AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 18:52

Harrojeni "timonin", Rama me slogan dhe premtim të ri: Do ta çojmë Shqipërinë në nivel tjetër! 

Harrojeni "timonin", Rama me slogan dhe premtim të ri: Do ta

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim përpara Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në prag të sesionit të ri parlamentar. Rama foli për zgjedhjet e ardhshme të pranverës 2021 dhe premtoi se Partia Socialiste do ta çojë vendin në një nivel tjetër.

Pas lajtmotivit të bujshëm elektoral të zgjedhjeve të shkuara, ku Rama kërkonte "timonin pa të tjerët në prehër", duket se tashmë ai po e orienton votuesin drejt një slogani të ri, "Shqipëria, në një nivel tjetër", të cilën Rama e premton si finalizim të një mandati të tretë.

"Askush dhe gjithëkush këtu pa asnjë dallim, e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës 2021, por askush pa përjashtim nuk e ka vendin të garantuar, atë duhet të fitojë përditë, deri në fund, pa 'nëse' dhe pa 'por'. Sepse kjo kohë, është e mjaftueshme vetëm për ti dhënë përgjigje pyetjet, 'cfarë do të bëj unë për PS-në sot?'. Koha për të pyetur 'cfarë do të bëjë PS për mua?', ka mbaruar motra dhe vëllezër.

Më lejoni ta them me bindje, që padiskutim e besoj se është një sezon me një rëndësi të madhe, jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për një restart me energji të reja, në kuptimin më të mirë të fjalës, të vetë organizmit të të gjithë Partisë Socialiste. Është një sezon ku ne, duke bërë atë që duhet për t'ju përgjigjur pyetje, cfarë bëra për Partinë Socialiste, do të vendosim pakthim, që Shqipëria do të vazhdojë kthesën e fortë dhe padiskutim që në mandatin tonë të tretë, Shqipëria do të jetë në mënyrë të pakthyeshme në një nivel tjetër", tha Rama.

Rama foli edhe për tërmetin dhe pandeminë, si dy vështirësi më tepër, me të cilat duhet të përballet dhe të cilat me gjasë do të kenë një impakt të madh në zgjedhjet e ardhshme.

Sezonin e sapokaluar na u desh te përballemi me një tërmet shkatërrues, një pandemi globale që vazhdon, a thua se nuk na dilnin dhe nuk na tepronin sfidat e punëve tona në 360 gradë, në kthesën e fortë ku e kemi future Shqipërinë ne një lartësi të re.

Tërmeti dhe pandemia nuk janë ngjarje dosido, por që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më qeverinë.

Jemi mbledhur që t’ju ftojmë në një reflektim të thellë por të shpejtë. Një reflektim për si do ta vazhdojmë përpjekjen tonë në çdo drejtim, si skuadër dhe si individë. Si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindjen dhe besimin për të merituar një mandat tjetër, të tretin rradhazi, për të parën herë në historinë e PS-së, por edhe të Shqipërisë pluraliste”, tha Rama.

Rama vijoi fjalimin, duke i’u drejtuar deputetëve me pyetjen “A jam unë sot më i miri?” dhe duke i konsideruar kundërshtarët si një alternativë jo e mirë për vendin.

Shqiptarët e kanë të qartë, se nuk e kanë sot për sot kryeministrin më të mirë, por a jam unë sot kryeministri më i mirë që mund të jem për ta? Po ju, a jeni deputetët më të mirë që ata mund te kenë? A është kjo që kemi bërë deri më sot, më e mira që ne mund të bëjmë për ta? Më e mira në vetëvete pa e krahasuar me alternativat, që ata kishin dhe kanë.

Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, sesa mua dhe sesa ju. Këtë ata e dinë, shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo, që nuk ju mjafton.

E pyes veten shpesh, po PS, që sot përfaqësohet nga ne, mund të bëjë në krye të vendit më shumë se sa kaq sa ne kemi bërë? Përgjigja ime është pa asnjë dyshim po, absolutisht po.

Përderisa jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj mandat tjetër, kam bindjen dhe besimin se mund të bëj më shumë akoma”, tha Rama.

/TPZ.al/