AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 16:09

Baloteli shënon golin e parë pas rikthimit por nuk mjafton, Napoli mposht Breshian

Baloteli shënon golin e parë pas rikthimit por nuk mjafton, Napoli

Napoli ka marrë fitoren e radhës së Serinë A, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Breshian. Në këtë ndeshje u bë protagonist sistemi VAR, i cili i anuloi secilës skuadër nga një gol. Sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, shkodrani u aktivizua vetëm në minutën e 76 të pjesës së dytë. Ndërkohë, takimi nisi në mënyrën më të mirë për Napolin, teksa kur kishin kaluar 13 minuta lojë, Driz Mertens kaloi të tijtë në avantazh. Belgu nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të dërguar topin në rrjetë.

Pak çaste më pas, të kaltrit gjetën edhe golin e dytë me Manolas, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua për shkak të një prekje me dorë. Megjithatë, do të ishte sërish mbrojtësi grek i cili në fundin e pjesës së parë, realizoi sërish me kokë. Këtë herë realizimi ishte i rregullt, duke i dërguar shifrat në 2-0. Sakaq, në fraksionin e dytë të ndeshjes, Breshia ndryshoi sjellje. Miqtë realizuan me mesfushorin Tonali, por pas përsëritjes me VAR, goli i talentit u anulua për shkak të një faulli.

Megjithatë, Breshia shkurtoi diferencën me Mario Balotelin. Sulmuesi shënoi me kokë duke mposhtur Meret. Ky ishte goli i parë pas rikthimit në Serinë A për SuperMarion. Në minutat e mbetura, trajneri Anëeloti kërkoi të menaxhonte rezultatin, teksa aktivizoi edhe Hysajn. Përfundimisht, sfida u mbyll me triumfin e Napolit me rezultatin 2-1, teksa pas kësaj fitore kanë grumbulluar 12 pikë në 6 javët e para duke u renditur në vendin e 4. Breshia ndërkohë është në vendin e 14 me 6 pikë.