TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zgjedhjet e vitit 2018 në Itali kanë dy fitues: Lëvizja 5 Yjet, e cila bëhet partia e parë, duke thyer 31% të votave dhe Lega e Matteo Salvini, e cila ‘pushton’ udhëheqjen e qendrës së djathtë.
Zgjedhjet numërojnë sipas mediave italiane shumë humbës, por një mbi të gjitha, Partia Demokratike e Matteo Renzi.
Ndërkohë që koalicioni i Qendrës së Djathtë është përpara në kryesim, por nuk arrin të fitojë shumicën.
Kur mungojnë ende shumë vota për tu numëruar (60.016 nga 61.401 janë përfunduar), M5S është forca politike më e votuar, me 31.95% të votave.
Pas saj, por shumë largë, PD me 19.21%. Koalicioni qendror i majtë qëndron në 23.10%. Listat e aleatëve nuk japin shumë shpresë:
+Evropa nuk shkon përtej 2.38%
Lega 17,5%
Forza Italia 14,2%
Fratelli d’Italia 4,4%
Leu 3,2%
Italia/ Kryeson Qendra e Djathtë, 5 Yjet parti e parë, por s’formohet dot qeveria
Lëvizja 5 yje bën kercimin si partia e pare me rezultatet e deritanishme ne zgjedhjet e Italise, por ende nuk ka nje shumice per formimi e qeverise se re.
Mediat italiane raportojne se qendra e djathtë është në rritje ndërsa PD-ja e Matteo Renzit ka pesuar rënie. Deri tani në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 vende të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë. Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.
Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.
***
Kjo eshte fotografia që jep projeksionet e para dhe sondazhet e daljes në zgjedhje të kësaj loje të vështirë elektorale që tani për tani duket të tregojë qartë vetëm ndryshimin vendimtar të balancës së pushtetit ndërmjet palëve, por jo të mjaftueshme për të përshkruar një shumicë të qartë që mund të përkthehet forcë qeveritare.
Koalicionet: Qendra e djathtë kap 37.3, Qendra e majtë 22.9, krahasuar me vetëm M5S 32.5.
Sipas partive: Me perqindje kemi kete rezultat, M5S 32,5; Pd 18,7%, Lega 17,5% Forza Italia 14,2%. Fratelli d’Italia 4,4%, Leu 3,2%, +Europa 2,5%.
Dalin exit poll-et e para, ende asnjë fitues i qartë
Italianët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme, i cili po shkon drejt fundit. Plot 46 milionë italianë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverinë e re.