AKTUALITET, 6 Shtator 2021, 19:42

Fermeri po digjte shkurret në tokën e tij, zjarri shkrumbon 10 ha tokë në Poliçan

Fermeri po digjte shkurret në tokën e tij, zjarri shkrumbon 10 ha

Këtë të hënë flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe pylli në Polican.

Mësohet se, zjarri ka rënë në fshatin Vertop, ku një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë fikjen e zjarrit.

Në kuadër të kësaj ngjarje është ndaluar autori i dyshuar për zjarrëvënie