TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Talebanët kanë shpallur fitoren ndaj provincës së “padepërtueshme” Panjshir në verilindje të Kabulit, i cili ishte i vetmi territor i pazaptuar deri më tani.
Grupi i luftëtarëve kanë publikuar një video në rrjetet e tyre sociale duke ngritur flamurin e tyre në këtë rajon, çka simbolizon fitore.
Por luftëtarët e provincës, shprehen për mediat botërore se ende nuk janë larguar plotësisht nga rajoni. Sipas tyre, ata janë grupuar në pika strategjike të luginës dhe do të vijojnë luftimet.
Lideri i tyre, Ahmad Massoud ka shpallur luftë të hapur kundër talebanëve. Madje ai hedh akuza dhe ndaj shteteve të tjera të cilët kanë legjitimuar qeverinë e re afgane.
Në një audio regjistrim të publikuar në rrjete sociale, lideri i luftëtarëvëe të Rezistencës kombëtare në Panjshir thotë se komuniteti ndërkombëtar po furnizon me armë talebanët dhe po i mbështet ata politikisht.
“Ju bëj thirrje të gjithëve, qoftë brenda Afganistanit ose jashtë, të ngrihemi kundër talebanëve dhe të ruajmë dinjitetin dhe lirinë e shtetit tonë” – është shprehur Massoud.