TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha, e ka nisur turin e fushatës elektorale këtë të diel, nga Tropoja.
Dita nisi me trumbeta dhe thirrje “Rama ik” dhe vijoi me një fjalim nga Basha. Ky i fundit tha se Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, ndaj sipas tij, është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin nëntë, për anëtarësimin në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës, për të cilën, Basha tha se do të jetë një nga vendimet e para nëse zgjidhet kryeministër pas 25 prillit.
Tetë vite të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët, dimër plot vështirësi prindërit dhe punët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokasë prapë dhe të kërkojë 4 vite të tjera. Është mrekulli jo vetëm e zotit, por e shpirtit mbijetues të shqiptarëve, se asnjë popull sdo të qëndronte në këmbë për 8 vite pa shtet. Nga Saranda në Tropojë e kam dëgjuar nga të gjithë, 4 vite të tjera, si këto që kaluam nuk i pranon dot më asnjë shqiptar i djathtë e i majtë, demokrat dhe socialistë. Ndaj jemi të gjithë të bashkuar sepse e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre këtu, të themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm.
Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë. Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.
Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari u shpreh Basha.