AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 16:39

93 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

93 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar 93 raste të reja me koronavirus, nga 812 testime të kryera. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Dita e sotme shënon edhe numrin me të lartë të shëruarve që prej fillimit të pandemisë, 227 brenda 24 orëve duke e çuar në 5441 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Dita e sotme shënon edhe numrin me të lartë të shëruarve që prej fillimit të pandemisë, 227 në total.