SPORT, 24 Janar 2020, 18:51

“Te Shqipëria i bëra djemtë të ëndërrojnë me sy hapur”, flet De Biasi: Ja ku do ta vazhdoj karrierën

“Te Shqipëria i bëra djemtë të


Xhani De Biazi është gati t’i japë fund papunësisë, teksa pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Iranit. Ish-tekniku i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për “Italia Sera”, ku ka konfirmuar për kalimin e tij te Irani, dhe nuk nguron të flasë edhe për Shqipërinë.

Irani?

Kanë mbetur vetëm zgjidhja e disa detajeve, për të marrë drejtimin e tyre. Megjithatë derisa gjithçka të përfundojë nuk mund të them më shumë detaje.

Përvoja e dytë me kombëtare, pas Shqipërisë?

Te Shqipëria kam kaluar 5 vite e gjysmë shumë intensive, në të cilat kam pasur një dëshirë shumë të madhe për të arritur objektivin. Në arritëm të kualifikohemi në Europian, diçka që dukej si e pabesueshme. Unë punoja me një përkushtim të madh dhe i bëja djemtë të ëndërronin me sy hapur. Ajo është edhe një nga kujtimet më të mira në karrierën time.

Drejtimi i një ekipi të Serie A?

Isha shumë afër të merrja drejtimin e një ekipi në Serie A, e kisha mundësinë, por në fund refuzova. Kjo për shkak të respektit që kisha për trajnerin e tyre, i cili vazhdon ende atje.