AKTUALITET, 2 Shtator 2018, 15:14

Abilekaj: Bandat e krimit po mbajnë peng Shkodrën, uroj që Rama mos t’i përdorë për të fituar zgjedhjet

Abilekaj: Bandat e krimit po mbajnë peng Shkodrën, uroj që Rama

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në studion e Faxnews, komentoi vrasjen e fundit në qytetin e Shkodrës dhe mungesën e reagimit nga ana e kryeministrit Edi Rama edhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Abilekaj vrasja në Shkodër tregon qartazi se krimi i organizuar po merr peng gjithë qytetin. Për gazetarin, aktivizimi i bandave në këtë kohë mund të jetë një tregues se kryeministri po kërkon ndihmën e tyre për të fituar zgjedhjet lokale.

Kemi të bëjmë me një betejë të hapur të krimit të organizuar. Zhdukjet vrasjet mafioze po terrorizojnë qytetin. Kryetarja e Bashkisë po kërkonte ndihmë  e cila është shenjë dorëzimi. Krimi është aq i fortë sa institucionet lokale i ka nxjerrë jashtë loje. Me ato pak kushte që ka Bashkia e Shkodrës e ka nxjerrë jashtë loje, ndërsa Tirana po mundohet të fashisë sa më shumë zhurmën që po bëhet në Shkodër.

Uroj të mos jetë  një ide e Kryemninistrit, për të aktivizuar grupet krimimale për të fituar zgjedhjet. Jo për të fajësuar kryeministrin, që në vitin 2013 PS njihej për bashkëpunimin me kriminelët për të fituar zgjedhjet. Menjëherë pas ligjit të dekrimanilzimit kuptuam që në Parlament kishte shumë elementë të krimit”, u shpreh Abilekaj.

Kryeministrit Edi Rama nuk pati asnjë lloj reagimi as për masakrën e Selenicës, ku 8 persona u vranë, por edhe për vrasjet e mirëfillta kriminale në qytetin e Shkodrës. Për gazetarin e gjithë kjo indeferencë nga ana e kryeministrit është një mungesë humanizmi kur vetë kryeministri i si Stalini vrasjet vetëm si statistika.

Ajo e Shkodrës bëhet fjalë për një krim të organizuar që po merr peng gjithë qytetin. Rama nuk bëri asnjë deklaratë të paktën ngushëlluese për viktimat e vrasjes. Kulmi i pandjeshëmrisë ishte kur ai i uroi mirmëngjes qytetarëve, pas vrasjes së Selenicës. Është mungesë humanizmi dhe empatie ai i shikon vrasjet si statistika.

Ajo ngjarje është shkak i keqqeverisjes së vendit.

Flasim për njeri që ka mbaruar 3 klasë shkollë, ka jetuar si bari dhe e gjithë jeta e tij ka qenë asociale dhe sigurisht jashtë normave të shoqërisë. Kryeministri duhet të merrte përgjegjësinë që krime të tilla të mos ndodhin.

 Kryeministri vrasjet i  shikon në këndvështrimimn e statistikave siç edhe Stalini,i cili kishte të njëjtin këndvështrim. Shumë të rinj lënë shkollën për t’u marrë me trafiqe dhe drogë jashtë shtetit për shkak të varfërisë. Në qoftë se nuk luftohet ky fenomen, këto ngjarje si ajo e Selenicës do të ndodhin përsëri. Ngjarja e Shkodrës, alarm i madh që po shndërrohet si Palermo, atëherë kur vrasjet ishin në pushtet dhe luftëra midis dy bandave mbizotëronte mbi policinë dhe shtetin.

 Rasti i Shkodrës nuk duhet të kalohet me deklaratë policie. Janë zhdukur dy njerëz si Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Reagimi i policisë është i zbehur dhe i trembur dhe nuk po ndalon asnjë të dyshuar”, tha ai./Faxweb/