AKTUALITET, 16 Shtator 2018, 17:10

Tajfuni Mangkhut, 64 të vdekur e 45 të zhdukur në Filipine

Tajfuni Mangkhut, 64 të vdekur e 45 të zhdukur në Filipine

Ka shkuar në 64 bilanci i viktimave në Filipine për shkak të tajfunit Mangkhut, por policia njofton që edhe 45 persona rezultojnë të zhdukur dhe 33 janë plagosur, pas kalimit të furtunës dje në veri të arkipelagut.

Në provincën e Benguet regjistrohet pjesa më e madhe e viktimave dhe e të humburve, për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut.