SPORT, 24 Janar 2020, 17:27

Nuk luan nesër, futbollisti i njohur shqiptar gati të lërë Italinë për Kinën e largët

Nuk luan nesër, futbollisti i njohur shqiptar gati të lërë


Blerim Xhemaili pret vetëm momentin për t’u larguar nga Bolonja.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën nuk është grumbulluar për takimin e nesërm SPAL-Bolonja në kuadër të kampionatit italian.

Sipas mediave italiane, 34-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kinë te Shenzeni, klub që drejtohet nga ish-trajneri i Italisë, Parmës dhe Bolonjës Roberto Donadoni, i cili ka kërkuar me këmbëngulje ardhjen e Xhemailit te skuadra e tij.

Për sa i përket pagës, Xhemaili mendohet se do marrë 2-3 milionë €