AKTUALITET, 8 Korrik 2018, 15:33

Shuhet në aksidentin tragjik familja në Kosovë, mes viktimave tre fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Suharekë-Duhël ku kanë humbur jetën pesë persona ndër ta tre fëmijë, raporton Gazeta Express.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pas perplasjes së një veture dhe një autobusi. Mjeket ne vendngjarje kane konstatuar vdekjen e viktimave.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:

Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMË dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.

Policia e Kosovës vazdhimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.36817667-10212302312376154-7846034741525479424-n_1531053377-2290836

Prindërit dhe tre fëmijët që po udhëtonin me veturën e tipit BMW, gjetën vdekjen në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në fshatin Biraçë të Suharekës. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur për Express se viktimat e aksidentit janë prindërit me fëmijët e tyre.

36770246-10212302310256101-162938440596324352-n_1531053442-6726373 36828201-10212302311016120-735636681289367552-n_1531053486-3916909