TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani dukej pranë një goditje me shumë perspektivë për të ardhmen, por që do i shërbente shumë skuadrës edhe në këto momente. Bëhet fjalë për Daniel Olmo, mesfushorin spanjoll që ishte pjesë e Dinamo Zagreb dhe që tashmë do aktivohet me Lajpcig në Bundesligë.
Dani Olmo ka shkëlqyer në Kroaci dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, mirëpo kuqezinjtë hezituan të shpenzonin për 21-vjeçarin, ndërsa nga ana tjetër gjermanët nuk u kursyen. Kështu, Lajpcig ofroi 20 milionë euro, ndërsa kësaj shifre i shtoi edhe 750.000 mijë euro çdo herë që Olmo mbushë 15 prezenca me ekipin.
Ndërkohë, vendimtare për të bindur Dinamo Zagrebin ishin edhe bonuset teksa kroatët do përfitojnë 2 milionë euro sa herë Lajpcig të kualifikohet në Champions si edhe 2 milionë të tjera nëse fitojnë Bundesligën.
Sakaq, klauzola e Olmos për t’u larguar nga Gjermania do jetë 100 milionë euro, ndërsa 20% e kësaj vlere do shkojë për Dinamo Zagrebin. Kështu, Lajpcig mposhti konkurrencën e Milanit por jo vetëm, ndërsa i shton një kualitet të lartë ekipit. Pritshmëritë për Olmon janë të mëdha, teksa pas nënshkrimit të Haland me Dortmundin, Gjermania i shton një tjetër yll të ri Bundesligës.