TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Sarandës ka goditur një rast të trafikut të drogës nga vendi ynë drejt Greqisë, duke vënë në pranga dy persona, Alment Bakullatin, 27 vjeç dhe Klement Domerin, 35 vjeç, të dy nga fshati Shalë i Konispolit.
Policia kufitare shqiptare, në bashkëpunim me atë greke, kishin marrë informacion për dy personat që do të trafikonin 33 kg kanabis përmes kufirit të gjelbër nga pika e Konispolit, shkruan Tv Klan.
Bakullari dhe Domeri u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Piramida” nga efektivët e policisë kufitare, dhe akuzohen për trafik droge të kryer në bashkëpunim.