LIFESTYLE, 2 Prill 2018, 14:10

Të fiksuar pas lekut: Silva Gunbardhi ja feston ditëlindjen burrit me 500-çe Euro

Silva Gunbardhi dhe Dafi janë një prej çifteve të njohur të showbizit, të famshëm me hitet e tyre ‘Të ka lali shpirt’, ‘Marak’, ‘I love you’ etj.

Para një viti, Silva solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Dalvin.

Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’, këngëtarja ka treguar se bashkëshorti i saj feston ditëlindjen dhe i ka bërë një urim.

“Gëzuar ditëlindjen !”- shkroi Silva në foton e publikuar.

Ndërkohë, në Instastoryn e saj, publikoi foto të tortës së ditëlindjes, që mesa duket ja kanë ideuar ajo dhe i biri.

“Babi Dafi edhe 100”, shkruan torta, ndërkohë qe shohim që ëmbëlsira është e rrethuar me 500-çe euro, që mesa duket janë pjesë e ngrënshme e dekorit.