AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 18:15

BE paralajmëron Hungarinë pas vendimit për mbylljen e kufijve

BE paralajmëron Hungarinë pas vendimit për mbylljen e kufijve

Komisioni Evropian dhe ekzekutivi i BE-së është shprehur se do të kundërshtojë mbylljen e kufijve të Hungarisë për të huajt.

Masë të cilën qeveria hungareze e cilësoi si të nevojshme për të parandaluar rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Christian Wigand, një zëdhënës i Komisionit tha se Budapesti duhet të kujtojë se rregullat e BE-së mbi lirinë e lëvizjes janë të qarta dhe nuk mund të ketë diskriminime ndaj qytetarëve të BE-së në kufi.

“Ka rregulla të qarta mbi lëvizjen e lirë në Bashkimin Evropian dhe çdo shtet anëtar duhet t’i ndjekë ato”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Hungaria bëri me dije se do të pranojë qytetarë vetëm nga Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia, me disa përjashtime të tjera. Sakaq banorët e kthyer duhet të vetëizolohen për 14 ditë nëse nuk disponojnë dy teste negative COVID-19.