AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 18:11

“Vetëm kështu marrin vesh turqit”, aeroplanmbajtësja franceze mbërrin ne Egje

Ka mbërritur sëfundmi në Egjeun Lindor aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle”, e dërguar posaçërisht nga qeveria e Macron për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Turqi-Greqi.

Siç raportojnë mediat franceze, aeroplanmbajtësja është nisur e gatshme për të luftuar duke mbajtur me vete municione si edhe një numër të madh avionësh të avancuar “Rafale”, të cilët janë krenaria e forcave ajrore franceze.

Kështu, “Charles de Gaulle” mbart me vete raketa të avancuara anti-ajrore, raketa anti-nëndetëse, sisteme të avancuara për luftën elektronike, etj.

Ajo që i ka ndezur më tepër gjakrat është deklarata e presidentit francez Macron se vendosi të dërgojë aeroplanmbajtësen pasi sipas tij, turqit kuptojnë vetëm përmes akteve dhe jo vetëm fjalëve.