TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është mbledhur Task-Forca për Turizmin në Prestige Resort. Mbledhja është zhvilluar me tone të larta, ku ka pasur përplasje me kryebashkiakëve dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kryebaskiakja e Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur, se IKMT në Shkodër po bën prishje selektive, ndërsa qytetarët nuk janë njoftuar më parë.
“IKMT ka ardhur sot në Shkodër, dhe duhet të them se duhet që të njoftoheshin përpara. Unë kërkoj që të gjithë qytetarët duhet të veprohet njëlloj. Kam komunikime nga Shkodra, se për dikë veprohet dhe për dikë tjetër jo. Duhet vendim-marrja për të gjithmonë njësoj, për të mos shkaktuar qoftë konflikte në territor apo situata që janë të pa-menaxhuara. Aq më tepër që tani jemi në fillim të sezonit veror”, u shpreh Ademi.
Në përgjigje të shqetësimit të saj, Lleshaj u shpreh se IKMT ka përgjegjësi ligjore të bëjë prishjen, në koordinim me bashkitë. Ndër të tjera ai shtoi, se lajmërimet janë bërë nga autoritetet publike, ndërsa për këto raste interesi publik prevalon dhe nuk mund të negociohet.