AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 18:52

Takimi në Uashington, Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike, do prezantojmë projekte të mëdha

Takimi në Uashington, Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, reagon për takimin që do të mbahet në Uashington më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti shkruan në rjetet sociale se, delegacioni i Kosovës do të takohet në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Sipas tij, qeveria kosovare do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, ndërsa shton se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës.

Mesazhi i Hotit:

“Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.

Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3601280793266582