LIFESTYLE, 9 Qershor 2020, 18:03

Një 7-vjeçare gërvisht 37 makina për të vizatuar… flokë dëbore!

Një 7-vjeçare gërvisht 37 makina për të

Një vajzë 7 vjeçe, në Gjermani, gërvishti 37 makina duke u shkaktuar atyre dëme në shumën prej 30,000 eurosh, njoftoi policia.

Oficerët gjurmuan vajzën në qytetin lindor Hohenstein-Ernstthal pas një hetimi të gjerë.

Fëmija rrëfeu për veprimet e saj në një intervistë duke pranuar se përdori gurë për të vizatuar flokë dëborë mbi makinat.

Vajza nuk e dinte se ky veprim dëmtonte makinat.