LIFESTYLE, 8 Qershor 2020, 12:22

VIDEO/ Në protestën për George Floyd edhe ceremoni martesore, çifti aktivist që i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në mes të kaosit

VIDEO/ Në protestën për George Floyd edhe ceremoni martesore,

Ajo me fustan të bardhë ai me kostumin e dhëndrit. Një çift në Filadelfia u martuan mes marshimeve në protestën për vdekjen e George Floyd.

Kerry-Anne dhe Michael Gordon i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në mes të protestës, por megjithatë ceremonia e dasmës së tyre u bllokua nga kaosi rreth demonstratave.

Ata e ‘zhvendosën’ ceremoninë më pas në një park të vogël, ndërsa mijëra njerëz kalonin në rrugë me pankarta në duar.

Ishte një zgjedhje që ne e kishim menduar mirë dhe që e donim me forcë. Të gjithë shohim padrejtësi dhe racizëm dhe për këtë arsye e ndjemë të ishim pjesë e protestës dhe e konsiderojmë këtë një moment të paharrueshëm”, thanë të sapomartuarit.