AKTUALITET, 2 Shtator 2018, 17:17

Shkodra nuk gjen qetësi, zhduket pa lënë gjurmë një person, familjarët të alarmuar në polici

Shkodra nuk gjen qetësi, zhduket pa lënë gjurmë një

Shkodra nuk gjen qetësi. Pas ngjarjeve të rënda kriminale të ditëve të fundit, një tjetër person denoncohet i zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në Vau Dejës në Fshat i Ri. Bëhet fjalë për shtetasin P.Z 44 vjeç i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Familjarët janë alarmuar nga largimi prej banesës i 44-vjeçarit dhe në këtë mënyrë kanë shkuar në policinë e Vau Dejës duke bërë një kallëzim.

Ka qenë vëllai i personit të humbur, shtetasi me inicialet N.Z i cili ka treguar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Efektivët po kërkojnë për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.08.2018, shtetasi N.Z, vjeç 55, banues në fshatin Fshati i Ri, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vëllai, P.Z, vjeç 44. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.