TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje në Tropojë, edhe pse në qytet kishte nisur shiu.
Demokratët kishin dalë ta prisnin në hotelin ku ishte akomoduar, duke e shoqëruar deri në hollin kryesor.
“Nuk kemi nevojë për mikrofon dhe as për altropolantë në Tropojë. E kam nisur ditën në Sarandë dhe prapë nesër në 9 në mëngjesit nga Tropoja. Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje. Sot ka qenë një ditë e veçantë. 9 qytete, numri 9 për ndryshim. Dhe nesër në orën 9 prapë së bashku. Zoti ju bekoftë ju”, tha Basha.
Ai deklaroi se takimet do të vijojnë sërish nesër në orën 09:00, duke falënderuar tropojanët për mikpritjen e ngrohtë.