AKTUALITET, 6 Nëntor 2019, 16:21

Syzet e Redjan Rrajës u gjetën në makinë e atentatorëve të prokurorit

Syzet e Redjan Rrajës u gjetën në makinë e atentatorëve

Redjan Rraja është lënë në qeli nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, si dhe i është cilësuar i ligjshëm arrestimi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda gjeti para pak ditësh një palë syze në makinën e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja, që sipas gjurmëve i përkasin Redjan Rrajës. Duket se, syzet e kanë tradhtuar Rrajën.

Në seancën gjyqësore, Rraja e mohoi përfshirjen e tij në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai deklaroi se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke përshkuar si zakonisht rrugën Tiranë-Durrës-Fushë Krujë. Më tej, u shpreh se nuk njeh askënd nga personat e plagosur nga atentati, dhe se gjithçka e ka mësuar nga mediat.

Redjan Rraja akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave, të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal./Shqiptarja