AKTUALITET, 17 Prill 2021, 21:18

Foto/ Xhixho: E befasuar nga mikpritja në Fier, rinia do marrë në dorë fatet e vendit më 25 prill

Foto/ Xhixho: E befasuar nga mikpritja në Fier, rinia do marrë në
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho shprehet e befasuar me mikëpritjen e sotme në Fier të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kandidatëve për deputet të kësaj partie në qarkun e Fierit. “Befasues me mikëpritjen e sotme Fieri dhe fierakët e mi të dashur! Ata që më bënë për vete që në përballjen elektorale të 2017-s, e mbetën të dashur në zemrën time, për dëshirën e madhe për zhvillim, ndryshim, integrim. E emocionuar teksa pashë aq shumë pjesëmarrje në takimin e sotëm, aq shumë të rinj e të reja, ata që do marrin në dorë fatet e vendit, duke i besuar votën të majtës së vërtetë, LSI-së!”, shprehet Xhixho përmes rrjeteve sociale.

Befasues me mikëpritjen e sotme Fieri dhe fierakët e mi të dashur! Ata që më bënë për vete që në përballjen elektorale...

Posted by Erisa Xhixho on Saturday, April 17, 2021