SPORT, 24 Janar 2020, 10:26

Roma-Januzaj, bisedime deri në mesnatë

Roma-Januzaj, bisedime deri në mesnatë


Roma ka shtatë ditë kohë për të sjellë përforcime në skuadër.

Drejtuesit e klubit duhet ta realizojnë kërkesën e trajnerit Fonseca, i cili ishte i qartë: “Pres edhe të paktën dy përforcime”.

Pas dëmtimit të Zaniolos dhe Diawara, Roma do të sjellë të paktën dy blerje të reja gjatë merkatos së janarit.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Roma ka shtuar përpjekjet për transferimin e Adnan Januzajt nga Real Sociedad.

Mbrëmë në mesnatë, përfaqësuesit e Romës kanë qenë në San Sebastian për të biseduar drejtpërdrejt me klubin spanjoll për transferimin futbollistit me origjinë shqiptare që luan për Belgjikën.

Të pranishëm në takim ishin edhe babai i tij dhe menaxheri i Januzajt.

Roma dëshiron që marrëveshja të përfshijë huazim me të drejtë të blerjes rreth 12 milionë euro.

Por, Real Sociedad kërkon që huazimi të ketë një pagesë rreth 800 mijë euro.