SPORT, 24 Janar 2020, 17:02

Klopp del kundër mediave: Liverpool nuk e ka të sigurt titullin

Klopp del kundër mediave: Liverpool nuk e ka të sigurt titullin


Jurgen Klopp mendon se Liverpool nuk duhet ta ketë mendjen te rekordet në Premier League. Shumë thonë se skuadra e tij e ka të sigurt titullin kampion Anglie, por gjermani i sheh gjërat ndryshe. Kështu është shprehur ai së fundmi.

“Nuk na intereson aspak pjesa e rekordeve. As nuk jemi të kualifikuar matematikisht për edicionin e ardhshëm të Champions League. Gjëja e vetme që duhet ta mendojmë është të përqendrohemi te ndeshjet e radhës kundër Shrewsbury, West Ham-it e Southamptonit”.

“Kurrë s’kam dëgjuar që diçka është vendosur paraprakisht. Pse do të duhej të mendojmë për këto gjëra? Ndeshja e fundit ishte një shembull i mirë për këtë që po them. Nuk e kishim lehtë, por luftuam aq sa mundëm”.