TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sukseset e Elvana Gjatës nuk kanë të ndalur, duke depërtuar kështu fuqishëm dhe në tregun e huaj.
Projekti i saj i parë ishte kënga ‘Forever is over’ ndërsa e dyta me radhë është një super duet me reperin amerikan, Ty Dolla Sign.
Promon e këngës ‘Off Guard’ ajo e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram ndërsa ka pranuar edhe një koment nga bashkëpunëtori i saj amerikan.
Kënga e tyre do të publikohet më 6 prill e fansat mezi po presin që kjo gjë të ndodhë.
Para këtij bashkëpunimi Elvana solli albumin e saj ‘3EP’ për të cilin gjithashtu mori shumë komente pozitive.
E në tregun ndërkombëtar po vazhdon bashkëpunimin me producentin Poo Bear.