AKTUALITET, 16 Shtator 2018, 14:10

Emrat/ E morën me forcë dhe e kërcënuan, arrestohen 3 personat që “terrorizuan” 25-vjeçarin në Elbasan

Emrat/ E morën me forcë dhe e kërcënuan, arrestohen 3

Kanë rënë në pranga tre shtetas nga Elbasani të cilët paraditen e sotme kishin marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kishin kërcënuar shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Të arrestuarit janë Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç, dhe Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se tre të arrestuarit e kishin kërcënuar të riun, pasi dyshonin se u kishte vjedhur diçka në banesën e tyre.policia-bulqize

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Arben Raxha, 48 vjeç

• Bekim Raxha, 21 vjeç,

•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.