AKTUALITET, 8 Korrik 2018, 11:40

Të gjithë për plazh, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Të gjithë për plazh, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Dita e sotme me diell ka bërë që shumë kryeqytetas të nisen drejt Durrësit, për të shfrytëzuar kohën e mirë, pas disa ditëve me shi dhe vranësira.

Po duket se ky fluks lëvizjesh, ka krijuar dhe vështirësi në qarkullim, ku ë orët e paradites janë vënë re radhë kilometrike të mjeteve.

Në pak metra, në këtë aks rrugor janë shënuar dy aksidente, fatmirësisht pa pasoja të rënda, duke u evidentuar vetëm dëme materiale.