TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy prej vëllezërve më të njohur shqiptar, të cilët janë futbollistë shumë të talentuar.
Shpeshherë atyre u është dashur që të ndeshen ndaj njëri-tjetrit në fushë, pasi Taulanti luan me Kombëtaren Shqiptare, ndërsa Graniti me atë të Zvicrës.
Dy vëllezërit shqiptarë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë demostruar edhe pak më parë, pasi Taulanti sot feston ditëlindjen. Me këtë rast, Graniti ka publikuar një foto ku shihet duke fjetur me të vëllain, duke e uruar atë me fjalë zemre.
“Për ty sot është një ditë shumë e veçantë andaj se bashku me gëzimin dhe gjithë rëndësinë e kësaj dite të veçantë për ty dhe gjithashtu për mu dhe të gjithë ata që të duan dhe ti i do: Të dëshiroj gjithë lumturin e kësaj Bote, Të dëshiroj Suksese të mëdha në të ardhmen, Vullnet në Punë/Mësime, Të dëshiroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më se shumti të dëshiroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urime ditëlindja vllau im”, ka shkruar Graniti përbri fotos.