TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konfindustria paralajmëron, në një njoftim për shtyp, se gjatë vitit në vazhdim po shfaqen shenja të dukshme për rrezikun e krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimeve urbane të shtrira në gjithë vendin, por sidomos në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tremujorin e parë të 2018 krahësimisht me tremujorin e parë të vitit pararendës, është shtuar me afër 120% numri i lejeve të ndërtimit si dhe është shtuar me 200% sipërfaqja e ndërtimit.
Konfindustria vlerëson, në një njoftim për shtyp se shtimi dramatik i kërkesave për leje dhe sipërfaqeve të ndërtimit nuk përligjet nga rritja e ulët ekonomike e viteve të fundit, që nuk kalon mesataren e 3.5% të PPB.
Shtimi i lejeve të ndërtimit është në kontradiktë të thellë me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, se kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie. Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare niveli i përgjithshëm i depozitave të qytetarëve shënon rënie. Të dhënat e mësipërme tregojne rrezikun e krijimit të flluskave financiare në sektorin e ndërtimit dhe/ose shfaqjen e trysnisë së financimeve me burime joinformale.
Konfindustria vlereson, se eshte e mundshme, qe frika nga fillimi i procesit te vettingut ne sistemin e drejtesise, politike dhe institucionet shteterore, shoqeruar me shtrengimin e qarte te trysnise nga agjencite nderkombetare te sigurise, ka shtuar fluksin e parave me origjine te dyshimte, qe hyn nga jashte dhe kerkon te investohet vend.
Rënia e fortë e monedhës euro me mbi 10 pikë në pjesën e parë të vitit 2018, mund të shpjegohet vetëm me flukset hyrëse të pakontrolluara të kapitaleve të dyshimta dhe përkon në kohe me rritjen e kërkesave dhe lejeve të lëshuara në sektorin e ndërtimit.