjentet e parkingut të local “MURAGA” në Linzë, Tiranë, ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Enton Nika dhe i plagosur shtetasi Ismet Gaxherri. Për këtë ngjarje Prokuroria ka marrë të pandehurit shtetasit Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana e Emiljano Tasho për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 89-25 78-25, 278 të KP, si dhe shtetasin Erion Biraçi për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302 i KP. Por, nga shqyrtimi gjyqësor i provave të përmendura më sipër nuk u arrit të provohej se, të pandehurit Bujar Hasani, Emiljano Tasho, Ervis Martinaj e Mirsad Kuçana kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me paramendim për të vrarë shtetasin Enton Nikaj. Në lidhje me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 78-25 të KP, nga të pandehurit Bujar Hasani, Emiljano Tasho, Ervis Martinaj e Mirsad Kuçana. Nga analiza e këtyre provave Gjykata Apelit ashtu sic ka konkluduar gjykata faktit arrin në përfundim se, ngjarja është zhvilluar si më poshtë vijon : i pandehuri Emiljano Tasho eshte banor i qyetit te Tiranes dhe ka lidhje shoqërore me te pandehurit Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana dhe Erjon Biraçi. Më dt.11.11.2015, rreth ores 11:00, i pandehuri Emiljano Tasho ka dale nga banesa e tij dhe me nje taksi ka shkuar tek nje lokal ne afersi te Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. Aty, i pandehuri Emiljano eshte takuar me te pandehurin Ervis Martinaj, i cili ishte nen shoqerine e te pandehurit Mirsad Kuçana dhe Buajr Hasani. Të pandehurit kanë qendruar per rreth tridhjet minuta ne kafe dhe me pas të pandehurit janë larguar nga lokali për të shkuar tek lokal “Muraga” në Linëz, Tiranë per te ngrene drekë. Ata kanë lëvizur me makinen tip “Benz- Mercedez” te blinduar me trage AA 725 MD, qe e drejtonte i pandehuri Ervis Martinaj. Në vendin e pare te mjetit eshte ulur i pandehuri Mirasad Kuçana, kurse ne ndenjësen pas eshte ulur i pandehuri Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani. Versioni i Prokurori së se, gjate rruges i pandehuri Ervis Martinaj u ka thënë te pandehurve Mirsad dhe Emiljano se do te shkonin tek vendi qe i thone “Brryli”, per te marre me vete edhe te pandehurin Bujar Hasani, i cili i priste aty ne rrugë, nuk është i bazuar në asnjë provë të ndodhur në dosje. Pasi kan hyre ne ambjetet e jashtme te lokal “MURAGA” i pandehuri Ervis Martinaj ka parkuar mjetin ne parkingun e lokalit. Më pas, të katër të pandehurit kanë shkuar dhe jane ulur ne nje tavoline, qe ndodhet ne ambjentet e jashtme te lokalit. Në deklarimet e tij shtetasit Ismet Gaxheri ka sqaruar se, ditën e ngjarjes ai nuk ka komunikuar fare me të pandehurin Ervis Martinaj. Madje me këtë shtetas ai kishte afro 1 vit e gjysëm që nuk ka patur kontakte telefonike, pasi i ka patur një shumë parash borxh të cilat ia kishte shlyer dhe që atëherë nuk ka patur asnjëlloj kontakti me këtë shtetas. Ismeti tregon se, ka qënë në dijeni të faktit që i pandehuri Ervis Martinaj ishte tek lokal “Muraga”, pasi ka qënë vetë në lokal, kur ka parë që i pandehuri Ervis së bashku me tre persona të tjerë ka ardhur dhe janë ulur në verandën e jashtme të lokalit, diku rreth 10 metra larg tavolinës, ku ka qënë ulur Ismeti me së bashku me Enton Nikën, me vëllanë e tij dhe shoku tjetër Gerti. Kur kanë hyrë në lokal Ismeti i ka parë dhe ata i panë por, nuk kanë folur dhe as janë përshëndetur me njëri-tjetrin. Më pas ai me Entonin janë çuar pas 5 minutash dhe kanë shkuar tek “Brryli” ku kanë takuar një shokun e tyre. Në vijim Ismet Gaxherri ka shpjeguar se, me te pandehurin Ervis Martinaj nuk ka patur lidhje të ngushta shoqërore por, para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë prej 280 mijë eurosh, pasi ka hapur një lokal në Linzë. Këtë shumë parash Ismeti ia ka shlyer pas dy vitesh dhe aktualisht nuk ka asnjë borxh këtij shtetasi. Ne lokal te pandehurit kanë ngrene dhe kanë pirë per rreth dy ore dhe me pas, ata kane vendosur qe te largohen. Në fillim nga tavolina eshte çuar i pandehuri Emiljano Tasho dhe pas tij jane çuar edhe te pandehurit e tjere, te cilet kan shkuar tek parkingu, ku ndodhej makina e tyre. Pasi te pandehurit jane afruar tek makina, i pandehuri Ervis Martinaj ka hypur tek vendi i shoferit. Në vendin e pare eshte ulur i pandehuir Mirsad Kuçana dhe në ndenjëset e pasme janë ulur te pandehurit Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani. Pas ketij momenti mjeti ka filluar te leviz per te dale nga parkingu i lokalit. Pasi i pandehuri Ervis Martinaj ka ecur disa metra me makine, ai ka pare duke hyre ne parkingun e lokalit me nje makinë pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri, i cili ishte i shoqeruar nga shtetasi Enton Nikaj. Prokuroria pretendon se, sapo ka pare shtetasin Ismet Gaxherrin, i pandehuri Ervis Martinaj ka ndaluar menjëhere makinen e tij, duke u shprehur te pandehurve te tjere me fjale se: “Erdhi ky qe me ka ca lek borxh”. Gjykata vëren se, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se, i pandehuri Ervis Martinaj ka thënë këto fjalë. Ky është një dyshim i pabazur në prova, i organit të akuzës për të krijuar motivin e ngjarjes. Por, Bazuar në nenin 4 të K.Pr.Penale çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit. Nga pamjet filmike të rregjistruara nga kamera nr.11 dhe të transkriptuara në dosje rezulton se, i pandehuri Martinaj ka dale nga makina e tij. Sipas deklarimit të të pandehurve Emiljano Tasho dhe të pandehurit Mirsad Kuçana si dhe të mbrojtësve të të pandehurve Ervis Martinaj e Bujar Hasani pretendohet se, në këtë moment Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis. Po nga këto pamje dhe nga deklarimet e shtetasit Ismet Gaxheri konstatohet se, ky i fundit e ka parë të pandehurin Ervis Martinaj dhe i është drejtuar me fjalët “Viso çkemi”. I pandehuri Ervis Martinaj i është përgjigjur se “nuk kam punë me ty” dhe i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë “o çuni hajde një sekondë”. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë : “A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj”. Entoni i ka thënë “qofsh me shëndet, unë jam Enton Nikaj dhe më largo pak ate doren nga supi se ta këpus atë dorë” dhe menjehere ja ka kapur doren duke ia larguar. Në këtë moment është afruar Mirsad Kuçana dhe e ka qelluar me grusht të ndjerin Enton Nika. Gjykata vëren se, ne momentin qe i pandehuri Ervis Martinaj ka dale nga makina edhe te pandehurit Emiljano Tasho, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana kanë dalë nga makina dhe jane afruar aty ku po qendronte shtetasi Ismet Gaxherri dhe po ndiqnin biseden qe po zhvillonte i pandehuri Ervis Martinaj me shtetasin Enton Nika. Ndërsa kur, i pandehuri Mirsad Kuçana dhe Ervis Martinaj kanë filluar të godasin me grushta të ndjerin Enton Nikaj, shtetasi Ismet Gaxherri i eshte drejtuar te pandehurit Ervis Martinajt me fjale duke i thenë se “Ndalo mos i gjuaj atije se eshte miku im….”. Ai ka goditur me grusht dhe ka tentuar qe te afrohej ne drejtim te pandehurit Ervis Martinaj. Por, nuk ka mundur pasi është goditur me grushta dhe sende të forta nga të pandehurit e tjerë. Në vijim konstatohet se, të pandehurit Mirsad Kuçana, Bujar Hasani dhe Emiljano Tasho kane nxjerre dhe mbajtur në duar disa sende të ngjashme me armët e zjarrit tip pistoletë. Te pandehurit Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana, te cilet kanë goditur fillimisht shtetasin Ismet Gaxherri edhe me këto sende ne koke duke i shkatuar demtime. Në vijim, i pandehuri Bujar Hasani nen kercenimin e këtij sendi të ngjashëm me një armë pistoletë ka mbajtur te ulur ne gjunje te demtuarin Ismet Gaxherri, me qellim qe te mos kryente asnje veprim dhe te mos i shkonte ne ndihme shokut te tij Enton Nika. Ky i fundit po goditej me grushte shqelma dhe sende të forta nga ana e te pandehurve Ervis Martinaj, Emiljano Tasho dhe Mirsad Kuçana ne pjese te ndryshme te trupit. Ne nje moment me gjakftohtesi, Prokuroria pretendon se, të pandehurit e ekzekutojnë shtetasin Enton Nikaj dhe nje veprim te tillë e kryen i pandehuri Emiljano Tasho. Por, nga pamjet filmike të rregjistruara nga kamerat e sigurisë së lokalit, të cilat janë transkriptuar edhe me fotografi, të ndodhura në dosje rezulton se, momenti i ekzekutimit të shtetasit Enton Nika nuk është rregjistruar, pasi personat kanë qenë jashtë fushë-pamjet së kamerave (nr.11) Për pasojë, pretendimi i organit të akuzës se, ekzekutimi është bërë me gjakftoëhtësi, në bashkëpunim nga të katër të pandehurit është i pabazuar në prova por, thjesht në analizën e veprimeve të të pandehurve. Madje, edhe vetë dëshmitari okular i ngjarjes shtetasi Ismet Gaxheri deklaron se nuk e ka parë se, cili shtiu mbi shtetasin Enton Nika. Ky deklarim bëhet i besueshëm edhe nga pamjet flimike të rregjistruara ku shihet se, Ismet Gaxheri nuk kishte mundësi të shihte shtetasin Enton Nika ndërsa, goditej fizikisht nga të pandehurit Ervis, Mirsad e Emiljano. Ndërkohë që, nga deklarimet e vetë të pandehurit Emiljano Tasho rezulton se, ai ka shtirë pa u marrë vesh paraprakisht me të pandehurit e tjerë. Ky i pandehur si gjatë hetimeve paraprake ashtu edhe gjatë gjykimit ka pranuar faktin se, e ka vrarë ai shtetasin Enton Nika por, vrasja ka qenë aksidentale. Ai ka përdorur pistoletën, që mbante pa leje, si send të fortë për të goditur dhe dëmtuar të ndjerin por, jo si armë zjarri për ta vrarë atë. Këtë pretendim e provon me fatin se, ai ka shtirë vetëm një herë. Nëse do të kishte qëllim ta vriste Enton Nikën, ai kishte mundësi të shtinte disa herë dhe në vend jetik. Pas ngjarjes ai eshte larguar ne kembe dhe se armen e krimit e ka hedhur ne nje pellg me uje. Gjykata vëren se, gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes jane gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 (një) gëzhojë model 54 mm, me markerim 1165, si dhe janë marrë me anë të tamponave steril mostra të njollave të kuqe si ato të gjakut, me qëllim kryerjen e ekspertimeve të mëtejshme kimike në laboratorin e Policise Shkencore. Nuk është gjetur asnjë armë tjetër, gëzhojë, fishek apo faktor plotësues tjetër qitejeje. Sipas aktit të ekspertimit balistik nr.11182 dt.19.11.2015 është arritur në konkluzionin se : ”gëzhoja objekt ekspertimi me markerimin 1165 u përket fishekëve luftarak standart të modelit 54, kalibër 7.62 mm, që përdoret për pistoletat TT, Zastava, si dhe automatikët PMSH, PPS të kalibrit 7.62 mm. Në këtë gëzhojë evidentohen gjurmë të qitjes së rregullt me armë zjarri me vlera identifikuese. Kjo gëzhojë nuk është qitur nga armët që kanë qitur gëzhojat e sekuestruara në ngjarjet e ndodhura në Rrethin e Tiranës që janë rregjistruar në sistemin ARSENAL” Në deklarimet e tij para Gjykatës faktit i pandehuri Mirsad Kuçana, i cili sqaron se, me dorën duke i shtyre armen Emiljano Tashos qe te mos e perdorte ate, por i pandehuri Emiljano Tasho nuk është ndalur. Emiljano e ka shkrepur armën vetëm një herë. Plumbi ka depertuar ne doren e majtë te Mirsad Kuçanes, me pas ka bere rikoshet ne pjesen e klavikules se të ndjerit Enton Nika dhe me pas ka hyre ne pjesen e siperme te qafes dhe ka dale ne pjesen e siperme te kokes, ku per pasoje fatkeqesisht ka gjetur vdekjen Enton Nika. Kjo trajektore e plumbit dhe dëmtimi edhe i vetë të pandehurit Mirsad Kuçana bazohet edhe në aktet e ekspertimeve mjeko-ligjorë të të pandehurit Mirsad dhe të kufomës së shtetasit Enton Nika. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.555, dt.11.12.2015 për kufomën e shtetasit Enton Nika ku në arritur në konkluzion se në trupin e kufomës së shtetasit Enton Nika janë konstatuar : “Plagë tejshpuese armë zjarri në kokë me vrime hyrje në anën e majtë dhe të sipërme të qafës dhe vrimë dalje në regjionin parietal të djathtë, me dëmtime kockore të bazës së kafkës dhe kapakut të kafkës në regjionin parietal të djathtë, dëmtim i masës trunore. Plagë armë zjarri qorre në regjionin klavikular të majtë me dëmtim të muskujve dhe klavikulës së majtë me depozitim dhe të blozës në inde. Dy plagë në regjionin oksipital (në pjesën e përparme të kokës) ekimoza rreth saj. Ekimoza, enjtje, dërmishtje, gërvishtje në anën e djthtë të ballit, anën e djathtë të fytyrës, anën e majtë të gjoksit dhe dorën e majtë. Plaga tejshkuese e kokës me vrime hyrje në pjesën e sipërme dhe të majtë të qafës dhe ajo e regjionit maiklavikular të majtë janë shkaktuar nga qitja me armë zjarri. Drejtimi i qitjes ka qënë nga e majta në të djathtë, paksa nga poshtë lart si dhe lart poshtë për plagën medioklavikulare të majtë. Rreth plagës vrimë hyrje në pjesën e sipërme të qafës nuk u konstatuan faktorë të qitjes, ndërsa në plagën vrimë hyrje të regjionit mediklavikular u konstatuan faktorë plotësues të qitjes, Plagët në regjionin oksipital (në pjesën e pasme të sheshit të kokës) ekimozat, enjtja, dërmishtjet, gërvishtjet në anën e djathtë të ballit, në anën e djathtë të fytyrës, anën e majtë të gjoksit dhe dorën e majtë janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Shkaku i vdekjes se shtetasit Enton Nikaj ka ardhur nga kontuzioni i rëndë i trurit si pasojë e dëmtimit të tij nga kalimi i predhës në të.” Sipas aktit të ekspertimit nr.283 dt.14.01.2016 të faktorëve plotësues të qitjes rezulton se : ”në këmishën dhe rrobat e tjera të kufomës Enton Nika nuk është evidentuar prania e nitriteve dhe nitrateve”. Edhe nga diskutimi përfundimtar i mbrojtësve të të pandehurve Bujar Hasani dhe Ervis Martinaj nuk rezulton se, të pandehurit kanë bërë marrëveshje paraprake mes tyre për të vrarë shtetasin Enton Nika. Madje, mbrojtësit, duke u shprehur në emër dhe për llogari të të pandehurve, pretendojnë se, ata kanë debatuar me të pandehurin Emiljano Tasho për vrasjen e shtetasit Enton Nika dhe nuk kanë pranuar të qëndrojnë në të njëjtin automjet me të. Sa më sipër Gjykata Apelit cmos se drejte gjykata faktit ka arritur në përfundimin se, edhe ky pretendim i organit të akuzës është një dyshim i pabazur në prova, për të krijuar rrethanën e paramendimit dhe bashkëpunimit në vrasje. Por, bazuar në nenin 4 të K.Pr.Penale çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit. Për pasojë, pretendimi se, i njderi Enton Nika është ekzekutuar me gjakftohtësi dhe në bashkëpunim nga të padnehurit nuk qëndron. Prokuroria pretendon se, i pandehuri Ervis Martinaj dhe Emiljano Tasho kujdesen per te zhdukur edhe provat materiale, pasi janë rikthyer në vend-ngjarje dhe kanë kontrolluar për të gjetur dhe zhdukur gëzhojën e qitur nga arma e të padnehurit Emiljano Tasho. Pak sekonda më pas, i pandehuri Ervis Martinaj shikon se, ne parkingun e lokalit futet nje mjeti tip “Mercedes Benz” nga ku zbret shtetasi Lulzim Gaxherri. Në deklarimet e tij të dhëna më dt.11.11.2015 (fq.109-110 vol.III) Ismet Gaxherri ka deklaruar se, pas te shtenes, i pandehuri Ervis Martinaj se bashku me tre pandehurit e tjere eshte larguar dhe mbas disa sekondash eshte rikthyer perseri aty dhe po kerkonte dicka. Njeri prej personave qe ishte se bashku me Visin i ka thenë atij ta qe “ ta vrasim dhe kete se do na mari ne qafe ky do flasi”. Ndersa Visi i ka then qe “jo lere” dhe i është afruar Ismetit duke i thënë se : “Po fole do te ti vrasë të gjithë në familje çfarë ke” dhe më pas janë larguar. Pastaj i pandehuri Martinaj i drejtohet Lulzimit, duke i kerkuar qe te zhduket kamerat e sigurise se lokalit dhe te mos fliste me njeri se ndryshe do ti vriste gjithë familjen. Me pas te kater të padnehurit jane drejtuar per tek makina, kane hyre brenda ne makine. Gjykata vëren se, asnjë akuzë e tillë nuk është ngritur kundër këtyre të pandehurve. Për pasojë, këto veprime nuk mund të jenë objekt i shqyrtimit gjyqësor. Pavarësisht këtij fakti Gjykata vëren se, ky është një interpretim i organit të akuzës të veprimeve të të pandehurve të fiksuara edhe nga kamerat e sigurisë së lokal “Muraga” dhe jo një fakt i bazuar në prova. Të pandehurit pretendojnë se, ata kane debatuar me Emiljano Tashon se perse e beri kete gjë dhe ai u është përgjigjur se nuk desha por më shkrehu arma pa dashje pas kontaktit me dorën e Mirsadit. Nga debati qe eshte bere me te, Emiljano Tasho ka zbritur nga makina, ka shikuar edhe njehere se çfar kishte ndodhur me Entonin dhe me pas eshte larguar i vetem ne kembe. Ndersa tre te tjeret jane larguar me makinen me targe AA 725 MD dhe largohen me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, shtetasit Ismet e Lulzim Gaxherri i shkojnë në ndihmë shtetasit Enton Nikaj si dhe njoftojnë policinë për njarjen e ndodhur. Në deklarimet e tij si më dt.11.11.2015 ashtu edhe ato të dt.22.01.2016 shtetasit Ismet Gaxheri ka sqaruar se, ditën e ngjarjes ai nuk ka komunikuar fare me të pandehurin Ervis Martinaj. Madje me këtë shtetas ai kishte afro 1 vit e gjysëm që nuk ka patur kontakte telefonike, pasi i ka patur një shumë parash borxh të cilat ia kishte shlyer dhe që atëherë nuk ka patur asnjëlloj kontakti me këtë shtetas. Ismeti tregon se, ka qënë në dijeni të faktit që i pandehuri Ervis Martinaj ishte tek local “Muraga”, pasi ka qënë vetë në local, kur ka parë që i pandehuri Ervis së bashku me tre persona të tjerë ka ardhur dhe janë ulur në verandën e jashtme të lokalit, diku rreth 10 metra larg tavolinës, ku ka qënë ulur Ismeti me së bashku me Enton Nikën, me vëllanë e tij dhe shoku tjetër Gerti. Kur kanë hyrë në lokal Ismeti i ka parë dhe ata i panë por, nuk kanë folur dhe as janë përshëndetur me njëri-tjetrin. Më pas ai me Entonin janë çuar pas 5 minutash dhe kanë shkuar tek “Brryli” ku kanë takuar një shokun e tyre. Në vijim Ismet Gaxherri ka shpjeguar se, me te pandehurin Ervis Martinaj nuk ka patur lidhje të ngushta shoqërore por, para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë prej 280 mijë eurosh, pasi ka hapur një lokal në Linzë. Këtë shumë parash Ismeti ia ka shlyer pas dy vitesh dhe aktualisht nuk ka asnjë borxh këtij shtetasi. Lidhur me faktin se, cili ka qënë shkaku i këtij konflikti Ismet Gaxherri ka deklaruar se, ai nuk e di përse ka ndodhur ky konflikt. Bazuar në sa më sipër, Gjykata e Apelit ndryshe nga sa ka pretenduar organi i akuzes arrin në përfundimin, se vepra penale e vrasjes së shtetasit Enton Nika më dt.11.11.2015 është kryer pa paramendim dhe jo në bashkëpunim nga të pandehurit Emiljano Tasho, Bujar Hasani, Ervis Martinaj e Mirsad Kuçana. Vrasja e shtetasit Enton Nika është kryer nga i pandehuri Emiljano Tasho, si pasojë e eksesit të këtij të pandehuri, gjatë kohës kur ai së bashku me të pandehurit e tjerë po godisnin me grushta, shkelma e sende të forta të ndjerin Enton Nika dhe shtetasin Ismet Gaxheri. Ky përfundim i Gjykatës bazohet në rrethanat si më poshtë vijon : Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet të pandehurve Mirsad Kuçana, Bujar Hasani, Ervis Martinaj dhe Emiljano Tasho. Gjykata vëren se, bazuar ne teorine e se drejtes penale bashkepunimi ne kryerjen e nje vepre penale ka ne bazen e tij marreveshjen ndermjet bashkepuntoreve . Nga pikpamja objektive vepra penale eshte produkt i veprimtarise se perbashket te bashkepuntoreve, i kontributit qe ka dhene secili dhe te gjithe se bashku ne permbushjen e saj me veprime aktive ose mosveprime. Qe te ekzistoje bashkepunimi ne nje veper penale eshte e domosdoshme qe jo vetem veprimet e ekzekutorit, por edhe veprimet ose mosveprimet e çdo pjesmarresi tjeter te lidhen ngusht me pasojen kriminale, ne tersi dhe veç e veç te kene ndikim ne rezultatin e ardhur apo te deshiruar. Lidhja e veprimeve te çdo bashkepunetori me pasojen kriminale te ardhur formon unitetin e pergjegjsise penale. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vlerësojnë, se që të ndodhemi në kushtet e bashkëpunimit duhet të bashkekzistojnë si kushte sine qua non: 1. dy ose më shumë subjekte (pluralitet personash); 2. realizimi i faktit kriminal në të gjithë elementet e tij materiale; 3. dhënia e një kontributi rilevant në kryerjen e veprës penale nga secili prej bashkëpunëtorëve; 4. ana subjektive, të paktën në formën e saj minimale, që është dijenia e të paktën njërit prej bashkëpunëtorëve për të bashkëpunuar me të tjerët në kryerjen e faktit kriminal. Kolegjet e Bashkuara theksojnë se karakteristikë e veprës penale të kryer në bashkëpunim është uniteti i anës subjektive të veprës penale të kryer në bashkëpunim…..si në rastin kur vepra penale kryhet nga një person i vetëm, ashtu edhe në rastin e bashkëpunimit, në të drejtën penale gjen zbatim parimi i përgjegjësisë personale, duke bërë që për secilin prej bashkëpunëtorëve të verifikohen më vete ekzistenca e elementeve objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale, pavarësisht rolit të tyre në realizimin e saj sipas nenit 27 të K.Penal. Verifikimi i katër elementeve të mësipërm bën që vepra penale të cilësohet e kryer në bashkëpunim, pavarësisht rolit që ka kryer secili prej bashkëpunëtorëve në realizimin e veprës penale me veprimet apo mosveprimet e tij dhe pavarësisht përgjegjësisë penale që ai mban për këto veprime a mosveprime, përcaktimi i të cilave i takon rrethanave të faktit të provuara në gjykim. Në cilësimin juridik të veprës penale, marrja e cilësisë së bashkëpunëtorit në kryerjen e një vepre penale ekziston që në momentin që plotësohen kushtet e sipërpërmendura dhe qëndron e pavarur nga fakti nëse njëri prej bashkëpunëtorëve është ose jo person që mban përgjegjësi penale. Por, gjatë kryerjes së veprës penale nga disa persona njihet edhe eksesi i bashkëpunëtorit të veprës penale, i cili bën që ky bashkëpunëtor të konsumojë vepër tjetër penale, për të cilën nuk ka marrëveshje mes bashkëpunëtorëve të tjerë. Gjatë eksesit veprimet e autorit tejkalojnë qëllimin për të cilin janë marrë vesh paraprakisht autorët e veprës penale; ato janë të shpejta, të papritura dhe të pakoordinuara me bashkëpunëtorët e veprës penale të parashikuar e dëshiruar nga të pandehurit e tjerë. Teoria dhe praktika gjyqsore janë të konsoliduara në qëndrimin e tyre se, ër veprën penale të kryer gjatë eksesit mban përgjegjësi penale vetëm autori i saj dhe jo të pandehurit e tjerë. Ndërkohë nga analiza e veprimeve e provave të përmendura më sipër rezulton se : ndermjet të pandehurit Emiljano Tasho dhe tre të pandehurve të tjerë Bujar Hasani, Ervis Martinaj dhe Mirsad Kuçana munogon marrëveshja për të vrarë shtetasin Enton Nika, në të dy format e saj; si ajo e shfaqur dhe marreveshja e heshtur. Nga të gjitah provat e analizuar më sipër rezulton se, nuk ka patur marrëveshje mes palëve për të vrarë shtetasin Enton Nika me paramendim (shih arsyetimin më poshtë). Vetë i pandehuri Emiljano Tasho e pranon se, shokët e tij nuk kishin djeni se, ai do të kryente vrasjen. Pasoja kriminale e ardhur (vrasja e të ndjerit Enton Nikaj ) nuk eshte rezultat kriminal i drejtperdrejte apo i terthorte, i veprimeve apo mosveprimimeve kriminale te Ervis Martinajt, Bujar Hasanit dhe Mirsad Kucanes, por eshte veprim i vetem i Emiljano Tashos ne kushtet e eksesit dhe jo të pakujdesisë. I pandehuri Emiljano Tasho kishte në dorë një armë zjarri, e cila është një mjet i destinuar për të vrarë. Përdorimi i saj në një distancë të shkurtër do të sillte patjetër vdekjen e shtetasit Enton Nika, çka u dëshirua nga i pandehuri Emiljano Tasho, pasi viktima po iu kundërpërgjigjej. I pandehuri Tasho e kishte të drejtuar armën në pjesë vitale të trupit të viktimës. Bazuar në provat e administruara në dosje rezulton qartë se, veprimi i të pandehurit Tasho ka qenë i menjëherëshëm dhe i pakoordinuar me veprimet e të pandehurve të tjerë dhe ka tejkaluar qëllimin që kishin të pandehurit e tjerë që ishte : rrahja e të ndjerit Enton Nika. Me këtë veprim (shtimjen me pistoletë) i pandehuri Tasho nuk i ka lënë mundësinë të pandehurve të tjerë së paku, të vinin në djeni për këtë veprim (qitjen një herë me psitoletë në drejtim të Enton Nikës). U provua plotëisht se, vrasja e të ndjerit Enton Nika ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me plumb nga i pandehuri Emiljano Tasho, ndërkohë që i ndjeri po goditej me grushta nga dy të panedehurit e tjerë Ervis Martinaj dhe Mirsad Kuçana. Madje, plumbi i pistoletës së përdorur nga i pandehuri Emiljano Tasho ka goditur fillimisht të pandehurin Mirsad Kuçana, çka është një tjetër fakt se nuk ka patur marrëveshje mes tyre pasi, po të ekzistronte kjo marrëveshje, i pandehuri Tasho nuk do të kishte plagosur shokun e tij Mirsad Kuçana dhe të rrezikonte të dëmtonte edhe të pandehurin tjetër Ervis Martinaj. Nisur nga sa më sipër Gjykata e Apelit arrin në përfundimin se, nuk plotësohen 2 nga 4 kushtet e domosdoshme për ekzistencën e bashkëpunimit, të analizuar qartësisht edhe në VU nr.4, dt.15.04.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Rrjedhimisht, nuk ekziston bashkëpunimi mes katër të pandehurve për vasrjen e shtetasit Enton Nika. p) Sa i përket paramendimit të këtyre katër të pandehurve për të realizuar vrasjen e të ndjerit Enton Nika • Vendi i takimit ishte një ambjent publik, i ruajtur me kamera, me praninë e shumë personave që mund të identifikonin të pandehurit dhe koha ishte e papërshtatshme. Nëse, do të ekzistonte një qëllim i tillë, të pandehurit do të kishin planifikuar një takim në një vend më pak publik, të pa ruajtur me kamera, pa praninë e shumë personave të tjerë dhe jo në mes të ditës. • Nga aktet e ndohura në dosje (pamje filmike dhe dëshmi të personave që kanë qenë të pranishëm) nuk provohet aspak që, të pandehurit nuk e kanë ditur se në atë lokal do të shkonte më dt.11.11.2015 edhe viktima Enton Nika; • Pasi e kanë parë viktimën, të pandehurit nuk ka bërë asnjë veprim agresiv apo që të linte të kuptohej për agresivitet kundër tij apo shokëve të tij; • Nuk ka asnjë të dhënë që të vërtetojë faktin se, të pandehurit e dinin se, viktima do të kthehej sërish në vendin e ngjarjes. • Provohet se, të pandehurit nuk e kanë ndjekur nga pas viktimën Enton Nika dhe shtetasin Ismet Gaxherri. Nëse do të kishin shkuar me qëllimin criminal për të vrarë shtetasin Enton Nika, të pandehurit i kishin qtë gjitha mundësitë ti ndiqnin nga pas dhe të kryenin vrasjen në vende të tjera, më të përshtatshme, larg kamerave dhe pranisë së personave të tjerë. • Mjeti i përdorur ka qenë armë zjarri tip pistoletë që i pandehuri e mbante gjithmonë me vete por, nuk ka prova që të vërtetojë se, e kishte siguruar posaçërisht për atë ditë me qëllim kryerjen e vasrjes së shtetasit Enton Nika, pasi takimi mes tyre ishte i rastësishëm ; Duke analizuar sa më sipër elementët e anës subjektive dhe objektive të veprimeve të kryera nga të pandehurit Bujar Hasani, Ervis Martinaj, Emiljano Tasho e Mirsad Kuçana më dt.11.11.2015, në dëm të shtetasit Enton Nika, Gjykata e Apelit ashtu si ka arritur Gjykata e faktit arrin në përfundimin se, në veprimet e këtyre të pandehurve mungojnë tërësisht elementët e paramendimit dhe i bashkëpunimit. Ndërsa, veprimet e shtetasit Emiljano Tasho, të cilat sollën si rezultat vdekjen e shtetasit Enton Nika do të kualifikohen sipas nenit 76 të K.Penal “Vrasjes me dashje” dhe jo sipas neneve 78/1-25 të K.Penal “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim. Gjykata arrin në përfundimin se, gjatë këtij gjykimi nuk u paraqit asnjë provë apo indicje që të vërtetonte jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm se, të pandehurit Bujar Hasani, Ervis Martinaj, Emiljano Tasho e Mirsad Kuçana kishin një shkak apo motiv (1). Rrjedhimisht, nuk provohet se ka kaluar një kohë e gjatë nga lindja e shkakut deri tek ardhja e pasojës (2). Përkundrazi, nga thëniet e të njohurve të viktimës rezultoi se, viktima nuk kishte njohje të mëparëshme me katër të pandehurit e rrjedhimisht nuk mund të indetifikohet shkaku apo motivi kësaj vrasjeje. Nuk u provua gjithashtu se, të pandehurit Bujar Hasani, Ervis Martinaj, Emiljano Tasho e Mirsad Kuçana më dt.11.11.2015 vunë në jetë një plan kriminal (3) ku kishin përcaktuar më imtësi kohën, vendin, mënyrën si dhe gjetjen e mjeteve per realizimin e vrasjes së shtetasit Enton Nika. Përkundrazi, ka dyshime të forta se ngjarja ishte e çastit pasi, shtetasi Enton Nika kishte sharë nëpër dhëmbë katër të pandehurit që sapo largoheshin me makinë. Sa më sipër Gjykata arrin në përfundimin se, edhe ky pretendim i organit të akuzës është një dyshim i pabazur në prova, për të krijuar rrethanën e paramendimit dhe bashkëpunimit në vrasje. Por, bazuar në nenin 4 të K.Pr.Penale çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit. Për pasojë, pretendimi se, i njderi Enton Nika është ekzekutuar me gjakftohtësi dhe në bashkëpunim nga të pandehurit nuk qëndron. I pandehuri Emiljano Tasho ka qenë mbi 14 vjeç e për rrjedhojë e ka mbushur moshën për përgjegjësi penale të kërkuar nga neni 76 i KP. Nga aktet e shqyrtuara gjatë gjykimit rezultoi se, i pandehuri ka qenë dhe është mendërisht i përgjegjëshëm për veprimet e tij. Prandaj, në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale Gjykata e faktit me te drejte ka bere ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga ky i pandehur, duke e deklaruar përfundimisht fajtor për kryerjen e vepës penale të “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe jo për atë të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 78/1-25 të K.Penal. Nisur nga analiza e mësipërme Gjykata e faktit me te drejte ka arritur në përfundimin se, të pandehurit Mirsad Kuçana, Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani nuk janë fajtorë për akuzën e parashikuar nga nenet 78-25 të KP, për vrasjen e shtetasit Enton Nika nga ana e shokut të tyre Emiljano Tasho. Por, u vërtetua ploëtsisht se, këta tre të pandehur kanë qenë të pranishëm dhe kanë rënë në djeni të një krimi të rëndë sic është vrasja e shtetasti Enton Nika, me armë nga i pandehuri Emiljano Tasho. Pavarësisht se, kanë rënë në djeni të këtij fakti, të pandehurit Bujar Hasani, Ervis Martinaj e Mirsad Kuçana nuk janë paraqitur pranë asnjë autoriteti shtetëror qoftë të atyre që ushtrojnë ndjekjen penale apo dhe atyre të pushtetit local, për të kallëzuar vrasjen e shtetasit Enton Nika, me armë nga i pandehuri Emiljano Tasho. Sa më sipër, Gjykata bazuar në pg.I të nenit 300 të K.Penal, i gjen fajtor të pandehurit Bujar Hasani, Mirsad Kuçana e Ervis Martinaj për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Ne lidhje me sa siper Gjykata e Apelit cmon se, te pandehurit Ervis Martinaj, Mirsad Kucana dhe Bujar Hasani eshte e vertete qe kane qene pjesmarres ne ngjarjen e ndodhur dhe te pershkruar sa siper. Eshte po e vertete qe nga ana e organit te akuzes jane akuzuar se kane kryer vepren penale te vrasjes me paramendim dhe te plagosjes se lehte me dashje, per te cilat Gjykata e faktit sic eshte arsyetuar me larte per vepren penale te vrasjes i ka deklaruar te pafajshem dhe per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje e ka pushuar ceshtjen penale, pasi mungon ankimi nga i demtuari. Sa siper Gjykata e Apelit konstaton se, subjekt i vepres penale te “Moskallximit te krimit” te parashikuar nga neni 300 te K.Penal jane personat qe kane dijeni per nje krim qe eshte duke u kryer apo eshte kryer, dhe nuk bejne kallxim ne organet e caktuara. Por kurrsesi nuk mund te jete vete personi i cili eshte perfshire ne ngjarje, eshte marre i pandehur nga organi i akuzes dhe per me teper akuzohet per vepren penale qe duhet te kallxoje, pasi ne kete menyre do te dilnim jashte logjikes juridike dhe do te ndodheshim ne kushtet kur i pandehuri inkriminon vetveten, per veprart penale per te cilat akuzohet nga prokuroria. Sa siper nuk gjen reference ligjore ne nenin 300 te K.Penal dhe per me teper bie ne kundershtim me nenin 32 pika 1, i cili parashikon se: “Askush nuk mund te detyrohet te deshmoje kunder vetvetes ose familjes se vet dhe as te pohoje fajesine e tij”. Sa siper Gykata e Apelit çmon se, te pandehurit Ervis Martinaj, Mirsad Kucana dhe Bujar Hasani duhet te deklarohen te pafajshem per vepren penale te Moskallximit te krimit, te parashikuar nga neni 300 te K.Penal. Po keshtu Gjykata e Apelit çmon se, i pandehuri Bujar Hasani duhet te deklarohet i pafajshem edhe per vepren penale te kanosjes, te parashikuar nga neni 84 te K.Penal. Nga aktet ka rezultuar se, i pandehuri Bujar Hasani me mjete te forta ka goditur te demtuarin Ismet Goxherri duke i shkaktuar demtime qe hyjne ne kategorine e demtimeve mbi 9 dite. Sa siper i pandehuri Bujar Hasani eshte akuzuar per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje. Sa siper, per deri sa i pandehuri Bujar Hasani eshte akuzuar se ka kryer nje veper konkrete sic eshte plagosja e lehte me dashje nuk mund te akuzohet per vepren penale te kanosjes, siç ka pranuar Gjykata e faktit. Në lidhje me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, në ngarkim të të pandehurve Emiljano Tasho, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana. Gjykata vëren se, nga provat e analizuar më sipër arrihet në përfundimin se, i pandehuri Emiljano Tasho ka konsumuar plotësisht me dashje elementët e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe municionit”, parashikuar tashmë nga pg.V i nenit 278 të KP (shih arsyetimin e bërë më lart në fq.25-26 të këtij vendimi). I pandehuri nuk ka patur autorizim për mbajtje arme zjarri, sipas ligjit “Për armët” nr.74/2014. Pavarësisht këtij fakti, ai ka mbajtur dhe ka përdorur armë zjarri të tipit pistoletë TT, me të cilën ka realizuar edhe vrasjen e shtetasit Enton Nika. Për pasojë, i pandehuri Emiljano Tasho duhet të deklarohet fajtor për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar tashmë nga pg.V i nenit 278 të KP, i cili parashikon një dënim me burgim nga një deri në pesë vjet. Gjykata vëren se, është i vërtetë fakti se, në vend-ngjarje nuk është gjetur asnjë armë zjarri tip pistoletë, madje as ajo e përdorur nga i pandehuri Emiljano Tasho, për të vrarë të ndjerin Enton Nika. Por, nëse për të provuar akuzën në ngarkim të të pandehurit Emiljano Tasho ka edhe prova të tjera indirekte që provojnë se i pandehuri Tasho ka poseduar një armë zjarri tip pistoletë si psh: • gëzhoja e gjetur në vend-ngjarje model 54, kal.7,62mm, me markerim 1165 e cila sipas aktit të ekspertimit balistik nr.11182, dt.19.11.2015 iu përket fishekëve luftarak model 54, kal.7,62mm që përdoren nga pistoleta TT, Zastava… dhe është qitur nga një armë e tillë; • rezulton plagët e shkaktuar të ndjerit Enton Nika dhe të pandehurit Mirsad Kuçana, që sipas akteve të ekspertimit mjeko-ligjorë nr.555, dt.11.11.2015 për të ndjerin) rezultojnë se janë shkaktuar nga arma e zjarrit; • pamjet filmike dhe thëniet e shtetasit Ismet Gaxherri. Ndërsa, nuk arrihet të provohet kjo akuzë në ngarkim të dy të pandehurve të tjerë Mirsad Kuçana e Bujar Hasani. Vetë këta të pandehur nuk e pranuan këtë akuzë në ngarkim të tyre, duke pretenduar se, Prokuroria nuk ka prova që të vërtetojë se, sendet që kanë mbajtur në dorë kanë qenë armë zjarri. Gjykata vëren se, Prokuroria e mbështet këtë akuzë vetëm në thëniet e shtetasit Ismet Gaxherri dhe pamjet filmike të rregjistruara nga kamera nr.11 e lokal “Muraga”. Nga këto prova rezulton se, tre të pandehurit mbajnë në duar sende të ngjashme me armë zjarri pistoletë. Por, asnjë prej tyre nuk ka përdorur këto armë në vend-ngjarje, duke realizuar qitje. Për pasojë, mungojnë prova të tjera shkencore dhe të pakundërshtueshme (akte ekspertimi teknik dhe balistik arme dhe/ose gëzhoje) që të vërtetojnë jashtë çdo dyshimi se, sendet që mbanin në dorë të pandehurit, ishin armë zjarri të vërteta, të afta për të realizuar qitje apo thjesht sende të ngjashme me armë zjarri tip pistoletë apo pistoleta, që nuk janë të afta për të realizuar qitje. Sikundër do të shohim në vijim të këtij vendimi, gjatë arsyetimit të akuzës së vjedhjes së kazinosë në Rr.”Ali Demi” në ngarkim të të pandehurit Emiljano Tasho, vetë Prokuroria nuk i ka gjetur bindëse këto lloje provash (pamje filmike dhe thënie e dëshmitarit okular) për të ngritur akuzën e “Vjedhjes me armë” në ngarkim të këtij të pandehuri. Edhe pse, llojet e provave në këtë rast janë të njëjta me provat e mbedhura nga Prokuroria në rastin e akuzës së parashikuar nga neni 278/5 i KP në ngarkim të pandehurve Mirsad Kuçanaj dhe Bujar Hasani, vetë Prokuroria ka qenë e bindur se, këto prova nuk mund të vërtetojnë akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake, sa kohë nuk kemi të sekuestruar vetë armën, fishekët apo gëzhojat e saj; sa kohë nuk kemi prova që vërtetojnë përdorimin e saj si : faktorë plotësues qitjeje apo dëmtime të shkaktuara nga kjo armë zjarri. Sa më sipër Gjykata e Apelit arrin në përfundimin se, edhe ky pretendim i organit të akuzës është një dyshim i pabazur në prova dhe bazuar në nenin 4 të K.Pr.Penale çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit. Për pasojë, pretendimi se edhe të pandehurit Mirsad Kuçana e Bujar Hasani kanë mbajtur armë zjarri pa leje gjatë ngjarjes së dt.11.11.2015 ku mbeti i vrarë shtetasi Enton Nika, nuk qëndron. Rrjedhimisht, të padnehurit Mirsad Kuçana e Bujar Hasani duhet të deklarohen të pafajshëm për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar tashmë nga pg.V i nenit 278 të KP. Në lidhje me akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89-25 i KP, në dëm të shtetasit Ismet Gaxheri, në ngarkim të të pandehurve Bujar Hasani, Emiljano Tasho, Ervis Martinaj e Mirsad Kuçana. Gjykata e faktit ka vërejtur se, në fashikullin për gjykim ndodhet një deklarim i shtetasit Ismet Gaxherri i marrë ditën e ngjarjes më dt.11.11.2015. Në këtë deklarim ky shtetas nuk kërkon shprehimisht ndjekjen penale të të padnehurve, që i kanë shkaktuar dëmtimet në kokë dhe në trup. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.2120 dt.19.11.2015, te kryer nga ekspertë te Institutit te Mjeksise ligjore eshte arritur në konkluzion se : “Ne trupin e shtetasit Ismet Gaxherri është konstatuar VLC (plagë shembëse e kokës), dëmtimet janë të shkaktuara me mjet të fortë mbretës dhe këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë së përkohëshme në masën mbi 9 (nëntë) ditë.”. për pasojë, ky dëmtim hyn në kategorinë e dëmtimeve që klasifikohen nga Kodi penal si “plagosje e lehtë”. Pas daljes së rezultateve të këtij akti ekspertimi, OPGJ e kanë marrë sërish në pyetje shtetasin Ismet Gaxheri më dt.22.01.2016 (shih fq.239-240, vol. III) por, në asnjë rresht të process-verbalit të pyetjes së këtij shtetasi nuk rezulton që OPGJ ta ketë pyetur të dëmtuarin Ismet Gaxherri, nëse kërkonte ndjekjen penale të të pandehurve Bujar Hasani, Mirsad Kuçana, Ervis Martinaj apo, Emiljano Tasho për dëmtimet, që tashmë janë vërtetuar nga akti i eksperimit mejko-ligjor nr.2120 dt.19.11.2015. Madje, as vetë i dëmtuari Ismet Gaxherri nuk ka kërkuar një gjë të tillë. Pavarësisht kësaj mangësie, Gjykata thirri në gjykim shtetasin Ismet Gaxherri, duke i dhënë edhe një herë mundësinë të shprehej në lidhje me këtë fakt. Por, i dëmtuari me dëshirën e vet zgjodhi të mos paraqitej në gjykim, për të mbajtur një qëndrim për dëmtimet që i janë shkaktuar më dt.11.11.2015. Gjykata vëren se, neni 284/1 i K.Pr.Penale parashikon se : « Për veprat penale të parashikuara nga neni 89,….318 të K.Penal ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimin e të dëmtuarit, i cili mund ta tëheqë atë në çdo fazë të procedimit. » Nga interpretimi i këtij neni arrihet në përfundimin se, investimi i Gjykatës është një e drejtë ekskluzive e të dëmtuarit nga vepra penale e parashikuar nga neni 89 i KP dhe kusht themelor për zhvillimin e gjykimit. Nëse nuk ekziston një ankimim i tillë apo i dëmtuari tërheq ankimin e tij, atëherë Gjykata duhet të vendos pushimin e gjykimit të çëshjtes penale. Gjykata vëren se, “ankimi” i të dëmtuarit është një akt procedurial i ndryshëm nga “kallëzimi” dhe në rastin konkret është kusht i domosdoshëm, “sine qua non”, për vazhdimin e ndjekjes penale. Në rastin konkret, Gjykata vëren se, i dëmtuari Ismet Gaxherri, edhe pse është njohur me rezultatet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.2120, dt.19.11.2015 nuk ka paraqitur ankim për njekjen penale të personave që i kanë shkaktuar këto dëmtime. Madje, i dëmtuari nuk u paraqit as në gjykim për të shprehur vullnetin e tij lidhur me këtë fakt. Për pasojë, me te drejte Gjykata e faktit ka çmuar se, ndjekja penale e të pandehurve Bujar Hasani, Mirsad Kuçana, Ervis Martinaj e Emiljano Tasho për akuzën e kryerjes së veprës penale të parashikuar nga nenet 89-25 të KP, në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri, edhe pse ka filluar kryesisht nga organi procedues, nuk duhet të vazhdonte duke filluar që nga data 21.11.2015, pasi i dëmtuari Ismet Gaxherri nuk ka paraqitur ankim për këtë rast. Sa më sipër, Gjykata e Apelit në vështrim të neneve 284 e 387 të K.Pr.Penale çmon se, gjykimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Bujar Hasani, Mirsad Kuçana, Ervis Martinaj e Emiljano Tasho për akuzën e kryerjes së veprës penale të parashikuar nga nenet 89-25 të KP, në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri duhet pushuar. Në lidhje me akuzën e “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i KP në ngarkim të të pandehurit Emiljano Tasho. Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor rezultoi plotëisht e provuar se, Policia Gjyqesore pas indetifikimit te autoreve të ngjarjes së ndodhur më dt.11.11.2015 tek local “Muraga”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Enton Nika, ka ushtruar kontrolle banesash tek të afërmit e të dyshuarve. Gjatë kontrollit te bere ne banesen e shtetasit Erjon Biraçit është bërë e mundur kapja e te pandehurit Emiljano Tasho. Ne momentin e kapjes te pandehurit Emiljano Tasho i jane gjetur dhe sekuestruar ne cilsine e proves materiale : nje arme zjarri pistolet e markes “Glock” me tyte te gjate dhe me silenciator me mbishkrimin “Glock” made in Austria-GES.M.B.H 19 x9 mm, nje kreher me 16 fisheke. Fishke model 56 cope 45 (dyzet e pese) te vendosur ne nje kuti plastike me mbishkrimin “Neucrema”. Aparat telefoni tip “Nokia” model 105 me ngjyre te zese cope 2(dy) dhe nje telefon i markes “Blackberry” surve. Nje arme zjarri automatike model 56 me nr.14178270 pa kreher dhe pa qyte, pa rryp dhe pa fishek ne folen e fishekut. Keto armë dhe municione te sekuetruar te pandehurit Emiljano Tasho, me vendim të OPGJ janë derguar ne Laboratorin e Policise Shkencore per ekspertim teknik – balistik. Sipas aktit nr.447 datë 20.11.2015 për ekspertim teknik fisheku rezulton se, fisheku i paraqitur për ekspertim është municion luftarak i kalibrit 9 mm dhe përdoret si municion baze për armën e zjarrit Pistoletë dhe automatik të kal. 9 mm është në gjëndje të rregullt teknike. Sipas aktit nr.11063 datë 16.11.2015 për ekspertim vleresues prove materiale të sendeve te sekuestruara të pandehurit Tasho : armë zjarri provë materiale, kuti plastike me fishekë dhe fishekëve të marra në cilësinë e provës materiale, nuk është bërë e mundur përfitimi i gjurmëve të vlefshme për identifikim por, vetëm njolla djerso-yndyrore pa karakteristika të veçanta te shprehura. Sipas aktit nr.11138 datë 18.11.2015 vlerësues prove materiale i sendeve të marra provë materiale, nga këto sende janë përftuar 7 gjurmë papilare të vlefshme për identifikim dhe krahasim në rreth të kufizuar personash. Sipas aktit nr.11064 datë 16.11.2015 për ekspertim vlerësues prove materiale armë zjarri, rezulton se, në të nuk janë përftuar gjurmë të vlefshme për identifikim por, vetëm njolla djerso-yndyrore pa karakteristika të veçanta të shprehura. Sipas aktit nr.11176 datë 19.11.2015 për ekspertim teknik arme për pistoletën e sekuestruar provë materiale, është arritur në konkluzionin se : arma objekt ekspertimit është pa numër me mbishkrimet GLOCK kalibër 9 mm dhe është në gjëndje të rregullt teknike dhe e përshtatshme për qitje. Zgjatimi i montuar është shuars i zhurmës së armës së zjarrit, silenciator dhe është i rregullt teknikisht. Gëzhojat e qitura të fiksuara në ngjarje të ndodhura më parë në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë qitur nga arma objekt ekspertimi. Sipas aktit të ekspertimit nr.11278 datë 23.11.2015 për ekspertim teknik arme automatiku me numër trupi 14178270 rezulton se, kjo armë është në gjëndje të rregullt tenike dhe e përshtatshme për qitje, fishekët janë të rregullt teknikisht. Nisur nga sa më sipër dhe analiza e bërë më sipër Gjykata çmon se, i pandehuri Emiljano Tasho ka konsumuar plotësisht edhe elementë të veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga pg.IV i nenit 278 të KP në kohën e kryerjes së kësaj vepre, që aktualisht, pas ndryshime të bëra me ligjin nr.135/2015 dhe vendimin nr.9, dt.26.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese është bërë pg.V i këtij neni. Prandaj,me te drejte Gjykata faktit e ka deklaruar të pandehurin Emiljano Tasho fajtor për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga paragrafi i pestë ekzistues i nenit 278 të K.Penal Në lidhje me akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i KP në ngarkim të të pandehurit Erion Biraçi. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi plotëisht e provuar se, i pandehuri Emiljano Tasho dhe i pandehuri Erion Biraci janë shokë fëmijërie dhe kanë lidhje të ngushta shoqërore mes tyre. Gjithashtu, u provua plotësisht djenia e të pandehurit Erion Biraçi për faktin se, i pandehuri Emiljano Tasho akuzohej dhe ishte shpallur në kërkim nga organet e procedimit penal si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Enton Nika, më dt.11.11.2015 tek local “Muraga”, në Linëz, Tiranë. Pavarësisht këtij fakti, i pandehuri Erjon ka pranuar të strehojë në banesën e tij të padnehurin Emiljano, me qëllim që ky i fundit ti shpëtonte kapjes dhe arrestimit për veprën penale, për të cilën dyshohej. I pandehuri Erjon Biraçi ka qenë mbi 14 vjeç dhe mendërisht i përgjegjëshëm për veprimet e kruyera prej tij. Ai nuk ka lidhje gjinie apo krushqie të afërt me të pandehurin Emiljano Tasho. Për pasojë, ai ka konsumuar plotësisht element e vepërës penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i KP. Në lidhje me akuzën e “Vjedhjes me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i KP në ngarkim të të pandehurit Emiljano Tasho. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se, i pandehuri Emiljano Tasho e ka konsumuar plotësisht këtë vepër penale. bazuar në provat dhe vecanërisht ato indirekte dhe indicjet e administruara gjatë këtij gjykimi ngjarja ka ndodhur si vijon : më dt.30.09.2015 rreth ores 01:55, policia ka marre njoftim se ne vendin e quajtur Rr.”Ali Demi” përballë shkolles 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirise” në lokalin e lojrave te fatit “Admiral” ne pronesi te shtetasit Glendi Kapedani, ka ndodhur vjedhja e 220 000 lekeve te reja. Më dt.15.10.2015 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ne baze te materialeve hetimore te ardhura nga Komisariati i Policise Nr. 1 Tirane, ka rregjistruar procedimin penal nr.8103, procedim ky qe me vendimin e dates 02.12.2015 eshte bashkuar me procedimin penal nr.8898 date 13.11.2015. I pyetur nga OPGJ shtetasi Gentjan Vaso, i pranishëm gjatë ngjarjes, ndër të tjera ka deklaruar se eshte i punesuar ne lokalin e lojrave te fatit te kompanise “Admiral”, ne rrugen “Ali Demi” përballë shkolles 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirise”. Ai ka marre turnin rreth ores 23:00 te dates 29.09.2015 dhe deri rreth ores 01:45 ne kazino nuk kishte asanje person. Gentjani ka filluar per te pastruar sallen dhe ne kete kohë, në lokal ka hyrë nje person i maskuar me fytyre te mbuluar, i cili mbante në dorë një send të ngjashëm me nje pistolete me silenciatorë. Gentiani eshte shtangur kur ka pare personin e maskuar dhe me arme. Personi ishte i gjate rreth 175 cm, rreth te 30-tave, ne trup mbante te veshur atlete te zeza, tuta te zeza, nje xhuboks bojqeIli me kapuç, te cilin e kishte te vene ne koke, fytyren pothuajse e kishte te mbuluar me nje shall ngjyre e zeze, ne dore mbante një pistolete me silenciatore. Personi i ka drejtuar armen duke i thene: “leket shpejt”. Punonjesi nuk ka bere rezistence dhe menjehere nga frika i ka hapur kasaforten, duke i dhene shumen e lekeve te xhiros qe ai kishte realizuar deri ne ate çast. Autori perseri i ka kemengulur duke i thene “mi jep te gjitha leket” dhe Gentiani i ka dhënë edhe disa monedha qe i ndodheshin ne xhep por, pa e ditur se sa ishte shume e ketyre lekeve qe ai kishte me vete. Gjate kohes qe autori po largohej e ka kercenuar ate duke i thene se “mos leviz e mos dil menjehere sa te dal une nga lokali”. Pas ketij moment, autori ka futur armen ne brez dhe eshte larguar qetesisht. Shuma e vjedhur nga ky person ishte 220 000 (dyqindenjëzetëmijë) leke te reja. I pyetur nese eshte ne gjendje qe ta njohe personin po ta shohe, shtetasi Gentjan ka deklaruar se nuk eshte ne gjendje qe ta njoh ate, pasi veprimet kan qene te shpejta dhe ka qene i friksuar. I pyetur nga OPGJ ne lidhje me ngjarjen, shtetasit Glendi Kapedani, i cili eshte dhe pronari ketij ambjenti lojrash fati shpjegon se, rreth ores 01:55, punonjesi i turnit te nates, shtetasi Gentian Vaso e ka njoftuar duke i thenë se, nje person i maskuar dhe me nje arme ne dore pasi e kish kercenuar, ka i ka vjedhur ne lokal te gjith shumen e xhiros ne nje vlere prej 220 000 leke te reja. Gjithashtu, nga OPGJ është bërë kqyrja dhe marrja e pamjeve filmike te lokalit “Admiral” ku ndodhi vjedhja. Ne cilesine e proves materiale eshte bere kqyrja dhe marrja e nje CD me mbishkrimin “Maxell SD-R-700 mb 80 min”, Compakt disk recordable, e marre nga kamerat e sigurise se kazino “Admiral Club”. Në pamjet filmike shihet konkretisht shtetasi Gentian Vaso qe pastron lokalin. Ne oren 01:43’:32” nje person eshte i vendosur ne pjesen e perparme te lokalit. Ne oren 01:46’16” eshte futur ne ambjentet e brendshme te lokalit te lojrave te fatit (kazino) nje person i maskuar, qe mban ne dore nje send të ngjashëm me arme zjarri si pistolete me silenciator. Personi ishte i gjate rreth 175 cm, mbante te veshur atlete, tuta te zeza dhe nje xhuboks me kapuç, te cilin e ka te vene ne fytyre. Fytyren pothuajse e ka te mbuluar. Shihet dhe degjohet sesi nen kercenimin e armes qe mbante ne dore, i ka kerkuar parate dhe i ka marre ato. Ne oren 01:46’33” ky shtetas shfaqet ne pamjet filmike duke daë nga lokali i lojrave te fatit dhe largohet me vrap ne drejtim te rruges “Ali Demi”. Disa ditë më vonë nga OPGJ është ripyetur shtetasi Gentian Vaso, i cili ka deklaruar se, nepermjet mediave ka mesuar se gjate vrasjes ne fshatin Linez te shtetasit Enton Nikaj, eshte arrestuar dhe shtetasi Erjon Biraçi. Ky i fundit me daten 30.10.2015 ka qene ne lokalin e lojrave te fatit te tij, rreth 5 minuta para se nje person i maskuar dhe me arme eshte futur ne lokal dhe nepermjet kercenimit te bere me nje pistolete me silenciator i ka vjedhur nje shume te konsiderueshme parash. Njekohesisht Gentian Vaso thekson se ka mesuar, po nepermjet mediave se eshte arrestuar dhe shtetasi Emiljano Tasho, shtetas te cilin e kishte pare neper lagje ku ndodhet lokali dy apo tre here, por qe nuk ka njohje me te. Gjate kontrollit te baneses se tij, i eshte gjetur dhe nje pistolete me silenciator dhe pasi e ka pare, shtetasi Gentian Vaso e ka njohur nepermjet permasave trupore personin i cili i ka kryer vjedhjen nen kercenimin e armes (pistolete me silenciator) me daten 30.10.2015. I pyetur se cfare mbante te veshur personi qe kreu vjedhjen Gentiani ka sqaruar se : “…kishte te veshur tuta te zeza me stampen e Firmes “PUMA”, ne krahun e majte, nje xhiboks (jelek) me ngjyre bojeqelli, ne pjesen e kokes mbante nje kapuç te bluzes me ngjyre gri dhe ne fytyre nje shall te zi. Ne kembe mbante te veshur atlete si ne ngjyre te zeze dhe me viza te bardha”. Ne fytyre personi nuk ka mundur qe ta shohe pasi ka qene i frikesuar dhe nuk mund ta njohe ate. I pyetur ne lidhje me faktin se po te shihte rrobat qe mbante veshur autori i kesaj ngjarje naten qe ka kryer vjedhjen nen kercenimin e armes, a ishte ne gjendje qe t’i njohe ato, Gentian Vaso ka deklaruar se eshte ne gjendje qe t’i njohe rrobat qe mbante te veshur autori I kesaj vjedhje. Ne keto kushte, nga OPGJ eshte realizuar nje paraqitje per njohje me fotografi e sendeve duke ja paraqitur ato shtetasi Gentian Vaso rrobat, te cilat ishin te sekuestruara ne banesen e te pandehurit Emiljano Tasho gjate arrestimit te bere nga seksioni i Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit prane Drejtorise Vendore te Policise Qarkut Tirane. Gjatë kësaj paraqitjeje për njohje shtetasi Gentian Vaso i ka njohur ato rroba si të personit që ka kryer vjedhjen më dt.30.09.2015 dhe i ka shpjeguar me detaje ne deklarimin e tij. Paraqitja per njohje e sendeve eshte shoqeruar me tabela fotografike, qe i eshte bashkangjitur fashikullit te hetimit. Nisur nga sa më sipër, me te drejte Gjykata e faktit ka arritur në përrfundimin se, gjatë këtij gjykimi u paraqitën indicje të sakta, të plota, të rëndësishme dhe të harmonizuara me njëra-tjetrën. Këto indicje tregojnë : a) Orën kur ka ndodhur ngjarja dhe i padnehuri Emiljano Tasho nuk ka asnjë alibi të besueshme se ku ndodhej natën e ngjarjes; b) Përmasat trupore të personit që ka kryer vjedhjen, të cilat janë të njëjta me ato të të padnehurit Emiljano Tasho; c) Të gjitha rrobat dhe jo vetëm njëra prej tyre, që kishte veshur autori i vjedhjes janë të njëjta në detaje, me rrobat e gjetura në banesën e të pandehurit Emiljano Tasho. Këto rroba me karakteristikat e tyre të veçanta janë po ato që janë përshkruar edhe nga dëshmitari ocular i ngjarjes shtetasi Gentian Vaso. d) I pandehuri Emiljano Tasho është parë para se të ndodhte vjedhja pranë lokalit. Në bazë të analzës së këtyre indicjeve Gjykata e Apelit bindet se, autori i vjedhjes ka qenë i pandehuri Emiljano Tasho. Ashtu sikundër edhe më të drejtë ka vlerësuar Prokuroria, i pandehuri Emiljano Tasho ka arritur të kryejë vjedhjen nëpërmjet dhunës psikike. Ai duke përdorur një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë me silenciator, ka arritur të detyrojë shtetasin Gentian Vaso ti japë të pandehurit gjithë lekët e xhiros madje, edhe ato që ai kishte nëpër xhepa. I pandehuri në këtë kohë ishte mbi 14 vjeç dhe mendërisht i përgjegjëshëm. Për pasojë, ai mban përgjegjësi penale për këto veprime. Sa më sipër Gjykata çmon se, i pandehuri Emiljano Tasho duhet të deklarohet fajtor dhe të dënohet edhe për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, të parashikuar nga neni 139 i KP, në dëm të shtetasit Glendi Kapedani. Për sa i përket llojit dhe masës së dënimit Gjykata çmon se, duhen mbajtur parasysh këto rrethana, të vërtetuara gjata këtij gjykimi : 1. Rrezikshmërinë shumë të lartë në rastin konkret, të veprës penale të “Vrasjes me dashje”, të kryer nga i pandehuri Emiljano Tasho, për të cilën ligjvënësi ka parashikuar një dënim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet burgim ; 2. Rrezikshmërinë shumë të lartë në rastin konkret, të veprave penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të kryera nga i pandehuri Emiljano Tasho për të cilën ligjvënësi, në rastin konkret ka parashikuar dënime nga një deri në pesë vjet burgim. Gjykata vëren se, i pandehuri jo vetëm që e ka mbajtur pa leje këto armë, në banesë dhe në ambjente publike, por edhe e ka përdorur armët që e mbante pa leje ; 3. Rrezikshmërinë e lartë në rastin konkret, të veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”, të kryer nga i pandehuri Emiljano Tasho, për të cilën ligjvënësi ka parashikuar një dënim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim . 4. Rrezikshmërinë e lartë në rastin konkret, të veprës penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, të kryer nga i pandehuri Erion Biraci, për të cilën ligjvënësi ka parashikuar një dënim nga gjobë gjer në pesë vjet burgim ; 5. Faktin se, të pandehurit i janë fshehur drejtësisë. 6. Faktin që, sipas vërtetimeve të gjendjes gjyqësore të pandehurit Bujar Hasani e Mirsad Kuçana nuk kanë qenë asnjëherë të dënuar ; të pandehurit Emiljano Tasho e Erion Biraci kanë qenë të dënuar por, aktualisht në bazë të nenit 69 të KP ata janë të rehabilituar e për pasojë do të konsiderohen të padënuar ; i pandehuri Ervis Martinaj është i dënuar më parë për kundërvajtjen penale të parashikuar nga neni 197 i KP. 7. Faktin se, të pandehurit janë në moshë të re dhe pa detyrime themelore ndaj personave të tretë. Të pandehurit Bujar Hasani, Mirsad Kuçana e Ervis Martinaj nuk janë të alkoolizuar apo toksikoman dhe nuk rezultojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje që mund t’iu rrezikojë jetën në kushtet e paraburgimit. Ndërsa, i pandehuri Erion Biraçi është toksikoman por, qëndrimi i tij në kushtet e paraburgimit nuk i ka rrezikuar jetën. 8. Ne lidhje me te pandehurin Emiljano Tasho gjykata apelit cmon se per veprat penale te parashikuar nga neni 278 te k.penal duhet te zbatohet ligji nr.82/2016 Per disa ndryshime ne ligjin nr.7895 date 27.01.1995 Kodi penal I RS ku neni 278 eshte riformuluar si vijon: Mbajtja e armeve dhe municionit e armeve shperthyese ose e lendeve plasese ne automjet apo ne mejdise publike etj denohet me burgim nga 3 deri ne 7 vjet Mbajtja e municionit luftarak pa lejen e organeve kopetente etj… denohet me gjobe ose me burgim deri ne 2 vjet. Mbajtja e armeve ne banese pa leje te orgamneve shteterore denohet me burgim nga 1 deri ne 3 vjet etj. Me qene se ky ligj eshte favorizues per kete te pandehur Gjykata e Apelit e zbaton ate. Në këto rrethana, Gjykata e Apelit çmon se, vendimi i Gjykatës së faktit është i drejtë dhe i bazuar në ligje dhe në prova per te pandehurin Emiljano Tasho dhe te pandehurin Erjon Biraci, duke zbatuar per te pandehurin Emiljano Tasho nenin 278 te K.Penal te ndryshuar me ligjin nr.82/2016, per te pandehurit Ervis Martinaj, Mirsad Kucana dhe Bujar Hasani vendimi i gjykatas duhet te prishet dhe çeshtja penale ne ngarkim te ketyre te pandehurve duhet te pushohet, per vepran penale te parashikuar nga neni 300 te K.Penal dhe ne vecanti per te pandehurin Bujar Hasani per vepren penale te kanosjes, si dhe lenien ne fuqi te vendimit per pjeset e tjera te tij. PËR KËTO ARSYE Gjykata e Apelit Tiranë, në bazë të nenit 428/a/b dhe “c” të K.Pr.Penale, V E N D O S I Lënien në fuqi të vendimit nr.1430, datë 04.05.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të pandehurin Emiljano Tasho dhe Erjon Biraci, me këtë ndryshim për të pandehurin Emiljano Tasho. Në bazë të nenit 278/1 të K.Penal dënimin e të pandehurit Emiljano Tasho me 4 (kater) vjet burgim. Në bazë të nenit 278/3 të K.Penal dënimin e të pandehurit Emiljano Tasho me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit Emiljano Tasho me 21 (njëzet e një) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar perfundimisht i pandehuri Emiljano Tasho me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale për veprën penale të “Moskallzim krimi”, të parashikuar nga neni 300 të K.Penal, për të pandehurit Ervis Martinaj, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana, dhe për veprën penale të “Kanosjes” për të pandehurin Bujar Hasani. Lënien në fuqi të vendimit për pjesët e tjera. Tiranë, më 09.11.2016 ANËTAR ANËTAR KRYESUES SH. MUSTAFA F. HAJDARI L. JAHAJ dv dv dv Vertetohet njesia me origjinalin KANCELARE Lertida BALILI