TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi ironizoi Edi Ramën për vendosjen e emrit të poeteve kombëtar të avionëve të ‘Air Albania’.
Kryetarja e LSI ka postuar disa foto nga kompania norvegjeze ‘Norëegian Air Shuttle’ për te cilën thekson se kjo kompani ka sjelle risinë e vendosjes se emrave te avionëve në respekt të heronjve dhe shkrimtareve të Norvegjisë.
“Por ky edhe kopjacin se bën mire”- ka ironizuar kryeministrin, kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.
Kujtojmë se gjatë inaugurimit të ‘Air Albania’ Kryeministri shpjegoi edhe emrat e vendosur avionëve të rinj.
“Për ne që jemi të këtij vendi dhe që jemi të mësuar me atë çka na kujton menjëherë ai që Klemend Aderi e pagëzoi në 1875 si aparati fluturës që imiton zogun, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë kur mendojmë për fluturimin. Ndërkohë që me këtë rast mësuam që aparatet fluturuese që imitojnë zogjtë duhet të kenë edhe emra. Dhe zgjodhëm që shqiponjave tona tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi dhe tjetri që do vijë menjëherë pas fluturimeve test që do bëhen gjatë një muaji Stamboll-Tiranë do jetë Migjeni. Ambicia jonë është që në muajt në vijim të çojmë direkt nga Tiranë në Nju Jork Imzot Nolin. Po e mbyll me Lasgushin që kemi mbrapa duke nxjerrë 4 vargje nga ‘Vallja e Yjeve’. Falënderoj djemtë dhe vajzat e ‘Air Albania’. Veshjet e tyre nuk kanë të sharë, ose kush i shan është i sharë” – tha Rama.