TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vendosur që të bëjë një tur udhëtimesh elektorale në nëntë qytete të Shqipërisë, nga veriu në jug të vendit.
Basha ishte sot ndër të tjera edhe në qytetin e Mirditë.
Kjo është video e pritjes së Bashës në autostradë në afërsi të Laçit, para se të hysh në qytet.
Qytetarë të shumtë kanë dalë me makina, iu binin borive të automjeteve, ndërsa mbanin në duar flamuj kombëtar dhe të Partisë Demokratike.
Lideri demokrat Lulzim Basha është pritur në një mënyrë spektakolare dhe të ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, gjatë fushatës së tij elektorale.