AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 09:02

Jashtëtokësorë në qiellin e Nju-Jorkut?

Jashtëtokësorë në qiellin e Nju-Jorkut?

Një 'festival' me ngjyra blu shkaktuar nga shpërthimi i një transformatori në Nju-Jork ngjalli spekulime nga më absurdet në Twitter.

Incidenti u regjistrua në një central elektrik të kompanisë së energjisë elektrike ”ConEdison” në lagjen e Astorias, përballë Manhatanit, rreth orës 21, sipas asaj lokale.

Një ylber ngjyrash ndriçoi qiellin e kryeqendrës financiare amerikane, duke nxitur reagime në kohë rekord me postime të shumta në ”Twitter” me njoftime për mbërritjen e jashtëtokësorëve apo superheronjve.

“Jashtëtokësorët janë atje, e di që është e vërtetë pasi u ndalën në Astoria në momentin e uljes në Tokës”, shprehej me humor muzikanti, Joe Budden.

“Nuk bëhet fjalë për jashtëtokësorë”, thuhej në një postim në Twitter të Eric Phillips, zëdhënës i kryebashkiakut të Nju-Jorkut, më konkretisht një transformator ka shpërthyer në centralin e “ConEd” në Queens.